Shtesë » Lajme
Diaspora: SHBA - Mbështesni qeverinë e Albin Kurtit
E marte, 26.05.2020, 05:18 PM
Departamentit të shtetit
të SHBA-së,
Presidentit,
Kongresit,
Senatit.
Duke
u nisur nga gjendja e tensionuar në Ballkan, sidomos raportet Kosovë -Serbi
dhe në veçanti nga ndikimi rus, i
cili është evidentuar tashmë në Ballkan . Duke u nisur nga tensionet lidhur
me ndërrimin apo korigjimin e kufijnjëve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili
duhet të jetë nën ndikimin e Rusisë.
Duke
u nisur nga pasojat që do të paraqiteshin me efektin domino në Bosnje dhe
Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Shqipëri, nën
kërcënimin dhe rrezikun për një shpërthim të një lufte të re në
Ballkan. Kjo nuk duhet lejuar. Prandaj kërkojmë veprim të shpejtë që të
shpëtohet paqja në Ballkan prej një lufte të re. Dhe kjo, si pasoj e një marrëveshje
për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje e cila
mendojmë që do ta cënon edhe territorin dhe integritenin unitar të
Republikës së Kosovës krahas paqes në Ballkan.
Ne
intelektualët e poshtënënshkruar vlersojmë:
-Nëse
lejohet ndërrimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë , atëherë kjo është në
kundershtim me njohjen e Kosovës nga 116 shtete në kufijtë egzistues të
saj. -Do të shtohej më shumë mundësia e forcimit të ndikimit rus në
Ballkan . -Efekti domino i ndërrimit të kufinjëve Kosovë -Serbi do t'i
mundësonte Republikës Serbe në Bosnje ta fitonte shkëputjen dhe
pavarësinë në vete. Ky moment rritë mundesinë e daljes në Adriatik të
Serbisë edhe vet Rusisë. -Tensionet do te rriten në Bosnje , Kosovë, Mal
të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri . -Efekti domino i ndërrimit të kufijnjëve do
të jetë shkatërrues në Ballkan. -Kosova edhe 20 vjet pas intervenimit të
NATO-s nuk ka arritë të ketë një demokraci të qëndrueshme. -Korrupcioni,
dhe krimi i organizuar institucional, poashtu dhe nepotizmi e klientela
partiake i ka nxenë frymën demokracisë në Kosovë.
-E
vetmja parti që formoi qeverinë, pra qeveria Kurti deri më tani, është
parti me politikan të pa korruptuar, të shkolluar dhe me besimin tek të
cilët tashmë qytetarët kanë besim të plotë, por që e kundershtojnë
strukturat që po i humbin privelegjet që e kanë zhvatur vendin që nga pas
lufta.
-Këto
parti e struktura e shohin si rrezik egzistencial politik dhe ligjor aplikimin
e ligjit antikorrupcion dhe procesin e vetingut. - Synimi i Qeverisë së Albin
Kurtit ka Modelin e Singapurit të vitit 1982 kur u pastrua i tërë vendi nga
korrupcioni , krimi, strukturat plaçkitëse të
shtetit.Ketij operacioni i tmerrohen ata që po i humbin privilegjet e
uzurpuara pas luftës, prandaj e rrëzuan Qeverinë Kurti.
-Kundërshtarëve
të Qeverisë Kurti i ndihmon edhe ndikimi rus dhe serb. Ajo që dështoi në
Mal të Zi dhe Maqedoni dëshirohet të arrihet ne Kosovë. -Ndihma e SHBA-ve
është e domosdoshme në momentin e tanishëm për Qeverinë e Albin Kurtit,
sidomos për të mbijetuar sa më gjatë kjo Qeveri deri në shpalljen e
zgjedhjeve të reja përmes procesit të votimit të lirë.
-Ne
të cilët po e nënshkruajmë këtë peticion, ju lusim që ta perkrahni
Qeverinë e Albin Kurtit , t'i jepet shancë kësaj qeverie që ka perkrahjen
masive tashmë të qytetarëve. Perkrahja e Qeverisë Kurti është shpëtim i
tërë investimit 20 vjeçar për histori suksesi
në Kosovë.
-Mbështesim
deklaratēn publike të LQSHA në krye me ish Kongresistin Joseph J. DioGuardi me
të cilën kërkohet nga Presidenti Donald Trump lirimin nga detyra e
ndërmjetēsuesit në bisedime Kosovë -Sērbi Richard Grenell, për shkakë tē animit
tē Tij tē hapur nga Sërbia , me shpresë që të caktohët një ndërmjetësues tjetër
i paanëshëm.
Me
rrespekt,
Bashkangjitur
listën e 165 nënshkruesêve mërgimtar Shqipëtar.
Dërguar nga veprimtari
Bahri Ramadani.