E premte, 29.03.2024, 08:58 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ardhja në pushtet dhe qëndrimi në pushtet janë dy gjëra të ndryshme!

E premte, 29.05.2020, 11:06 AM


Blerim Latifi:

Ardhja në pushtet dhe qëndrimi në pushtet janë dy gjëra të ndryshme! E para, rëndom, vjen nga gabimet e të tjerëve. E dyta, rëndom, varet nga mend e tua. Albin Kurtin e sollën në pushtet gabimet e të tjerëve, por ai nuk diti ta mbaj atë. Në mungesë të përvojës në pushtet, me besim të tepruar në intelektin e tij, dhe i rrethuar nga njerëz arrogantë e të padijshëm, ai e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

Rotacioni i pushtetit, që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike. Do të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë. Si për Kurtin, ashtu edhe për vendin. Në rrethanat e reja politike, që janë krijuar nga mbrëmë, Kurtit i mbetet edhe një shpresë e vetme, shpresa se pushtetarët e rinj do të jenë aq të marrë sa t'i përsërisin gabimet e tyre të vjetra, të cilat kanë të bëjnë me keqqeverisjen, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin e shfrenuar. Nëse ata nuk i përsërisin ato gabime, ylli politik i Kurtit do të humbas shumë nga shkëlqimi i tij. Ndoshta në mënyrë të pakthyeshme!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora