E enjte, 28.03.2024, 11:35 AM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Votuesit politikë me njohje shumë të kufizuar

E enjte, 28.05.2020, 12:43 PM


Votuesit politikë me njohje shumë të kufizuar

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Zonat e pabesë të pashpjegueshme të botës nuk gjenden në kontinentet e largëta ose në oqeanet, por në zemrat dhe mendjet e disa këlyshëve shqipfolës që nuk e meritojnë as kafshë të thirren. Ekziston një arsyetim për të gjithë tiranët: Nuk është faji i tyre që rrethina është frikacake.

***

Kushdo që është dehur nga fuqia (pushteti) dhe ka përfituar personalisht, kurrë nuk do të heq dorë prej saj vullnetarisht.

Përndryshe, politikanët janë shërbëtorë të popullit, në një demokraci.

***

Ne shqiptarët duhet të jemi në gjendje të votojmë për politikanët që nuk ishin të korruptuar në këto 20-30 vite “lirie” dhe “demokratizimi” dhe për partitë me të cilat mund të identifikoheshim. Mjerisht, për momentin, përveç VV të Kosovës nuk kemi fare të tillë, të jenë edhe si shembull për trojet tjera. Prandaj na duhen këto forca të reja, atdhetare. Kam respekt për punën politike dhe proceset politike. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos lejuar që logjika e politikës, dhe loja politike, të hedh hije mbi idealet dhe etikën tonë.

Nëse keni një qelizë kanceri, para se kanceri fillon të përhapet, ju duhet të përdorni kimioterapinë ose vdisni.

***

Ne nuk mund t'i barazojmë fajtorët me të pafajshëm; përkatësisht, kriminelët që 20-30 vite me radhë shkatërruan në të gjitha aspektet Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare (sidomos boshatisën atdheun nga rinia dhe njerëzit e rritur me kualifikime cilësore) - me për shembull LVV, shpresën e vetme për të shpëtuar nga vdekja e plotë atë që mund të shpëtohet në atë pjesë të copëtuar të Shqipërisë.

Kjo nuk garanton 100% se “shpresa”me kalimin e kohës nuk do të anashkaloj nga rruga e drejtë, por ne nuk mund të kemi paragjykime paraprakisht, sepse qeveria e tyre legale u rrëzua nga kriminelët në një grusht-shteti vetëm pas 50 ditë udhëheqjeje të suksesshme, edhe atë në  midis të pandemisë të virusit kinez. Kriminelët zgjodhën kohën kur shqiptarët nuk mund të dilnin në protesta masive. Se janë këlysh, tregon edhe përpjekja e mashtrimit (“arsyetimit”) të radhës, kinse VV është antiamerikane e këta banditë puçistë-rusisht e serbisht na qenkan pro-amerikan. Një krahasim të tillë banal antikombëtar janë duke e bërë edhe disa vasal, ndryshe pseudo-intelektual, gjoja se analistë e gazetarë, që e kanë shitur prapanicën e tyre të palarë te bosët grabitqarë.

Nuk anoj aspak, nuk kam asnjë konflikt interesi (0-zero) në trojet arbërore-stërgjyshore, por kur me vite, vazhdimisht, çdo ditë në 1 milion gazeta dhe TV, lexoj dhe dëgjojë vetëm kriminalitetet më të pista (si pshvrasjen e gazetarëve të mirëfilltë dhe të gjithë atyre që mendonin ndryshe etj.) nga të njëjtët mafioz që kanë kapur shtetin, kur lexoj (shikoj) në gazeta pasuritë dhjetëra milionëshe euro të raportuar nga vetë pronarët joligjor, (paramendoni pasuritë marramendëse që nuk i kanë raportuar)të këtyre zullumqarëve-analfabetëve kronik,që para se me i hy “politikës” pantallonat e grisura i lidhnin me sixhim, atëherë nuk ka nevojë të dëgjosh më tepër për të kuptuar se këta “luftëtarë, gjeneralë dhe çlirimtarë” nuk janë vetëm shakaxhinj por mafioz të rrezikshëm antikombëtarë, prej të cilëve shqiptarët duhet të çlirohen përgjithmonë sa më parë. Po të funksiononte shteti ligjor, edhe sikur vetëm 1% e të gjitha akuzave ndaj këtyre qeveritarëve, zyrtarëve dhe politikë-bërësve të Kosovës (dhe jo vetëm) të ishin të vërteta, do të merrnin dënimin me burgim të përjetshëm dhe konfiskoheshin pasuritë e tyre - duke ia kthyer sovranit.

Një kriminel është një qenie njerëzore me instinktet grabitqare.

Megjithatë, shqiptarët e Kosovës vendosin vetë:

T`i votojnë sërish partitë-fajtorët e këtyre 20 vjet “çlirimi” dështimi dhe t`i kthehen vullnetarisht Serbisë, çetnikët e së cilës vetëm në vitet 1998/99 masakruan 15000 civil dhe dhunuan seksualisht mbi 20000 femra shqiptare “kosovare” (...),

Ose të jetojnë të lirë në Atdheun e tyre, Dardaninë antike, të mbrojtur me të gjitha mjetet juridike në dispozicion, duke ua dhënë VV mundësinë për udhëheqje. Ashtu që të shpëtojnë veten, kombin dhe vendin nga katastrofa ashiqare përfundimtare.

Atdheu është i përhershëm, politikanët dhe partitë politike të përkohshëm.

***

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohet vetëm nëse Gjykata Kushtetuese e respekton Kushtetutën e Kosovës, duke e mbrojtur Kosovën (këtë e ka obligim kushtetues të patjetërsueshëm), e jo shkatërruesit e saj: Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Baton Haxhi Qamilin me pleshtat tjerë...

Mua më pëlqen të shkruajë për njerëzit që luftojnë me pasigurinë e brendshme, të cilët bëjnë zgjedhje të gabuara dhe veprojnë si të pagdhendur: “Unë futem në shkëlqim dhe fshihem në errësirë.”

Por disa njerëz duan të jenë në errësirë. Kjo është ajo ku ata gjejnë siguri për të mos parë. Dhe për shkak se nuk shihen, ata vdesin, sepse bien në grackën që ia kanë kurdisur vetvetes.

Nuk është mirë të jesh asgjë, një grusht pluhur nën qiell.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora