E premte, 29.03.2024, 08:25 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shkarkimi i Sulejman Rexhepit…

E premte, 29.05.2020, 02:41 PM


SHKARKIMI SULEJMAN REXHEPIT

ZHOZEF FUSHES SHQIPTAR

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam ditur, se: Pas publikimeve të Memoareve të Hoxhë Mulla Sulës në mjetet e informacionit, të cilat me guximin e parakohës, edhe i përshendeta me një Ese letrar: Hoxhë Mulla Sula si Zhozef Fushe. Porta e mbyllyr me dry e “Xhehnetit” (Parajsës), dhe “Xhehenemit” (Ferrit), me këto Memoare u hap krah më krah. Hoxhallarët, dolën haptas edhe në skenën politike. Pamarrë parasysh, se: Deri dje, ata kishin qenë argatë partiak të Partive Politike. Sot, dolën nga prapaskena edhe si spiunë shqiptar.

Haxhi Sulejman Rexhepi, në Memoaret e tij të publikuara e ka thënë publikisht dhe haptas, se: Shumica e hoxhallarëve, kanë qenë dhe janë spiunë, kundër popullit shqiptar. Punë tjetër, është ajo, sesa: Këto misionarë fetar, kanë qenë në shërbim të “Allahut” dhe Atdheut?! Përmëtepër, se: Me ndihmën e tyre si hoxhallarë, ato e kanë marrë edhe pushtetin fetar dhe partiak (Shtetin). I përmend me emra e mbiemra. E. askushi deri më sot, nuk doli t’i demontojë dezinformatat e Hoxhë Mulla Sulës. Memoaret e Haxhi Sulejman Rexhepit. Edhe, pse: Ai në Memoaret e tij paralajmëron: Themelimin e një Partie Politike të Re Shqiptare.

Haxhi Sulejman Rexhepi, është: Patrioti më i madh shqiptar, nga ato “patriotët kuqezi” të strukur në prehër të Partive Politike Shqiptare për Ditën e Nesërme. Që, nateditë fotografohen para kamerave televizive. Haptas, doli kundër masave të Qeverisë. I hapi dyert e xhamive për Bajram. E shpalli koronavirusin të vdekur. Shkak, edhe pse: U shkarkua, nga “miqtë” e tij hoxhallarë nga posti i kryetarit të BFI -së.

Gabim, historik! Haxhi Sulejman Rexhepi, ende është kryetar i BFI -së. Shkaku, se: I ka realizuar me besnikëri të gjitha vendimet e BFI -së. I kanë mbetur, pa realizuar edhe Dy shpallje: Xhamia Shqiptare. Flamuri Shqiptar kuqezi me shqiponjën dykreanere të valojë, në minare të Xhamive Shqiptare, në vend gjysëmhënës. Dhe, themelimi i një Partie Politike Shqiptare.

Shqiptarët “muslimanë”, siç duket: Nuk i kanë lexuar Memoaret e Sulejman Rexhepit. E, në anën tjetër si “besimtarë besnik” të Allahut, dhe Nënës Parti: E sulmojnë me komente dhe shkrime në Facebook, dhe portale elektronike. Unë, i kam lexuar me shumë vëmendje. Edhe, e publikova një Ese për ato Memoare si parashikim për Ditën e Nesërme Shqiptare.

Shkaku, se: Ai, në ato memoare e thoshte të vërtetën për hoxhallarët me “Din e Iman”. Unë, e kam ditur atë të vërtetë, prandaj edhe gjithë jetën e kam fshikulluar me shkrime publicistike. Po, nuk e kanë ditur shqiptarët me këmbët dhe trutë në legen.

Sulejman Rexhepi, e pranoi në Memoaret e tij të publikuara, se: Ka qenë spiun. Edhe, këtë e kam ditur si shkrimtar. Po, nuk  e ka ditur populli shqiptar për hoxhallarët, poetët, shkrimtarët dhe gazetarët, “turq e hamdurila” me emra dhe mbiemra, që i publikoi Sulejman Rexhepi. Protestat qytetare “Monstra”. Që niseshin nga xhamia “Jahja Pasha”. Qerbelaja, në xhaminë “Isa Beu”, ku para kamerave televizive u grushtua ish deputeti i PPD -ës, Eshref Aliu, dhe Ministri i Kulturës në IRJ të Maqedonisë.

Sulejman Rexhepi, është Profet Shqiptar. Edhe, ai vetë: E ka shpallë veten në Memoaret e tij si Profet. Mëkot, e sulmojnë “bashkëpunëtorët” e tij, dhe Sot: E shkarkojnë nga posti i kryetarit të BFI. Gjoja, se: Ai i paska thyer normat dhe moralin e Fesë Islame:  E paska marrë për grua një vajzë 24 vjeçare, në moshën 74 vjeçare. Qesharake. Qorra, hyjnë në jetën e tij private, kur e gjithë bota e di, se: Muhemedi a. s. i pati në jetë disa gra plaka dhe të reja.

Sulejman Rexhepi, ndoqi rrugën e profetit Muhamedi a. s. I ka kryer të gjitha lutjet dhe obligimet ndaj Zotit, dhe BFI në Maqedoninë e Veriut. I kanë mbetur pa realizuar, vetëm edhe dy premtime: Shpallja e Xhamisë Shqiptare, me valimin e Flamurit Shqiptar kuqezi në minare të xhamive Shqiptare.

Dhe, themelimit të një Partie të Re Politike Shqiptare…



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora