Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë

| E enjte, 28.05.2020, 11:02 PM |


Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.

Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.