Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Lakmitarë të ligësisë

| E premte, 29.05.2020, 02:39 PM |


Neki Lulaj

Lakmitarë të ligësisë

Janë bërë  shumë lakmitarë

Do qyqarë  historianë

Për një grusht para dhe ar

Po  përdhosin legjendarë

Si e mban, o Zot, te dheu

Paskal Milon, atë farë  „trimi“

Na përdhosi Skënderbeun

I bën nder turkosllavizmit.

Beligradi  çfarë  dhuroka

Këtij „mentarit“ kaq të rrallë

Tej, nga stepat  gëzon Moska

Para, turp, tradhëti  e gjallë.

Na përmbysi historinë

A mos deshi me u ba mbret?

Fletë e zezë në shqiptari

Damkë e zezë e shekullit njëzetë

Sikur hedh në grykë litarin

Kjo re e zezë  në horizont

E vërteta nuk do gardhin.

Kemi vetëm një Gjergj Kastriot.

-Maj, 2020-