E enjte, 28.03.2024, 11:53 PM (GMT)

Kulturë

Fabula nga Mevlud Buci

E premte, 29.05.2020, 01:55 PM


FABULA NGA MEVLUD BUCI

VLERË

Një bilbil i tha shqiponjës

Ti je zot,pushton lartësitë

Unë rri pyjeve pranë lulezonjës

Nuk i rrresht meloditë.

O bilbil,ti je krenar

Zërin tënd dëgjon njerëzia,

Unë shoh dhe mizën në bar

Krah e zemër më jep liria.

Seç dëgjonte sorra te lisi

Kjo e zeza si ngaherë

S`ka më mirë se far e fisi

Koha e jeta të japin vlerë….

NAIVITET

Te një lëmë, foli mullari

Ç`ka vallë me mua gomari,

Unë atij i ngroh samarin

Ai pallë e tund litarin.

Vijoi gomari duke pallur

S`dinte fare me u ndalur

Dol urtësia nga dash manari:

S`di gomari çfarë është bari…

DREDHI

Te poreni, në një arë

Seç u fut një cjap manar

Aty brenda ,një komshie

Kishte strofkë dashurie.

Kjo komshia, buçë e vjetër

Dridh me një e dridh me një tjetër,

Edhe netëve, kur binte shiu

Qejf o qejf bënte mullixhiu…

Herë në lokal,herëtek arnia

Varda qejfi dashuria,

Një urti doli prej hurit:

Buça- grua ia dredh burrit…

FORCA

Na u matën në një tapet

Një luan dhe një lanet

I Thotë laneti:ti ke trimni

Unë kam stile dhe dredhi.

Hesht luani i provave në jetë

Po çuditem me ty lanet,

Me mashtrime,s`ecet ,me histori

Puna do forcë e zgjuarsi

E ndau sherrin plak i tabanit:

Lum kush ka forcën e luanit…

FRIKA

Një bir dhelpre hiqej manar

Në çdo tubim printe i parë

Nën rrogoz hiqej tjetër për tjetër

Na kopjonte mëmën dhelpër

Shpejt lajkat i dolën sheshit

Iu afrua si shok i pleshtit

Del urtësia nga praktika:

Ortak të pleshtit të bën frika…

VESHGJATI DHE COVIDI

Sa dëgjoi se u infektua mëhalla

Tha veshgjati:bëhen andralla,

Nisi të pallë,sa tha çdokushi

Ç`është ky naiv me zë virusi.

Unë,tha ai,kam zotësi të pamatë

Ndaj mbaj nofkën veshgjatë,

Për të pall më ka bërë Zeusi

S`ka ç`më bën coron-virusi.

Pasi iu rrit në shtat nxehtësia

Heshti dhe u përfal te komshia.

I vari veshët pranë një pusi

E pësi nga virusi.

Më mësoi shumë,tha,Covid-19-ta,

Sa naivë si unë,paska jeta.

ÇAKALLI DHELPRA DHE BUF I KËNETËS

Një çakall,sapo mori frenat

Nisi lajkat,varda frenat,

I thotë dhelpra,more çakall,

Me ty unë zgidh çdo hall.

I tha çakalli,ti je hyjnore

Paçka se të quajta dikur fallxhore,

E të quajta lajkatare

Je kryepartiake,sillesh manare.

Besa,çakall,me ty bëj dritë

pushtojmë rrugët me:Luani ik,

Kësisoj tundin malin shkrepin,

të dy bashkë marrim pushtetin.

Kur dëgjoi buf i kënetës,

Tha :Me hile ia keni jetës,

Gjithçka duket fare shtruar

Me pushtet jeni provuar,.

Bëtë ç`bëtë,fort keni grabitur

Kot e keni,prapë me u ngritur,

Ua themi troç si e do zakoni

Tellallë rrugësh s`do koalicioni…

CJEPËT E DHIVE

U zunë cjepët në thepajë

Kush e kush të prijë në majë,

U çudit tufa nga mëritë

Natë e ditë mallkonin dhitë.

Te një gurrë një e bukur ftunjë

U tha troç:Ju bëni rrëmujë,

Bash si karrieristët e qeverive

Na u grindën cjepët e dhive.

Nënqeshën fort peshq-levrekët

Për pushtet,tha ,grindën cjepët,

E thonë pleqtë e urtësieve:

Pordhilikanët si cjeptë e dhive…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora