E premte, 29.03.2024, 10:00 AM (GMT)

Kulturë

Gerta Heta: Ja dy dashuritë e mia

E marte, 03.07.2007, 09:43 PM


“Kafazi i Artë” nuk ka formatin e “Big brothers”

Vajza karizmatike, Gerta Heta, e cila gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft aktive në jetën artistike në Tiranë: si prezantuese e spektaklit “Zahire”, “Miss Universit” dhe së fundmi te “Kafazi i Artë 5”, thotë se pas realit, dua të pushoj… ajo  rrëfen për revistën “Spekter” se kush e ushqen shpirtin e saj, pasionet…dashuritë…muzikën … lukun…dhe të fshehtat e Kafazit… 

-Si nis dita e Gertës, tani që është kaq e impenjuar me Kafazin?
-Me një zgjim në 8.30-9.00 dhe me një kafe. Pastaj punë deri në mbrëmje.

-Kafazi i Artë për ju është...-Impenjimi i vetëm i momentit.

-Mendoni që ky reality show ka sadopak ngjashmëri me "Big brother" apo "Grande fratello" them këtë, pasi shumë persona e emërtojnë si kopje të shëmtuar?
-Nuk është i njëjti format, se ky reality nuk ka licencën e “Big brother” dhe forma e votimit nuk është e njëjtë. Nuk është format identik me “Big brother” e nuk e kuptoj pse bëhet krahasimi me të. Ky quhet “Kafaz i artë” dhe ka tjetër format votimi. E vetmja e përbashkët është bashkëjetesa e disa njerëzve të vërtetë. Pastaj sa për “kopje e shëmtuar”, nuk di edicionet e mëparshme se nuk i kam ndjekur, por ky i sivjetshmi është super i ndjekur. Po të ishte i shëmtuar, nuk do kishte kaq audiencë dhe zhurmë.

-Ju keni qenë një ndër selektueset e personazheve, mund të na thoni diçka në lidhje me aplikantët, vështirësitë…?
-Vështirësi nuk ka pasur, pasi kemi pasur shumë aplikantë dhe në atë mori karakteresh mund të zgjidhje lehtë ata që spikasnin më shumë.

-Sa për qind është e përfshirë Gerta në realizimin e këtij show, them këtë se krahas prezantimit, në titra ju kemi parë emrin edhe si regjisore?
-Po unë jam drejtore artistike e Kafazit të këtij viti, pra jam përgjegjëse për regjinë e përmbledhjes së ditës, si dhe për drejtimin artistik të shtëpisë. 

-Ky edicion ka sjellë ndonjë risi ndryshe, përveç heqjes së elementit tutor... nëse po ku konsistojnë?
-Mendoj se ka të njëjtën strukturë, por janë personazhet ato që e bëjnë këtë Kafaz ndryshe nga të tjerët.

-Ka zëra që thonë se personazhi fitues është i paracaktuar, sa është i vërtet ky fakt?
-Kudo ku ka në mes votë dhe para, ka zëra që flasin për abuzime. Unë jam e bindur se më shumë se favori që mund t’i bëhet ndokujt, autorëve u intereson suksesi dhe fitimet që nxjerrin nga ky show. Ju siguroj se askujt nga banorëve nuk do i shtohet as hiqet qoftë edhe një votë.

-Keni pasur emocione apo vështirësi në puntatën e parë, nëse mund të na rrëfeni dhe ndonjë moment të këndshëm që ju ka ndodhur  gjatë realizimit të klipeve të personazheve?
-Emocione kam pasur, pasi përgjegjësia ishte e madhe. Sa për realizimin e klipeve do veçoja xhirimet për Arturin, kur shkuam në fshatin e tij.

-Mendoni se përdorimi i një fjalori jo fort të këndshëm, mund të ulë pak audiencën, mos vallë për këtë arsye keni vendosur dhe penalizimet?
-Për audiencën nuk di ç’të them, madje as për penalizimet. Nuk është zona ime vendosja e rregullave të lojës, megjithatë rregullat për fjalorin e për dhunën fizike kanë qenë gjithmonë, vetëm se kësaj radhe janë aplikuar sipas sjelljes së banorëve dhe reagimeve të tyre me ardhjen e fanseve poshtë shtëpisë së kafazit.

-Gerta radio apo televizioni... kë do më shumë?
-Radio dashuria e parë, TV dashuria aktuale. Të dyja janë dashuri të miat.

-Ju keni qenë edhe prezantuese e spektaklit “Miss Univers”që u zhvillua vetëm disa javë më parë në kryeqytet. Si ishte si eksperiencë?
-Shumë interesante e me vlerë për CV-në time.

-“Kafazi” përbën spektaklin e dytë për ju si prezantuese pas "Zahire", cili ju ka dhuruar më shumë emocione dhe pse?
-Të dy kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua në këtë fushë. Më kanë dhuruar emocione që të dy në forma të ndryshme.

-Pas kafazit, ku do ta shikojmë Gertën si prezantuese?
-Nuk di...Të mbaroj njëherë kafazin e të bëj ca pushime vere se vërtet kam nevojë. Nuk di çfarë do ndodhë me mua më tej. Të them të drejtën nuk kam plane.
-Muzika për Gertën është...Ushqimi kryesor shpirtëror

-Kur do të kemi një album muzikor?
-Qejfi do ma kishte sa më parë, por nuk e kam plotësuar ende materialin për një album. Më duhen edhe disa këngë.
-Një këngë për t’u bërë hit duhet të ketë...Vijë melodike shumë të mirë dhe tekst jo të lodhshëm.

-Looku-

-Kishit premtuar që do të bënit një ndryshim për kafazin dhe e realizuat. Jeni penduar që i keni prerë flokët( edhe pse ky model ju shkon shumë)
-Aspak, madje po mendoj t’i shkurtoj më shumë.

-Kush kujdeset për look-un tuaj dhe sa i rëndësishëm është për një artist?
Make up dhe flokët, salloni Klodi’s, veçanërisht Soni, të cilën mund ta quaj asistente për look-un tashmë. Veshjet e Kafazit dizenjohen dhe realizohen në atelie Joni Peçi, ndërsa për look-un jashtë ekranit GertaJ. Të them të drejtën më bezdis ndonjëherë fakti që duhet të vishem për njerëzit e jo për veten, pra fakti që duke qenë në qendër të vëmendjes më limiton të vesh çfarë të dua, apo te dal si të dua në rrugë.

-Pëlqeni më shumë veshjet sportive apo klasike?
-Besnike e veshjeve sportive, pavarësisht se Kafazi më koordinon ca më shumë drejt seriozes.

-Firma juaj e preferuar?
-Nuk kam preferencë të veçantë. Vesh gjithçka, por më pëlqen; Diesel,Guess dhe Baby Phat.

-Parfumi i preferuar?
- GF (Gianfranco Ferre)

-Dhe çfarë do të doni t’i thoni në fund lexuesve të revistës “Spekter”?
-Mos hiqni dorë nga ëndrrat, se ëndrrat me këmbëngulje dhe durim një ditë bëhen realitet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora