Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Henrik Ibsen

| E marte, 26.05.2020, 10:17 AM |


Burra të mëdhenj:"cene të vogla" /7

HENRIK IBSEN

(1828-1906)

(ese)

Nga Përparim Hysi

HENRIK IBSENI jo vetëm është një  zë i fuqishëm në LETËRSINË  SKANDINAVE,por dhe një dramaturg me famë botërore. Nëse e shikon me një sy studimor skrupuloz jetën e tij dhe, po në thellësi  krijimtarinë e tij, nuk ke se si mos arrish në një përfundim se sa e dëmshme është fama dhe se si fama,ose e bjerr karakterin e njeriut, ose e prish edhe atë trashëgimi letrare që ka lënë pas. Kjo ndodh jo vetëm me IBSENIN që kam vënë në lupën time, por dhe me shumë"burra të mëdhenj",që, po t'i referohem një thëniejeje popullore, si të thuash,e prishin dasmën  për një qepë.

Kur them e shkruaj kështu, se, sado që kam mbi 60-vjet që lexoj libra, ende nuk kam gjetur një autor që shkruan libra (nga ata që i quaj:Burra të mëdhenj),që mos kenë cene që, për fat të keq, sado janë të mëdha, unë mundohem që t'i "zbutë",duke i qujatur të vogla. Dua të gjej një që të jetë ashtu siç e përshkruan ÇEHOVI: "Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur: edhe fytyrën;edhe sjelljen;edhe shpirtin, deri edhe veshjen." Më duket këto kushte mund t'i plotësonte vetëm ÇEHOVI i cili, për modesti, i kërkon dhe tek të tjerët.

*       *     *

IBSENI është ngritur nga hiçi. Nuk kish një traditë familjare në fushën e krijimtarisë as në letërsi dhe as në arte. I ati një familje lundërtarësh që falimentoi dhe e ëma u nbyll brenda dhe"lozte me kukulla". Nuk ke se si mos sugjestionohesh nga këmbëngulja e IBSENIT 6-vjeçar, që  në këtë krizë apo varfëri mitke të familjes ai,megjithatë, përmjet humnerës pak  dhe nga pak,jo vetëm gjalloi, por provoi të  rritej parakohe. Në çdo punë ku provonte për të mbijetuar disi, fatkqësia sikur e ndiqte pas: dyqani, fabrika,pronari do falimentonte. Por nuk ke se si e mohon njëvetëdisiplinë të tij për të çarë"murin rrethues të varfërisë". Kishte një vullnet për t'u marrë shembull: nuk thyhej nga vështirësitë. U regjisrua në universitet në viin 1850 dhe,krahas studimeve, punonte. Punonte çdo lloj pune dhe jo vetëm kaq: filloi të shkruajëpoezi dhe,veç poezive, edhe të vizatojë. Vazhdoi me pjesë teatrale,ndonjë dramë apo dhe ndonjë komedi. Së pari, me të gjitha këto debutime, nuk pati sukes. Përkundrazi dështime, si:"Norma", një dramë satirike; tragjedia"Katalina" (edhe kjo dështoi). Dështim edhe tek "Zonja Inger nga OSTRAADI",një dramë në prozë.

Por para  se të arrij e të flas për sukseset e IBSENIT në fushën e dramaturgjisë, nuk kam si mos sjell për lexuesin atë që ka thënë i biri,SIGURDI, për të: " Nëse bota shpëtoi  nga një piktor mediokër dhe fitoi një dramaturg të madh, meritat i takojnë nënës sime". SiGURDI me këtë sentencë sikur i ka thënë të tëra.

*      *     *

Kur IBSENI po tentonte të hapte një"dritare të re në fushën e dramaturgjisë" (mendonte të eksperimentonte duke mos u tërhequr nga dështimet e para), pikërisht atëherë në vitin 1862, jo vetëm"eksperimnetimi dështoi",por dhe e pushuan nga puna. U dha pas pijes:pa punë, me borxhe mbi kurriz dhe me grua e fëmijë, U alarmua deri parlamenti a një mbështetje ekonomike duke i çelur vizën për të mërguar: Romë,Drezden.Mynih.Gati një çerekshekulli emigrim.

Shkëndija e parë e suksesit: në vitin 1864,teatri i KRISTIANËS(OSLO) futi në repertor dramën në vargje:"Pretendentët e fronit" Qe një kohë që pjesa shkruhej në libër dhe,mandej,shfaqej.Libri u botu në mijëra kopje dhe,kështu, veç të ardhurave, rritej dhe fama e IBSENIT si dramaturg.

Në vitin 1870 filloi të ngrihej kurba e famës së tij me "Brendi" ku evokonte idetë revolucionare.Tani ai nuk ndalon më dhe vazhdon të shkruajë me radhë: drama,komedi që e vunë autorin  në radarët e kohës,jo vetëm në Slandinavi, por dhe në Evropë. Preku me veprën e tij: çlirimin individual të njerëzve. Duket gjeti,para të tjerëve,"thëmbrën e AKILIT" në shoqërinë  njerëzore! U bë përkrahës i madh i grave dhe klasë punëtore,por vetëm me fjalë e shkrime dhe arriti, pothuaj,apogjeun e tij. Bashkëkohës me TOLSTOIN dhe atë që arriti TOLSTOI në RUSI.IBSENI e arriti në SKANDINAVI. Fama e bëri të"vogël", ia prishi karakterin. Harroi prindërit (dyzetvjet nuk komunikoi me të atin, vetëm se i prishte reputacinoin; asnjë prej vëllezërve nuk e dihmoi. Njëri vdiq në Amerikë në varfëri të plotë dhe, tjetri,sado në Norvegji dhe sado i varfër, nuk mori nga i vëllai qoftë dhe një koronë. Ky, vëllai i vogël, sado i varfër u kujdes dhe për të atin deri sa vdiq. IBSENI u bë cigun dhe i harroi miqtë. Miqtë,- thoshte,- janë të kushtueshëm. Kujdesej vetëm për famën e tij dhe të zinte data nga një mani që kishte për të vënë dekorata. Aq manjak qe,sa, ngaqë priste një KRYQ të madh të DEUBORGUT, nuk duro sa,për të qenë brenda,bleu dy në  pazar. Bënte një jetë spartane: pa mobilje dhe qe si"GRANDEJA":i fuste florinjtë nëpër çorape. Sa për ndikimin e keq që pati fama për IBSENIN, më duket se i rrinë pas shtatit ato fjalët aq mevlerë që,sapo  i ka thënë ,ARTISTI I MADH I HOLLIWOODIT,sir ANTHONY HOPKINS: "Fama është"kafsha" më e rrezikshme!".

*      *    *

Edhe IBSENI pati një djalë jashtëmartese.Edhe plot histori me gra. Në moshëm 46- vjeç djali ilegjetim trokiti në derëne babait dhe, kur ky i hapi derën, i vuri mbi dorë veç 5-korona dhe jo vetëm nuk deshi t'ia dinte për të,por as e përfshiu nlë trashëgimin e tij. Nuk dua të vazhdoj me historitë e shumta me gra,por dua të theksoj atë që ka  lënë me shkrim gruaje tij e vetme: SUZANA DAAE  THOERESEN: "Pas SIGURDIT (lindi në vitin 1859), nuk do të ketë më fëmijë me mua". Kjo,sipas bashkëkohësve, do të thotë:mes tyre nuk kishte jetë bashkëshortore,Sidoqoftë,SUZANA, nuk e kish për gjë që ta sfidonte jo vetëm duke e kundërshtuar, por dhe duke e përqeshur,

Paradoksalisht, kur vdiq IBSENI më 23 maj 1906, siç thotë SUZANA, paska thirrur: "E dashur , e dashur grua,ke qenë aq e mirë dhe e sjellshme me mua!". Të besosh apo të mos e besosh?!!!

Tiranë, 25 maj 2020