| E hene, 25.05.2020, 06:32 PM |
INTERVISTA QË NUK U DHA…
Nga
Kostandin Vogli
Megjithëse
ishte ora dymbëdhjetë e mesditës, çarçafin blu nuk e kishte zhubrosur akoma
deti, i cili ishte ashtu si e kishte shtruar që në mëngjes. Diellin nuk e
pengonte asnjë tufë resh në qiell, që të shtrihej në sipërfaqen e detit për t’u
freskuar. Me këtë natyrë shpirti lodronte brënda trupit, sepse sythat i kishin
hapur të gjitha pemët dhe kishin zgjatur lastarët. As ftohtë, as ngohtë. Që nga
pishat lartë lëvizte një freski perkëdhelëse. Një jelek me pulla më qëndronte
hijshëm mbi këmishën e bardhë. Ishte e hëna pas Pashke dhe veshjen e kisha
festive. Së bashku me gruan time pas një shëtitje të kënaqshme anës dëtit, po
ktheheshim në shtëpi ku na priste një drekë e njëllojtë me ushqimet e ditës së
shkuar. Për të mos i numuruar se do të na lëshojë goja lëng, gruaja shkoi për
të pëgatitur tavolinën, unë do t’i bëja një vizitë të shkurtër sime motre.
Ishte për dy arsye vizita . Nuk e kisha uruar akoma për Pashkë dhe do ta
njoftoja se do të nisesha për në Tiranë ditën e nesërme për të dhënë një
intervistë në një kanal televiziv të rendësishëm. Për çdo suksesin tim ajo
gëzonte dhe e priste këtë intervistë të paralajmëruar, që disa javë më parë. E
respektoja sepse kishte njohuri për letërsinë dhe ishte një kritike e mirë për
të gjitha sa shkruaja dhe unë i vija në zbatim. Ishte ajo që më shtyu duke
insistuar që unë të shkruaja një novelë të gjatë dhe një roman, të cilat u
pritën me shumë lëvdata nga kritika, më shumë dhe përtej kufijve.
Dita
e Martë ishte lënë të paraqitesha para gazetares së mirënjohur dhe drejtuese e
emisjonit “Vitrina e librit”. Ishte e treat e vërteta, sepse dy herë ishte
anulluar për shkaqe natyrore. Aty do t’u përgjihjesha pyetjeve të gazetares për
romanin më të ri, që kisha botuar para pak kohesh. Është një roman me të
veçantat e tij. Këtu tregon shpirti i personazhit të vdekur. Por intervistën ta
lëmë për më vonë.
Rrugica
ishte e përpjetë, megjithatë po ecja
shkujdesur, se çfarë do më priste pak më lartë, nuk do më kishte shkuar
kurrë në mëndje. Një grua me një fëmijë 4-5 vjeçar po mbarteshin si me përtim,
të kapur dorëpërdorë gati në krahun tim. Kur kaloja andej, gjithmonë shikoja
një qen, i cili lëshohej që nga fundi i oborrit dhe trondiste të dy portat prej
llamarine, duke u ngritur në të dy këmbët e pasme dhe të parat i nxirrte jashtë hapsirave të portës. Çfar të
shikoje. I vëreja thonjtë e këmbëve si grepa parangalli për të kapur sinagridha
e deri tek peshkaqeni. Ndërsa të shëmtuar, por shumë të shëmtuar kishte kokën.
Me cilën kafshë të shëmtuar, nuk gjej dot për ta krahasuar. Atë kokë e nxirrte
ndërmjet hekurave. Të gjithë kalimtarëve u dilte pa pritur dhe jo vetëm i
trondiste, por nga përplasja e portës krijohej një zhurmë e madhe dhe i
tmerronte. I trembesha edhe unë, por vazhdoja të përpjetën pa frikë kur
sigurohesha, që porta ishte e mbyllur.
Por
ishte krejt e kundërta atë ditë të prapë. Ishin komplet të haoura të dy kanatet
e portës. Kafsha e shëmtuar ishte i zgjidhur. As unë, as gruaja me fëmijën, të
cilën e kalova dy hapa nuk e pamë. Pa dëgjuar asnjë të lehur si zakonisht, qeni
si shigjetë u nis që nga mezi i oborrit. Asnjë masë nuk munda të merrja, vetëm
se i dola gruas me fëmijen para me shpejtësi. Qeni për pak sekonta do ta kishte
mbytur fëmijën nëqoftëse unë nuk do ti kisha prerë rrugën. Po të njëjtin fat do
pësonte dhe e ëma, e cila do përleshej me qenin për të shpëtuar të birin. Do
ndodhte një tragjedi që do ta vuante shumë shtrenjtë pronari i qenit. Por ata
shpëtuan. Përleshjen me egërsirën po e bëja unë. Qeni synonte të më sulmonte drejt kokës,
ndryshe nga qentë e tjerë që të nduknin këmbëve ose duarve. Gruaja ulëriu me
zërin e kokës dhe ai zë ishte një alarm. Duke ulëritur, rrëmbeu fëmijën dhe
vrapoi lartë rrugices. Më duket sikur akoma vrapon, sepse nuk e pash më. Të
paktën të më falnderonte më vonë. Megjithatë që shpëtova e bëri një gjë të
mirë. Nxorri shumë gra nga shtëpitë e tyre ulërima e asaj, të cilat lëshuan
zëra të lemerishme. Ulërinin të tmerruara, kur panë qenin mbi kokën time.
Duke
e shkelmuar dhe duke më shtyre ai në dishesë, për fat kisha rënë në një
ndënjëse të ulët prej çimentoje. Grave të atyte shtëpive u shërbente për të
bisetuar e për të qarë hallet. Një brez çimentoje ku mbështeteshin më ndihmoi
kur qeni pa e mbledhur akoma veten, u hodh fluturim në ajër. Por unë i ulur dhe
i mbështetur e godita me tabanet e këmbëve me gjithë fuqinë time. Goditja ishte
në gjoks dhe ai u rrokullis në pjerrësi. Por shkathtësinë e atij qeni ja di
vetëm ai që është ndeshur me të. Me kaq shpejtësi u kthye ball meje, sa edhe
gur e dru të kisha pranë, nuk arrija ti kapja. Vëndi ku kisha rënë ishta shumë
i pastër.
Thash
më lartë, se për fat rash në atë pezul. Po të ishte ndryshe të isha rrëzuar,
qeni do më ishte hedhur në grykë. Si egërsirë m’u hodh shigjetë, por unë munda
ta kapja nën sqetulla me të dy duart të tendosura. Fitova përsëri sekonta. I
forte isha edhe unë, por qeni ishte më i fortë. U tmerrova kur po më afrohej
pranë fytyrës time, me ato turinjtë e tij të shëmtuar dhe tepër të frikshme.
Janë të tmerrshëm Tigri dhe Luani, por janë më të bukur. Ky qen me sytë jashtë
mase të shqyer dhe të kuqërremtë, goja e hapur deri në maksimum sa mund të
fuste kokën time dhe brënda saj dhëmbët si fildish të verdha të grepuara, gjuha
e madhe jargoshe dhe si hyrja e një shpelle gryka. E shikoja kur ajo gojë
ndahej nga fytyra ime për gati dhjetë centimetra dhe i tmerruar mendova vetëm
një gjë. Jo se do vdisja, se e mendova që gryka ime do përfundonte në atë grykë
të çuditshme, por me ato dhëmbë do të më ripte fytyrën. Çfar mendon njeriu
brënda disa sekontave. Do ikja i shëmtuar. Më i frikshëm unë i vdekur se qeni.
Do trëmbja të gjallët dhe të vdekurit ku do veja. Nga ajo frikë mblodha gjithë
fuqitë, i shkëputa duart nga qeni, mbulova fytyrën me to dhe i futa ndërmjet
kofshëve. Do më vriste, por shpëtova fytyrën. Vëndi ku kisha rënë më lejonte të
mblidhesha kruspull. Por qeni i fuqishëm mi vuri të dy këmbët e para në tëmtha,
domethënë ma shtërngoi kokën me dy këmbët dhe me dhëmbë mundohej të gjente vend
për ti ngylur. Lëkurën e kokës ma çau në disa vënde në gjatësi të madhe. Më në
fund në majë të kokës e nguli një dhëmb dhe me gjithë hapjen e gojës , dhëmbin
tjetër e nguli në vetull.
Të
mos harrojmë se vazhdonin ulërimat e grave, por nga shtëpia e qenit, asnjë i
gjallë nuk dukej. Unë sa më futi dhëmbin përmbi sy në vetull çfarë po ndodhte,
nuk mora vesh më. Me sa më thanë, nuk kisha lëshuar zë deri në atë moment e më
vonë. Më në fund kori i ulërimave u dëgjua nga të zotët e qenit dhe vrapuan,
sigurisht dhe ata të tmerruar. Qeni i tyre ishte gati të mbyste një njeri. Kur
u ndodhën para nesh, mua dhe qenit, e humbën. Më me zemër u tregua e zonja e
shtëpisë, por nuk e shkuli dot, megjithëse u fut ndërmjet meje dhe qenit. Si
nëpër mjergull e pashë, Gjaku që më rridhte nga koka e spërkati edhe atë.
U mundua kot. Më në fund e mblodhi pak
veten burri i saj dhe me të dy duart e rrethoi qenin dhe u mundua ta shkulte
nga koka ime, por ai nuk e hapte gojën. Këmbët e pasme në qiell, me këmbët e
para nuk më la gjë pa çjerrë e shqepur. Por edhe me të pasmet deri në ato
moment sa e çoi i zoti. Por dhëmbët akoma në kokën time. Përdori fuqinë e
fundit dhe më në fund dhëmbët u shkëputën, por në atë pozicion. Pa e hapur
gojën. Dhëmbi që kishte hyrë thellë në vetull, kishte dal. Por si kishte dal,
do ta mësoja më vonë. Edhe rracën e qenit do ta mësoja më vonë. Të zotët
prandaj u tmerruan më shumë se unë. Nga dhëmbët dhe nga të katër këmbët me
thonjtë si maja thikash të kthyera,i çjerrë në të gjitha pjesët e trupit isha
mbuluar me gjak. Se çfar po ndodhte, nuk kuptoja më.
Më
hypën në një makinë që afruan urgjentisht. E pash sa më linte gjaku që më
vërshonte përmbi sytë një grua që u hodhi një rrobë të më shtërngonin kokën të
më mbante gjakun. Ashtu arritëm në spital dhe me borinë e pandërprerë të
makinës. Unë nuk ndieja më as dhimbje. Isha i mpirë, gati pa ndjenja. Nga koka
me rridhte shumë gjak.
Për
ku isha nisur dhe ku shkoja brënda disa minutave. Më fantazohej fytyra e qenit
pranë fytyrës time dhe duke u qartësuar pak se ku ndodhesha, u ngushëllova pak,
që shpëtova fytyrën, dhe në fund të fundit, paskisha arritur i gjallë në
spital. Nuk kuptoja akoma se çfarë dëmtime kisha pësuar në fytyrë. Dëgjoja
vetëm zhurma. Ishin mbledhur shumë. Por unë kisha mjergull në sytë. Mos kam
vdekur, mendova për një moment. Por se sa zgjati ai moment, nuk e mbaj mënd. Mu
kujtuan shpirtërat e romanit tim “Udhëtimi i fundit”që i kisha mbledhur dhe po
qëndronin pezull në hapsirë përmbi të vdekurin. Mos e kishte lënë trupin edhe
shpirti im dhe tani po e sodiste nga lartë. Mos ndofta atë roman e shkrova për
udhëtimin tim të fundit?! Shpirti po shikonte trupin që la, njerëzit që disa po
qanin, disa shikonin të tmerruar dhe disa po merreshin me plagët e trupit tim,
t’i mbyllnin dhe të më mbulonin me një çarçaf jeshil.
Nuk
më vinte keq që do të v disja. Por nga se vdiqa! Do më vinte turp dhe i vdekur,
kur të diskutonin disa me keqardhje, ose dhe pa keqardhje ndonjë. I ziu Filan.
Vdiq nga një qen. Vdiq nga një qen? E tmerrshme. Atë mendova dhe se mos më
kishte dal vërtetë shpirti, u trëmba. Të vdesësh nga një qen! E neveritshme. Se
mos ishte Tigër apo Luan dhe do më mburrnin se u ndesha dhe vdiqa nga një
kafshë e tillë. Po sikur të isha katandisur i shpërfytyruar. Të më kishte
prishur fytyrën. O perëndi e pa njohur. Do vdisja i shëmtuar dhe jo i bukur si
të tjerët. Çfar do shihte shpirti nga lart po është e vërtetë se ekziston. Po
janë të v ërtetë ato shpirtra që kam përshkruar në roman. Heroin Vasil Llaçi që
qëlloi Viktor Emanuelin kujtova. Që kërkoi një krehër, kishte të drejtë. Por
mendova dhe kujtova përshkrimet në roman, se shpirti qëndron në ajër dhe sodit
nga lart- poshtë. Unë njerëzit i shikoja nga poshtë- lart. Njerëzit ishin mbi
mua dhe jo unë mbi ata. Ndieja të prekurit në trup dhe, jo thashë gati me zë.
Nuk paskam vdekur. Shpirti nuk më ka dalë. Po qartësohesha dalngadalë, ndofta
nga çpimet e shumta që më bënë. Dëgjova kur deklaroi kirurgu, se ai nuk mund të
më bënte asgjë, sepse ky operim duhet të bëhet tek reparti i plastikës.
Domethënë në Tiranë. Mendova se më ra pushim truri kur e dëgjova. Si nëpër tym
të dendur e dallova doktorin kirurg dhe ju luta, vetëm në Tiranë të mos më
niste. Të bënte ai vetë sa të mundte. “Unë e kam të pa mundur”, - deklaroi dhe urdhëroi të bëhej gati
ambulanca. Kur unë mendoja se si do të qëndroja në ambulancë për gati pesë orë,
kryeinfermjeri dhe infermjerë të kualifikuar merreshin me mua. Ma fashuan kokën
si kapelja e sultan Sulejmanit.
Dëgjoja
qarje. Sigurisht që kishin arritur gruaja ime dhe vajza me dhëndërrin. Po
dëgjoja dhe i pashë edhe pronarët e qenit që po qanin. Më kapën nga duart.
Njeri nga një anë, tjetra nga ana tjetër. Më jepnin kurajo. Sigurisht që ata po
qanin dhe më jepnin kurajo nga frika. Edhe unë u dhashë kurajo dhe atyre u
ndriti fytyra. Si njeri i ndjeshëm që jam, në vend që t`ju kërkoja llogari, u
dhash kurajo. Llogari thashë. Ata trëmbeshin nga proçedimi. Në ato moment unë e
di si isha.
U
tmerrova vërtet kur më erdhën në vesh disa fjalë të frikshme. “Çuditem si ka
shpëtuar nga ky qen vrasës. Nga Pit- Bulli të rrallë kanë shpëtuar. Ky kur ti
ngul dhëmbët, nuk i hap më, edhe po ta vrasësh”. Të tjerët vërtetuan dhe thanë
njëzëri. “Ka patur fat!” Në vetull ëshyë vend më i butë dhe kur e ngriti me
force, ai çkuli vetull, mish dhe kokall nga balli. Se çfarë më mungonte unë nuk
e dija. Pit- Bull mendova tmerruar.
Shpimet që më benë nuk i ndjeva, pothuajse fare, sepse shpime më të mëdha kisha
në kokë dhe në trup. Përveç gropës që më hapi në ballë, kisha edhe krruarje dhe
çjerrje te shumta, që donin qepur dhe akoma kullonin gjak, megjithë mjekimet.
Edhe veshët i kisha të grisura. Faqet, gushën, duart deri tek gishtat e shpuara
tej e tej, gjoksin, barkun, kofshët. Po unë pse lodhem që i numuroj. Të gjithë
trupin.
Kur
e mësova rracën e qenit, e kuptova, që kam shpëtuar për fat. Sepse kur më hypi
në kokë, mendova se do të më bënte shurrën dhe do të largohej. Dhe unë për një
moment po prisja shurrën. Le të më
qelbte. Do lahesha. Por jo. Ai nuk ishte nga ata qenë “zotërinj”. Ishte një qen
kriminel.
Që
të bëheshin gati për në Tiranë, njerëzit e mi u larguan. Ndërsa dëgjova një
krruarje karikje në krahun tim dhe pash me një bllok e një stilolaps në duar
një polic, i cili sa u ul, filloi të më pyeste se çfarë kisha pësuar. U
nervozova dhe me një herë filloi të më dhimbte koka. Nuk isha i zoti t’i
përgjigjesha. E pyeta se përse kishte ardhur. Domethënë se filanit i ka ndodh
kështu e ashtu, ishte njoftuar. E shikonte që isha në urgjencë dhe vazhdonin
mjekimet. I shikonte të çjerrat e trupit dhe të rrobave që ishin bërë cope-
cope. Ma shikonte kokën të lemerisur. A bëheshin nga gjë tjetër ato? Çfarë
donte ai nga unë. Si të sulmoi qeni duhej të më pyeste. Aty kishte dëshmimtarë
të ngjarjes, që kishin ardhur të shikonin se si do përfundonte gjëndja ime. Unë
i thashë me gojë të mbajtur të pyeste ata që e panë përleshjen. Por ai deklaroi
se përgjigjen e donte nga unë. Mendon se mos jam rrëzuar, i thashë me shpirtin
që e shkelja me dhëmbë.
Ndoshta
ai deklaratën e la me aq, por u informova më vonë se ai officer policie, kishte
shok vjehrrin e të zotit të qenit, i cili edhe ai ishte officer policie. Edhe
ai e shoqëronte, por unë nuk i dija lidhjet. Megjithë atë, unë nuk e di si e
katranosën deklaratën. Dikush m’i solli në urgjencë celularin dhe orën, të
cilën ma kishte hequr nga dora duke i këputur zinxhirin. Këmbët e pasme m’i
kishin rrjepur rrobat e Pashkës.
Nuk
më ndërruan. Me ato rroba të grisura dhe të gjakosura më nisën, sikur kisha
dalë nga një ndeshje gladiatorësh. I mundur. Si ata që shikonim nëpër filma.
Unë mendoja Tiranën dhe si kaluan dy orë a më shumë aty shtrirë, nuk i kuptova.
Sedra për të qëndruar në këmbë më bëri që të nisesha vetë drejt ambulances. Nuk
pranova të më mbanin, por isha gati të rrëzohesha. Sigurisht që me ndihmë hypa
në ambulance dhe së bashku me mua edhe pjesa e vogël e trupit e mbyllur në një
kavanoz me solucion. Kur më shtrinë në krevatin përtativ, pash dhe gruan time,
e cila u ul në një karrike në krahun tim. Ishte zverdhur më keq se unë që më
kishte rrjedhur një pjesë e madhe e gjakut. Po qante si një bust i gjallë. Më
erdhi shumë keq dhe mallkova veten. i thashë të mos bëhej merak për mua, se
edhe në gur të mullirit po të kaloj dal i gjallë. E porosita me aq fuqi sa
kisha. Dhe vendosa të mos tregohesha ashtu si isha në të vërtetë, por të bëja
lojë me zor.
Vajza,
të cilën e lame në një gjëndje për të ardhur keq, sepse ishte tronditur jashte
mase, do të vinte të nesërmen. Me viu-viu po udhëtonim drejt Tiranës. Si do
veja ditën e nesërme dhe si shkoja sot. Jo mbarë me fytyrë e këmbë, por do t’i
futesha me kokë mbrapsh dhe i shformuar. Ishim diku pranë Fierit, i lodhur e i
coptuar më keq nga rruga, i shtrirë në atë krevat, i cili hidhej përpjetë
sidomos kur kalonte pengesa rrugore ose ndonjë grope, kur më ra telefoni. Ishte
ai që bisedonte me gazetaren për të dhënë intervistën. Më kujtoi se të nesërmen
duhej të isha në orarin e caktuar. “Jam nisur drejt Tiranës”, - i thashë. Dëgjova një shprehje që tregonte
kënaqësi. Më tha se kisha bërë mirë që isha nisur që sot. Të nesërmen do linim
një takim të pinim kafe tek “Tajvani” dhe të shkonim pak para orarit tek piramida,
ku do të na priste gazetarja. “Më vjen keq i dashur, por sot para një qeni
Pit-bull e dhash intervistën. Tani po shkojmë me ambulance drejt spitalit “Nën
Tereza”, tek reparti i plastikës”. Heshtje. Nuk e kuptoi, ose nuk e besoi. Pas
pak më tha se nuk kishte kuptuar asgjë. Ja përsërita. “Mos, domethënë
intervista…” “U dha”, - I thash si me
humor, por më shumë u zgërdhiva. U mundova ti thoshja diçka, por përveç plagëve
mu formua dhe një rreth në grykë. “Më vjen shumë keq. O Zot! Ai është më i keq
se qeni i Hadit. Pit-bull. Po si ke shpëtuar nga ai qen vrasës. Bo – bo!
Përsëriti. Kur dëgjova dhe nga ai se si kam shpëtuar, mendova se tani mund të
isha i vdekur. U gëzova që isha i gjallë. “Më vjen shumë keq. Do shihemi. Të
shkuara më tha i tronditur. Do shihemi”, -përsëriti dhe biseda u mbyll. Telefoni
ishte gjakosur.
Ashtu, çuditshëm, kur zbrita nga ambulanca , kush më
pa u trëmb. Ai qënkish spitali “Nënë Tereza”. Por mora pak zemër se më priti me
buzëqeshje doktori kirurg, i cili më dha kurajo. Ishte ai që do më operonte.
Infermjerja që po më ndërronte plagët, më shikonte me shumë keqardhje. Më
shtruan.
Nuk
mjaftonte që ishim të pa ngrënë që darken e shkuar, por mua m’u ndalua të mos
vija asgjë në gojë, sepse të nesërmen do operohesha. Mua në fakt nuk më kalonte
asgjë në grykë, por shqetësohesha për gruan time, e cila ishte më e tronditur
se unë. Kur dëgjoi për qenin dhe bëmat e tij, ishte bërë më e vdekur ajo se
unë. I kujtova gatimet që lamë një e nga një që t’i hapja ndopak oreksin, por
ajo qante për mua kur më shikonte me fasho dhe me dy qeska të mbushura me lëng
të verdhë nën të dy sytë. Syri më kishte shpëtuar për dy milimetra. Por nëqoftë
se dhëmbi i Pit-bullit do ishte futur në kafkën e syrit, do më kishte thërmuar
pa vështirësi kafkën e kokës. Këtë më tha doktori kur e pyeta se mos do kisha
pasoja. Kisha frikë për syrin.
Sa
isha rehatuar pak, doktori kirurg erdhi në dhomë me një buzëqeshje që më la pak të habitur. Më pyeti për një emër
të njohur, i cili kohët e fundit ishte emëruar në qytetin tonë në një detyrë të
rendësishme, se çfar e kisha. Kur dëgjova emrin e tij, u habita, sepse nuk e
prisja. I thashë se e njoh mire. “Është bashkëqytetari im dhe kam një respekt
të vaçant për të. Ka lexuar disa nga librat e mia”, - i thashë. “Ishte njoftuar për ngjarjen dhe
i shqetësuar më telefonoi. Jemi shokë të vjetër. Kemi mbaruar për mjekësi
bashkë dhe kemi punuar së bashku në spitale. Është doktor i kualifikuar. Nesër
do të operoj. Mos u shqetëso. E falnderova dhe ndjeva kënaqësi që ai , me
detyrën e zv. Prefektit, ishte interesuar për një bashkqytetarin e tij. Nga
interesimi i të dy mjekëve ndjeva sikur më ikën pak dhimbjet, uria, lodhja.
Interesimi më kënaqi, por kirurgu do ta bënte punën e tij, si dhe e bëri edhe
pa interesimin e shokut të tij.
Ditën
e Martë do të operohesha. Pikërisht në atë orë, ku po atë ditë do jepja
intervistën. Çfarë koiçidence. E pa
pritshme dhe e pa përsëritshme. Në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë. Më bënë
narkozën dhe doktori do të bënte punën e tij. Ndërsa unë, për të mos shkuar e
pa efektshme kjo kohë dhe me që ishte plotësisht ora, do t’ua them se si do ti
përgjigjesha gazetares me pak fjalë.
Ky
roman nuk është thjesht i ndërlikuar, por ngjarjet janë absolutisht kritike.
Aty kam thirrur artin narrative ndryshe nga peneli. U mundova të shkruaja
ngjarje të pa harrushme. Në mënyrë të organizuar kam shprehur dhe emocionet në
navatirritet të shikimit, perceptimit, leximit dhe përcjelljes së mesazheve.
Kam dhënë tablo të një realiteti të hidhur, duke gërmuar në kohë të shkuara dhe
të kohës ku jetojmë. Kryesisht në brendi u mundova të jap bukuri artistike, për
realitetin jetsor dhe historik. Të jap shtratin tradicional me ndjeshmëri në
tekstin tipologjik dhe poetik, me pasurim tej ndjeshmërie narrative dhe
evolimin dialektik të formave dhe të mjeteve shprehëse. Këtu del karakteri dhe
personaliteti im si autor. Jam munduar të përshkruaj karaktere njerëzore si në
çdo roman, novelë apo tregim timin. Por më shumë kam dashur të jap mesazhe. Jam
munduar të strukturoj dhe motivoj.
Romani
është trupi dhe shpirti. Ngjashmëria dhe mosngjashmëria. Mënyra e të shkruarit
është e reja. Një gjetje e re e imja në letërsinë tonë. Flet vet shpirti i të
dënuarit. Psqyroj një këndvështrim shpirtrash, duke u dhënë atyre mundësinë të
flasin. Shpirti jeton , kam shkruar unë, në bazë të trajtimit të romanit. Një
fantazi jashtë natyrës time. Por është diçka e re stili i të shkruarit. Jam
munduar të jap lidhjen e karakterit dhe mesazhit. Ndërmjet karakterit dhe
veprimit. Dhimbjes së karakterit të autorit me vuajtsit. Këtu flet vet i
vdekuri. Por jo trupi, i cili ngelet për t’u zhdukur, por shpirti i tij.
Ndjenjat e tyre të fshehura i bëjnë ato tradicionale dhe interesante. Jo të
parashikushme. Arti i këtij është shprehur nga faktor të bukurisë, emocioneve,
perceptimit. Të kap gërshetimin e këtij realiteti, por edhe muzikaliteti dhe
mozaikën e ngjarjeve e fenomeneve në filozofinë jo vetëm të imagjinatës
krijuese, por edhe të filtrimit psikoanalitik. Kapa një këndvështrim shumë
interesant të shtjellimit të karaktereve dhe personazheve, si një domosdoshmëri
e krijimit të prototipave për të bërë art. Jam munduar të jap shkakun e
vuajtjeve dhe shkaktarët, me një narracion romantesk ndërmjet një vështrimi
kritik krejt të ri.
Po
ta tregoja ngjarjen në vetën e tretë, do të dilte i thatë tregimi. i zakonshëm,
sado bukur t’i ndërthurja unë ngjarjet. Duke folur vet shpirti i tij ose i saj,
doli më origjinale, më e besueshme, sepse flet ndërgjegja e personazhit të
vdekur. Flasin realitetin shpirtërat e tyre, pa hakmarrje, pa ndjenja të
urryera për sa kanë kaluar. Ata flasin thjeshtë, me keqardhje për jetën e tyre,
por asnjë me urrejtje, as për shkaktarët e v dekjes të asaj ose atij. Shpirtrat
këtu flasin me ndjenjën e faljes. Këtu lexuesi do të gjej shumë mesazhe.
Ndofta
kaq do thoshja para kameras dhe gazetares, përveç ndonjë pyetje që nuk e kam
parashikuar.
Besoj
se sa zgjati operimi, do ketë zgjatur edhe intervista ime. Ndofta unë e mbarova
më shpejt, sepse nuk mbajta më mend gjë deri sa u zgjova. Operimi kishte vazhduar
mirë për qepjet e shumta, mbylljen e ballit me lekurë të marë nga një pjesë
tjetër e trupit, por copa që më mungonte
në ball dhe që më shoqëroi deri tek “Nënë Tereza”, nuk u vendos më në vëndin e
vet. Më erdhi shumë keq që një pjesë, sado e vockël por e rendësishme, u hodh
në plehrat e Tiranës. Kirurgu më ngushëlloi për shënjën, që do të më ngelej.
Ngushëllimet
ishin të shumta, por të gjithë me një urim. Pate fat, që je i gjallë!