E marte, 14.07.2020, 12:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Urime ditëlindjen Elvi!

E marte, 26.05.2020, 06:46 PM


Përkthyes,  shkrimtar, publicist, njohës i disa gjuhëve ai është një ndër autorët shqiptarë që ka thyer konceptin e moshës. Qindra mijëra lexues ndjekin artikujt e tij duke e shndërruar në një ndër më të lexuarit në mesin e  artikullshkruesve në portalin Zemra Shqiptare.

"Emigrantja" dhe "Dy botë" janë dy romanet e parë të Elvi Sidherit që kanë parë dritën e botimit këtë periudhë.

Jeta e tij si krijues ndahet mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës, por bota e tij kulturore si njohës i disa gjuhëve është shumë më e gjerë. Në intervistat e dhëna ai ka shprehur mirënjohjen për autorët që e kanë ndikuar formimin e tij.  Shkrimtarët botërorë si ata të botës anglo-saksone: Mark Twain, Ernest Hemingway, Theodore Dreiser e Graham Greene, apo edhe gjermanë, Lion Feuchtwanger e Erich Maria Remarque,  nga autorët spanjollë, hispnanikë e luzofonë, spanjolli Miguel de Unamuno, kiliani Pablo Neruda dhe brazilianët Carlos Drummond de Andrade, Vincius de Moraes.

Falë Elvit  në shqip kanë ardhur kryevepra si:  "Profeti"  i autorit  Kahlil Gibran, përmbledhja me poezi “E Kthyera”, e poetes dhe artistes të njohur pamore braziliane Laura Erber, “Shtëpia e Bernarda Albës” e  García Lorkas, tre novela të rralla të mjeshtrit Miguel de Servantes, shkëputur nga “Novelas Ejemplares”, Novelat e Shkëlqyera të letërsisë spanjolle,  apo edhe përkthmi nga  Frédéric Mistral, nobelisti i Letërsisë të vitit 1904, nga i cili ka shqipëruar poezitë e vëllimit "Ullishtet".  Megjithë këtë punë të palodhur që kërkon përqëndrim dhe energji, ai nuk lë pas edhe artikujt shkruar posacërisht për "Zemrën Shqiptare", hapësirë në të cilën shprehet se ndjehet shumë i lirë.

Redaksia gjen rastin ta falënderojë për punën  e tij dhe t'i urojë një jetë të shëndetshme, me gëzime dhe suksese të reja! Urime ditëlindjen Elvi!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora