E marte, 14.07.2020, 12:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Hans-Joachim Lanksch: Për Gegnishten dhe gjuhen “letrare”

E shtune, 30.05.2020, 10:09 AM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa kohe...

HANS – JOACHIM  LANKSCH

Për Gegnishten dhe gjuhen “letrare”:

A mund të pranohet si gjuhë kombëtare një idiomë, e cila i është imponuar dhe urdhëruar me dekret popullit nga klika udhëheqëse dhe ideologët e saj vetëm e vetëm për shkak se ato 80% në fjalë ishin idioma e skutës së vendit, nga vinte diktatori? Gjë aq e paparë sa edhe e pabesueshme!

Si mund të jetë gjuhë „letrare” një idiomë, me të cilën gjatë ekzistimit të saj nën sistemin totalitar nuk është shkruar letërsi, por ajo që toskëfolësi i nderuar Kasëm Trebeshina me plotë të drejtë e quajti «shkollën e turpit» për letrat shqipe?

Si do t’i quajmë veprat me vlera vërtet letrare që nuk janë shkruar në këtë gjuhë „letrare”, psh. veprat e Fishtës, Prennushit, Camajt ose të Luka Peronës, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmësi? Proza e shkëlqyeshme (gege) e Anton Pashkut „Oh” – a është joletrare?

Gjuha mbidialektore italiane, psh. rrënjët i ka te gjuha e avokatëve të Bolonjës, te gjuha e Dantes dhe poetëve të tjerë fiorentinë të mbështetur në të folurit „volgare”.

Toskënishtja paraqiste mesin gjuhësor në mes të të folmeve veriore dhe atyre jugore. Letrarishtja gjermane formohej mbi bazë e gjuhës së administratës nëpër zyrat e perandorisë në Pragë dhe qytete të tjera dhe, pasurohej jo vetëm me gjuhën e “kolosëve” letrarë gjermanë J.W. won Goethe dhe F. von Schiller, por kohë më parë edhe me një shtyllë tjetër kryesore zhvillimi – me gjuhën e Martin Luther-it, teologut të dobët dhe përkthyesit të pashoq, i cili për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë formuloi kriterin tepër  të rëndësishëm: “dem Volke aufs Maul schauen”- të shikosh se si flet goja e popullit.

Kjo na lë të kuptojmë tri pikpamje të rendësishme:

1)         T’i jepet Çezarit se ç’i takon Çezarit – dmth., t’ i kthehet gjuhësisë se ç’ i përket gjuhësisë ose: Gjuha të trajtohet si gjuhë dhe jo si objekt i politikës. Paskajorja s’ ka të bëjë me aspiratat e popullit shqiptar, prandaj shqyrtimi i çështjes së gjuhës shqipe t’i kthehet kategorisë së gjuhës dhe të shpëtohet nga frazat politike.

2)Mos të vazhdohet trilli diskriminues i filologjisë zyrtare të periudhës së diktaturës dmth., duhet të ndërpritet degradimi i gegënishtes si “dialekt” dhe të pranohet se gegënishtja ka pasur normën e vet letrare, zhvillimi i së cilës u ndërpre brutalisht gjatë diktaturës.

3)Të konstatohet përbërja e gegënishtës dhe për këtë qellim  të ndërmerren, mes tjerash, këta hapa:

– botimi i plotë dhe studimi i veprave të shkrimtarëve gegëshkrues (Fishta, Prennushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj).

– studimi i thesarit gojor i traditës së Veriut („Visaret e Kombit” etj.).

– grumbullimi i materialit të sotëm të folklorit gojor në viset veriore të Shqipërisë.

– studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese të gegënishtes (Martin Camaj, Idriz Ajeti etj.)

- përpilimi dhe botimi i një fjalori geg.

4)Pastaj mund të fillohet formimi i normës letrare të gegënishtes.

Shenim nga FR: Materiali asht marrë pa asnjë ndryshim nga:

https://albemigrant2011.wordpress.com/2020/05/01/hans-joachim-lanksch-per-gegnishten-dhe-gjuhen-letrare/

Melbourne, 29 Maji 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora