Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isa Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

| E enjte, 28.05.2020, 10:53 PM |


LDK gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.

Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri.

Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.

I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kesaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë. IM