E merkure, 24.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Humanizmi dhe protesta artistike e librit me tregime ''Pesha e Lotit''

E marte, 26.05.2020, 10:56 AM


HUMANIZMI DHE PROTESTA ARTISTIKE E LIBRIT ME TREGIME “PESHA E LOTIT”

NGA MUHARREM KURTI

Autori Tahir Bezhani, tashmë i dëshmuar me librat poetik, dhjetë përmbledhje poetike, që i shquan një figuracion i zgjedhur poetik, me përmbajtje-dhimbjen personale dhe kombëtare, i prezantuar me monografi, gjashtë sish, dëshmi vlerash arsimore, këngëtaresh-rapsod dhe luftëtarësh të lirisë, i sprovuar në kritikë, me dy libra, dhe autor i dy librave me tregime, po tregon se përkushtimi jep rezultat, edhe në krijimtari.

Natyrisht objekt shkrimor, i imi, është libri me tregime “Pesha e Lotit”, i sapo dalë nga shtypi dhe, mesazhi humanist i saj, po ashtu protesta, në shumicën e tregimeve. Pa humbur kohë, mund ta quaj libër me përmbajtje humaniste. Në fakt vet autori, niset nga ky parim i madh, përcaktues i njerëzimit, humanizmi, me tregimet e tij.

Në tregimet “Rrugët e vdekjes”, “ Darkë për të varfrin”, “ Mësuesi X”, “Pesha e lotit të nënës”, nxjerrin në pah, humanizmin, përkatësisht mungesën e humanitetit të shoqërisë sonë, e të klasës politike, përveçse barbarisë së pushtetit pushtues te robërisë, e shekullit njëzet dhe njëzet e një.

Rrëfimet e autorit në këto tregime përshkohen nga humanizmi, cilësi e lartë e krijueseve të mëdhenj vendor dhe evropian, ndërsa nxjerrin në sipërfaqe të kundërtën. Atëherë shtrohet pyetja: A jemi ne shoqëri humane? Apo e vuajmë të kundërtën? Natyrisht, në atë shoqëri që mungon humanizmi, ceket nga humanistët, në ketë rast vet autori, e kundërta.

Por, le të analizojmë tregimet një nga një që kanë humanitet. “Rrugët e vdekjes”, ky tregim  ka për protagonist kryesor një luftëtar të lirisë, që i duhet të nxjerr nga ferri i Dantes ( barbaria serbe e luftës ), si në vrimë të gjilpërës, familjen e ngushtë, për në Shqipëri, për t’i shpëtuar nga kasaphana karpatiane. Në ketë tregim ka humanizëm, përveçse sakrificë dhe barbari të luftës, përveçse mbrojtjes së familjes nga zjarri i luftës dhe plumbat vrasës të armikut, se, fillimisht ndihmohet  një bashkëvendës, i gjendur në rrugë, në prag të vdekjes, për ta qitë  edhe atë në Shqipëri, në vendin ku gjejnë shpëtim, Kosova dhe kosovarët. I ndihmuari i gjendur  në rrugë, vdes. I duhet varros. Pra, nuk hidhet breg udhe, por varroset dhe pas lufte ua bën me dije familjareve të tij, vendndodhjen e kufomës së tij. Në ketë tregim ka vepër humane në rrethana çnjerëzore të luftës. Në ketë tregim, njihemi me lindjen e  një miqësi ndërmjet familjes së protagonistit të tij dhe familjareve të ndihmuarit, duke e varros në dheun e Kosovës për të mos ta ngrënë bishat e egra, apo  marrë armiqtë dhe zhduk viktimën e luftës, fal këtij humaniteti, krijohet një miqësi e thellë dhe e pandashme. Duke parë gjestin e ndihmuesit, shtrohet pyetja: A ka sot në liri, humanizëm nga qeveritaret tanë? Mund të themi pak, ose aspak, s’mund ta pohojmë tjetrën.

Te tregimi “Darkë për të varfrin”, protagonisti i tij, ndanë nga ushqimet e veta dhe ia dërgon atij që s’ka çfarë të hajë. Tejet akt njerëzor ky dhe social. Mirëpo, shtrohet pyetja: pse kemi në liri, njerëz që nuk kanë çfarë të hanë? Sepse kemi pushtetar të papërgjegjshëm, që mbushin xhepat e vet dhe kontot e veta, dhe as që qajnë kokë për të  varfrin, bashkë vendasit e tyre.

Te tregimi “Mësuesi X”, i cili një jetë i ka shërbyer shoqërisë së tij, duke i shpërndarë dritë të diturisë, sidomos gjatë rezistencës paralele, ku në Kosovë, fal mësuesve ( mësuesit në ketë rast),  u mbajt mësimi shqip, edhe pa pagesë, nga mësuesit tanë, dhe shkolla shqipe mbijetoj, nën robëri barbare, falë mësueseve, kurse  në pensionin e lirisë sonë, detyrohet të mbledh duqa të cigares, të hedhura, për të pirë. Mësuesi i harruar, dhe një shoqëri që nuk i nderon mësuesit, nuk është humane. Mësuesi i braktisur, me një pension të vockël, më të cilin zor siguron bukën e gojës,  dhe nuk arrin të siguroj  ilaçet e shëndetit të  pleqërisë, s’ka ku shkon me keq. Prandaj, mbledh duqa cigare-hedhurinë. Merreni me mëndë, po  ta shikoj ish nxënësi i vet, ish-mësuesin e tij, duke mbledh hedhurina, si do të ndjehet? Kurse klasa jonë politike  vezullon nga luksi dhe pompoziteti krekosesh. Pra, kemi institucione jo humane, raste të shumta sociale, njerëz që jetojnë në mjerim ekstrem, edhe të mësueseve dhe të tjerëve, mjerisht dhe fatkeqësisht, në lirinë e shumëpritur. Ndodh kjo, pse qeveritaret tanë, as që duan të ia dinë, për mësuesit, për shumë të varfër, të cilët edhe kanë kontribuar që të arrihet liria, duke mos kursyer shëndetin, mundin dhe besa edhe jetën, ndërkohë që trajtohen mizorisht nga institucionet tona. E dhimbshme dhe e patolerueshme, një situatë e tillë.

Te tregimi “Pesha e lotit të nënës”, pasqyrohet fati i një nëne, e cila gjatë robërisë,  ngaqë nuk i ka djemtë në shtëpi, se kanë qenë të detyruar të emigrojnë, për t’i shpëtuar urisë dhe vdekjes së policit apo ushtarit serbo-malazez, behet shtyllë mbrojtëse e nderit të familjes. Sa herë dëgjon ndonjë lëvizje në afërsi të shtëpisë, të lehura të qeneve në errësirën e natës, kollitet si burrë dhe e ka të gatshme pushkën, që të ndal ata që mund të ia cenojnë vajzat e shtëpisë, edhe më qëndresë, duke mos kursyer as jetën e vet. Kurse, në prag të ndarjës nga jeta, është harruar  në vetmi totale, fëmijët e të cilës janë shkapërderdh në botë, dikur si  emigrantë politikë, tani si të rehatuar në botën  perëndimore, dhe as që duan të ia dinë që prindi i tyre po vdes në pikëllim brenda mureve të zbraztë të shtëpisë.  Prindi i tyre mbyllë sytë, në vetmi, duke e njomë jastëkun me lotët e vet dhe ua lë amanet bijve, që, kur të vijnë në vendlindje, t’i marrin aromë, jastëkut të njomur me lot, që t’u kujtohet nëna e braktisur. Plagë e shoqërisë sonë, e para luftës, e gjatë luftës dhe sidomos, e pasluftës. Një jetë-tmerr e prindërve ( nëna) jo të pakta, të cilët po vdesin pa pranin e fëmijëve dhe të fëmijëve të fëmije, sot. Një nënë e harruar që e mbyll jetën  në vetmi, e cila, jo vetëm rriti djemtë, po dhe mbrojti nderin e familjes, kur ata nuk ishin në shtëpi, dhe vdes e braktisur.  Shikoni sa thellë godet ky tregim, më peshë loti të nënës së braktisur.

Te  tregimet “Zyra numër 316”, në të cilin pasqyrohet represioni i dhunës së okupatorit barbar karpatian, ndaj  shqiptareve, që merreshin në biseda informative, nga UDB-ja  famëkeqe serbe dhe ushtroheshin mbi ta lloj-lloj torturash mizore, vetëm e vetëm që ishin shqiptar dhe dëshironin të jetonin të lirë në vendin e vet, në truallin e vet, në shtëpinë e vet. Ky tregim na kujton atë periudhë të egër, në të cilën u keqtrajtuan, madje u gjymtuan dhe dhanë edhe jetën, nëpër zyrat famëkeqe të pushtetit, pushtues të Millosheviqit, shumë shqiptar.  Te tregimi “Gazetat”, trajtohet aktualiteti i ynë, i lirisë së ndyre nga politika vendase, e pa përgjegjshme, të cilin e përshkon një ironi e kohës kot së koti, shumë zhurmë për asgjë, dhe që ka kaluar në bezdi, dhe irritim, për qytetarin tonë, që ka pritur të mira nga qeveritaret tanë dhe jo neveri ndaj tyre. Tregimi “Rrëfime i jetës dhe magjia e dashurisë”, në të cilin gërshetohen fatet e dy ish të rinjve të dashuruar, të cilët takohen në moshë të shtyre, në një dasmë, rastësisht, dhe e kuptojnë se të dyve u kanë vdekur partneret, kështu është krijuar mundësia e bashkimit, edhe në pleqëri për ta. Sa përrallore kjo dashuri.  “Kujtim i mbjellë”, behet fjalë për një kujtim dashurie që ka mbetur i ri. Një dashuri platonike, pre e rrethanave prapanike të kohës, kur femra e shkolluar quhej e përdalë dhe kishte mjaft barriera për të kaluar, apo penguar. Dy të dashuruarit, për t’i qëndruar besnike dashurisë së tyre, të parealizuar, mbjellin një pemë, në oborrin e të dashurit, frytin e së cilës ia jep e dashura, për ta ngrenë, në udhëtimi e largët të tij. Një dashuri simbolike, kjo. “Jeta në rrathët e ferrit”, është një tregim, që ka në qendër të tij një malësor mirditor, i cili detyrohet të ik nga vendlindja dhe vendoset në Kosovë, ku përjeton të zezat e shumta të regjimit, edhe djegien për së gjalli të fëmijës nga vuajtjet e varfërisë. Tragjikë e familjes së mirditorit është edhe fat i keq i popullit të Kosovës. Ngjarjen e rrëfen protagonisti në moshën tetëdhjetë e gjashtë vjeçare.   Do të ndaloj te tregimi: “Historia e gjërave të vogla”, që i dedikohet një prej burrave  në zë, të Gjakovës me malësi, Idriz Jahës së Smolicës, trim, dhe i mençur, i familjes Jahkurti, i shkruar nga një smolicas, ku tregohet, përveçse trimërisë së Idriz Jahës, mençuria  e tij shpëtimtare, që më një gjë simbolike, me një llullë, shpëton vendlindjen e vet dhe rajonin nga represioni barbar i pushtuesit gjakpirës. Idriz Jaha, e njihte karakterin e serbeve dhe malazezve, të cilët korruptohen, me pak send, dhe janë të njohur, si raca më e korruptueshme, ndoshta në botë. Duke e njohur ketë ves të tyre, protagonisti kryesor i tregimit “Histori e gjërave të vogla”, u ofron një llullë dhe shpëton rajoni nga represioni. Ndonjëherë mençuria ka peshë më shumë se trimëria dhe zgjidh ma shumë halle dhe situata kritike, se sa pushka. Trimat e  ditur, janë fatbardhësi e një vendi. I tillë ishte Idriz Jaha i Smolicës heroike.    Tahiri meriton respekt që e nxjerr nga harresa ketë akt  mençurie, të Idriz Jahës.

Shikuar në tërësi, autorin e shquan mprehtësia e syrit, për të kap  esencën e temave të aktualitetit tonë dhe të kaluarës së afërme. Madje, vërehet  depërtimi në thelb të mesazheve, të tregimeve, që e bën  rrëfimin e tij mbresëlënës dhe përjetues. Për mua këto tregime, shumica nga to, kanë një strumbullar, humanizmin dhe protestën artistike, për çka e përgëzoj autorin dhe i dëshiroj suksese të mëtejme, në lëvrimin e prozës dhe në përpunimin sa ma thellësisht të gjuhës artistike, të prozës së shkurtër, në ketë rast.   Autorit i dëshiroj shëndet dhe krijimtari të begatë të mëtejme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora