Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kostandin Vogli: Intervista që nuk u dha

| E hene, 25.05.2020, 05:32 PM |


INTERVISTA QË NUK U DHA…

Nga Kostandin Vogli

Megjithëse ishte ora dymbëdhjetë e mesditës, çarçafin blu nuk e kishte zhubrosur akoma deti, i cili ishte ashtu si e kishte shtruar që në mëngjes. Diellin nuk e pengonte asnjë tufë resh në qiell, që të shtrihej në sipërfaqen e detit për t’u freskuar. Me këtë natyrë shpirti lodronte brënda trupit, sepse sythat i kishin hapur të gjitha pemët dhe kishin zgjatur lastarët. As ftohtë, as ngohtë. Që nga pishat lartë lëvizte një freski perkëdhelëse. Një jelek me pulla më qëndronte hijshëm mbi këmishën e bardhë. Ishte e hëna pas Pashke dhe veshjen e kisha festive. Së bashku me gruan time pas një shëtitje të kënaqshme anës dëtit, po ktheheshim në shtëpi ku na priste një drekë e njëllojtë me ushqimet e ditës së shkuar. Për të mos i numuruar se do të na lëshojë goja lëng, gruaja shkoi për të pëgatitur tavolinën, unë do t’i bëja një vizitë të shkurtër sime motre. Ishte për dy arsye vizita . Nuk e kisha uruar akoma për Pashkë dhe do ta njoftoja se do të nisesha për në Tiranë ditën e nesërme për të dhënë një intervistë në një kanal televiziv të rendësishëm. Për çdo suksesin tim ajo gëzonte dhe e priste këtë intervistë të paralajmëruar, që disa javë më parë. E respektoja sepse kishte njohuri për letërsinë dhe ishte një kritike e mirë për të gjitha sa shkruaja dhe unë i vija në zbatim. Ishte ajo që më shtyu duke insistuar që unë të shkruaja një novelë të gjatë dhe një roman, të cilat u pritën me shumë lëvdata nga kritika, më shumë dhe përtej kufijve.

Dita e Martë ishte lënë të paraqitesha para gazetares së mirënjohur dhe drejtuese e emisjonit “Vitrina e librit”. Ishte e treat e vërteta, sepse dy herë ishte anulluar për shkaqe natyrore. Aty do t’u përgjihjesha pyetjeve të gazetares për romanin më të ri, që kisha botuar para pak kohesh. Është një roman me të veçantat e tij. Këtu tregon shpirti i personazhit të vdekur. Por intervistën ta lëmë për më vonë.

Rrugica ishte e përpjetë, megjithatë po ecja  shkujdesur, se çfarë do më priste pak më lartë, nuk do më kishte shkuar kurrë në mëndje. Një grua me një fëmijë 4-5 vjeçar po mbarteshin si me përtim, të kapur dorëpërdorë gati në krahun tim. Kur kaloja andej, gjithmonë shikoja një qen, i cili lëshohej që nga fundi i oborrit dhe trondiste të dy portat prej llamarine, duke u ngritur në të dy këmbët e pasme dhe të parat i  nxirrte jashtë hapsirave të portës. Çfar të shikoje. I vëreja thonjtë e këmbëve si grepa parangalli për të kapur sinagridha e deri tek peshkaqeni. Ndërsa të shëmtuar, por shumë të shëmtuar kishte kokën. Me cilën kafshë të shëmtuar, nuk gjej dot për ta krahasuar. Atë kokë e nxirrte ndërmjet hekurave. Të gjithë kalimtarëve u dilte pa pritur dhe jo vetëm i trondiste, por nga përplasja e portës krijohej një zhurmë e madhe dhe i tmerronte. I trembesha edhe unë, por vazhdoja të përpjetën pa frikë kur sigurohesha, që porta ishte e mbyllur.

Por ishte krejt e kundërta atë ditë të prapë. Ishin komplet të haoura të dy kanatet e portës. Kafsha e shëmtuar ishte i zgjidhur. As unë, as gruaja me fëmijën, të cilën e kalova dy hapa nuk e pamë. Pa dëgjuar asnjë të lehur si zakonisht, qeni si shigjetë u nis që nga mezi i oborrit. Asnjë masë nuk munda të merrja, vetëm se i dola gruas me fëmijen para me shpejtësi. Qeni për pak sekonta do ta kishte mbytur fëmijën nëqoftëse unë nuk do ti kisha prerë rrugën. Po të njëjtin fat do pësonte dhe e ëma, e cila do përleshej me qenin për të shpëtuar të birin. Do ndodhte një tragjedi që do ta vuante shumë shtrenjtë pronari i qenit. Por ata shpëtuan. Përleshjen me egërsirën po e bëja unë.  Qeni synonte të më sulmonte drejt kokës, ndryshe nga qentë e tjerë që të nduknin këmbëve ose duarve. Gruaja ulëriu me zërin e kokës dhe ai zë ishte një alarm. Duke ulëritur, rrëmbeu fëmijën dhe vrapoi lartë rrugices. Më duket sikur akoma vrapon, sepse nuk e pash më. Të paktën të më falnderonte më vonë. Megjithatë që shpëtova e bëri një gjë të mirë. Nxorri shumë gra nga shtëpitë e tyre ulërima e asaj, të cilat lëshuan zëra të lemerishme. Ulërinin të tmerruara, kur panë qenin mbi kokën time.

Duke e shkelmuar dhe duke më shtyre ai në dishesë, për fat kisha rënë në një ndënjëse të ulët prej çimentoje. Grave të atyte shtëpive u shërbente për të bisetuar e për të qarë hallet. Një brez çimentoje ku mbështeteshin më ndihmoi kur qeni pa e mbledhur akoma veten, u hodh fluturim në ajër. Por unë i ulur dhe i mbështetur e godita me tabanet e këmbëve me gjithë fuqinë time. Goditja ishte në gjoks dhe ai u rrokullis në pjerrësi. Por shkathtësinë e atij qeni ja di vetëm ai që është ndeshur me të. Me kaq shpejtësi u kthye ball meje, sa edhe gur e dru të kisha pranë, nuk arrija ti kapja. Vëndi ku kisha rënë ishta shumë i pastër.

Thash më lartë, se për fat rash në atë pezul. Po të ishte ndryshe të isha rrëzuar, qeni do më ishte hedhur në grykë. Si egërsirë m’u hodh shigjetë, por unë munda ta kapja nën sqetulla me të dy duart të tendosura. Fitova përsëri sekonta. I forte isha edhe unë, por qeni ishte më i fortë. U tmerrova kur po më afrohej pranë fytyrës time, me ato turinjtë e tij të shëmtuar dhe tepër të frikshme. Janë të tmerrshëm Tigri dhe Luani, por janë më të bukur. Ky qen me sytë jashtë mase të shqyer dhe të kuqërremtë, goja e hapur deri në maksimum sa mund të fuste kokën time dhe brënda saj dhëmbët si fildish të verdha të grepuara, gjuha e madhe jargoshe dhe si hyrja e një shpelle gryka. E shikoja kur ajo gojë ndahej nga fytyra ime për gati dhjetë centimetra dhe i tmerruar mendova vetëm një gjë. Jo se do vdisja, se e mendova që gryka ime do përfundonte në atë grykë të çuditshme, por me ato dhëmbë do të më ripte fytyrën. Çfar mendon njeriu brënda disa sekontave. Do ikja i shëmtuar. Më i frikshëm unë i vdekur se qeni. Do trëmbja të gjallët dhe të vdekurit ku do veja. Nga ajo frikë mblodha gjithë fuqitë, i shkëputa duart nga qeni, mbulova fytyrën me to dhe i futa ndërmjet kofshëve. Do më vriste, por shpëtova fytyrën. Vëndi ku kisha rënë më lejonte të mblidhesha kruspull. Por qeni i fuqishëm mi vuri të dy këmbët e para në tëmtha, domethënë ma shtërngoi kokën me dy këmbët dhe me dhëmbë mundohej të gjente vend për ti ngylur. Lëkurën e kokës ma çau në disa vënde në gjatësi të madhe. Më në fund në majë të kokës e nguli një dhëmb dhe me gjithë hapjen e gojës , dhëmbin tjetër e nguli në vetull.

Të mos harrojmë se vazhdonin ulërimat e grave, por nga shtëpia e qenit, asnjë i gjallë nuk dukej. Unë sa më futi dhëmbin përmbi sy në vetull çfarë po ndodhte, nuk mora vesh më. Me sa më thanë, nuk kisha lëshuar zë deri në atë moment e më vonë. Më në fund kori i ulërimave u dëgjua nga të zotët e qenit dhe vrapuan, sigurisht dhe ata të tmerruar. Qeni i tyre ishte gati të mbyste një njeri. Kur u ndodhën para nesh, mua dhe qenit, e humbën. Më me zemër u tregua e zonja e shtëpisë, por nuk e shkuli dot, megjithëse u fut ndërmjet meje dhe qenit. Si nëpër mjergull e pashë, Gjaku që më rridhte nga koka e spërkati edhe atë. U  mundua kot. Më në fund e mblodhi pak veten burri i saj dhe me të dy duart e rrethoi qenin dhe u mundua ta shkulte nga koka ime, por ai nuk e hapte gojën. Këmbët e pasme në qiell, me këmbët e para nuk më la gjë pa çjerrë e shqepur. Por edhe me të pasmet deri në ato moment sa e çoi i zoti. Por dhëmbët akoma në kokën time. Përdori fuqinë e fundit dhe më në fund dhëmbët u shkëputën, por në atë pozicion. Pa e hapur gojën. Dhëmbi që kishte hyrë thellë në vetull, kishte dal. Por si kishte dal, do ta mësoja më vonë. Edhe rracën e qenit do ta mësoja më vonë. Të zotët prandaj u tmerruan më shumë se unë. Nga dhëmbët dhe nga të katër këmbët me thonjtë si maja thikash të kthyera,i çjerrë në të gjitha pjesët e trupit isha mbuluar me gjak. Se çfar po ndodhte, nuk kuptoja më.

Më hypën në një makinë që afruan urgjentisht. E pash sa më linte gjaku që më vërshonte përmbi sytë një grua që u hodhi një rrobë të më shtërngonin kokën të më mbante gjakun. Ashtu arritëm në spital dhe me borinë e pandërprerë të makinës. Unë nuk ndieja më as dhimbje. Isha i mpirë, gati pa ndjenja. Nga koka me rridhte shumë gjak.

Për ku isha nisur dhe ku shkoja brënda disa minutave. Më fantazohej fytyra e qenit pranë fytyrës time dhe duke u qartësuar pak se ku ndodhesha, u ngushëllova pak, që shpëtova fytyrën, dhe në fund të fundit, paskisha arritur i gjallë në spital. Nuk kuptoja akoma se çfarë dëmtime kisha pësuar në fytyrë. Dëgjoja vetëm zhurma. Ishin mbledhur shumë. Por unë kisha mjergull në sytë. Mos kam vdekur, mendova për një moment. Por se sa zgjati ai moment, nuk e mbaj mënd. Mu kujtuan shpirtërat e romanit tim “Udhëtimi i fundit”që i kisha mbledhur dhe po qëndronin pezull në hapsirë përmbi të vdekurin. Mos e kishte lënë trupin edhe shpirti im dhe tani po e sodiste nga lartë. Mos ndofta atë roman e shkrova për udhëtimin tim të fundit?! Shpirti po shikonte trupin që la, njerëzit që disa po qanin, disa shikonin të tmerruar dhe disa po merreshin me plagët e trupit tim, t’i mbyllnin dhe të më mbulonin me një çarçaf jeshil.

Nuk më vinte keq që do të v disja. Por nga se vdiqa! Do më vinte turp dhe i vdekur, kur të diskutonin disa me keqardhje, ose dhe pa keqardhje ndonjë. I ziu Filan. Vdiq nga një qen. Vdiq nga një qen? E tmerrshme. Atë mendova dhe se mos më kishte dal vërtetë shpirti, u trëmba. Të vdesësh nga një qen! E neveritshme. Se mos ishte Tigër apo Luan dhe do më mburrnin se u ndesha dhe vdiqa nga një kafshë e tillë. Po sikur të isha katandisur i shpërfytyruar. Të më kishte prishur fytyrën. O perëndi e pa njohur. Do vdisja i shëmtuar dhe jo i bukur si të tjerët. Çfar do shihte shpirti nga lart po është e vërtetë se ekziston. Po janë të v ërtetë ato shpirtra që kam përshkruar në roman. Heroin Vasil Llaçi që qëlloi Viktor Emanuelin kujtova. Që kërkoi një krehër, kishte të drejtë. Por mendova dhe kujtova përshkrimet në roman, se shpirti qëndron në ajër dhe sodit nga lart- poshtë. Unë njerëzit i shikoja nga poshtë- lart. Njerëzit ishin mbi mua dhe jo unë mbi ata. Ndieja të prekurit në trup dhe, jo thashë gati me zë. Nuk paskam vdekur. Shpirti nuk më ka dalë. Po qartësohesha dalngadalë, ndofta nga çpimet e shumta që më bënë. Dëgjova kur deklaroi kirurgu, se ai nuk mund të më bënte asgjë, sepse ky operim duhet të bëhet tek reparti i plastikës. Domethënë në Tiranë. Mendova se më ra pushim truri kur e dëgjova. Si nëpër tym të dendur e dallova doktorin kirurg dhe ju luta, vetëm në Tiranë të mos më niste. Të bënte ai vetë sa të mundte. “Unë e kam të pa mundur”, -  deklaroi dhe urdhëroi të bëhej gati ambulanca. Kur unë mendoja se si do të qëndroja në ambulancë për gati pesë orë, kryeinfermjeri dhe infermjerë të kualifikuar merreshin me mua. Ma fashuan kokën si kapelja e sultan Sulejmanit.

Dëgjoja qarje. Sigurisht që kishin arritur gruaja ime dhe vajza me dhëndërrin. Po dëgjoja dhe i pashë edhe pronarët e qenit që po qanin. Më kapën nga duart. Njeri nga një anë, tjetra nga ana tjetër. Më jepnin kurajo. Sigurisht që ata po qanin dhe më jepnin kurajo nga frika. Edhe unë u dhashë kurajo dhe atyre u ndriti fytyra. Si njeri i ndjeshëm që jam, në vend që t`ju kërkoja llogari, u dhash kurajo. Llogari thashë. Ata trëmbeshin nga proçedimi. Në ato moment unë e di si isha.

U tmerrova vërtet kur më erdhën në vesh disa fjalë të frikshme. “Çuditem si ka shpëtuar nga ky qen vrasës. Nga Pit- Bulli të rrallë kanë shpëtuar. Ky kur ti ngul dhëmbët, nuk i hap më, edhe po ta vrasësh”. Të tjerët vërtetuan dhe thanë njëzëri. “Ka patur fat!” Në vetull ëshyë vend më i butë dhe kur e ngriti me force, ai çkuli vetull, mish dhe kokall nga balli. Se çfarë më mungonte unë nuk e dija. Pit- Bull mendova  tmerruar. Shpimet që më benë nuk i ndjeva, pothuajse fare, sepse shpime më të mëdha kisha në kokë dhe në trup. Përveç gropës që më hapi në ballë, kisha edhe krruarje dhe çjerrje te shumta, që donin qepur dhe akoma kullonin gjak, megjithë mjekimet. Edhe veshët i kisha të grisura. Faqet, gushën, duart deri tek gishtat e shpuara tej e tej, gjoksin, barkun, kofshët. Po unë pse lodhem që i numuroj. Të gjithë trupin.

Kur e mësova rracën e qenit, e kuptova, që kam shpëtuar për fat. Sepse kur më hypi në kokë, mendova se do të më bënte shurrën dhe do të largohej. Dhe unë për një moment po  prisja shurrën. Le të më qelbte. Do lahesha. Por jo. Ai nuk ishte nga ata qenë “zotërinj”. Ishte një qen kriminel.

Që të bëheshin gati për në Tiranë, njerëzit e mi u larguan. Ndërsa dëgjova një krruarje karikje në krahun tim dhe pash me një bllok e një stilolaps në duar një polic, i cili sa u ul, filloi të më pyeste se çfarë kisha pësuar. U nervozova dhe me një herë filloi të më dhimbte koka. Nuk isha i zoti t’i përgjigjesha. E pyeta se përse kishte ardhur. Domethënë se filanit i ka ndodh kështu e ashtu, ishte njoftuar. E shikonte që isha në urgjencë dhe vazhdonin mjekimet. I shikonte të çjerrat e trupit dhe të rrobave që ishin bërë cope- cope. Ma shikonte kokën të lemerisur. A bëheshin nga gjë tjetër ato? Çfarë donte ai nga unë. Si të sulmoi qeni duhej të më pyeste. Aty kishte dëshmimtarë të ngjarjes, që kishin ardhur të shikonin se si do përfundonte gjëndja ime. Unë i thashë me gojë të mbajtur të pyeste ata që e panë përleshjen. Por ai deklaroi se përgjigjen e donte nga unë. Mendon se mos jam rrëzuar, i thashë me shpirtin që e shkelja me dhëmbë.

Ndoshta ai deklaratën e la me aq, por u informova më vonë se ai officer policie, kishte shok vjehrrin e të zotit të qenit, i cili edhe ai ishte officer policie. Edhe ai e shoqëronte, por unë nuk i dija lidhjet. Megjithë atë, unë nuk e di si e katranosën deklaratën. Dikush m’i solli në urgjencë celularin dhe orën, të cilën ma kishte hequr nga dora duke i këputur zinxhirin. Këmbët e pasme m’i kishin rrjepur rrobat e Pashkës.

Nuk më ndërruan. Me ato rroba të grisura dhe të gjakosura më nisën, sikur kisha dalë nga një ndeshje gladiatorësh. I mundur. Si ata që shikonim nëpër filma. Unë mendoja Tiranën dhe si kaluan dy orë a më shumë aty shtrirë, nuk i kuptova. Sedra për të qëndruar në këmbë më bëri që të nisesha vetë drejt ambulances. Nuk pranova të më mbanin, por isha gati të rrëzohesha. Sigurisht që me ndihmë hypa në ambulance dhe së bashku me mua edhe pjesa e vogël e trupit e mbyllur në një kavanoz me solucion. Kur më shtrinë në krevatin përtativ, pash dhe gruan time, e cila u ul në një karrike në krahun tim. Ishte zverdhur më keq se unë që më kishte rrjedhur një pjesë e madhe e gjakut. Po qante si një bust i gjallë. Më erdhi shumë keq dhe mallkova veten. i thashë të mos bëhej merak për mua, se edhe në gur të mullirit po të kaloj dal i gjallë. E porosita me aq fuqi sa kisha. Dhe vendosa të mos tregohesha ashtu si isha në të vërtetë, por të bëja lojë me zor.

Vajza, të cilën e lame në një gjëndje për të ardhur keq, sepse ishte tronditur jashte mase, do të vinte të nesërmen. Me viu-viu po udhëtonim drejt Tiranës. Si do veja ditën e nesërme dhe si shkoja sot. Jo mbarë me fytyrë e këmbë, por do t’i futesha me kokë mbrapsh dhe i shformuar. Ishim diku pranë Fierit, i lodhur e i coptuar më keq nga rruga, i shtrirë në atë krevat, i cili hidhej përpjetë sidomos kur kalonte pengesa rrugore ose ndonjë grope, kur më ra telefoni. Ishte ai që bisedonte me gazetaren për të dhënë intervistën. Më kujtoi se të nesërmen duhej të isha në orarin e caktuar. “Jam nisur drejt Tiranës”, -  i thashë. Dëgjova një shprehje që tregonte kënaqësi. Më tha se kisha bërë mirë që isha nisur që sot. Të nesërmen do linim një takim të pinim kafe tek “Tajvani” dhe të shkonim pak para orarit tek piramida, ku do të na priste gazetarja. “Më vjen keq i dashur, por sot para një qeni Pit-bull e dhash intervistën. Tani po shkojmë me ambulance drejt spitalit “Nën Tereza”, tek reparti i plastikës”. Heshtje. Nuk e kuptoi, ose nuk e besoi. Pas pak më tha se nuk kishte kuptuar asgjë. Ja përsërita. “Mos, domethënë intervista…” “U dha”, -  I thash si me humor, por më shumë u zgërdhiva. U mundova ti thoshja diçka, por përveç plagëve mu formua dhe një rreth në grykë. “Më vjen shumë keq. O Zot! Ai është më i keq se qeni i Hadit. Pit-bull. Po si ke shpëtuar nga ai qen vrasës. Bo – bo! Përsëriti. Kur dëgjova dhe nga ai se si kam shpëtuar, mendova se tani mund të isha i vdekur. U gëzova që isha i gjallë. “Më vjen shumë keq. Do shihemi. Të shkuara më tha i tronditur. Do shihemi”, -përsëriti dhe biseda u mbyll. Telefoni ishte gjakosur.

Ashtu,  çuditshëm, kur zbrita nga ambulanca , kush më pa u trëmb. Ai qënkish spitali “Nënë Tereza”. Por mora pak zemër se më priti me buzëqeshje doktori kirurg, i cili më dha kurajo. Ishte ai që do më operonte. Infermjerja që po më ndërronte plagët, më shikonte me shumë keqardhje. Më shtruan.

Nuk mjaftonte që ishim të pa ngrënë që darken e shkuar, por mua m’u ndalua të mos vija asgjë në gojë, sepse të nesërmen do operohesha. Mua në fakt nuk më kalonte asgjë në grykë, por shqetësohesha për gruan time, e cila ishte më e tronditur se unë. Kur dëgjoi për qenin dhe bëmat e tij, ishte bërë më e vdekur ajo se unë. I kujtova gatimet që lamë një e nga një që t’i hapja ndopak oreksin, por ajo qante për mua kur më shikonte me fasho dhe me dy qeska të mbushura me lëng të verdhë nën të dy sytë. Syri më kishte shpëtuar për dy milimetra. Por nëqoftë se dhëmbi i Pit-bullit do ishte futur në kafkën e syrit, do më kishte thërmuar pa vështirësi kafkën e kokës. Këtë më tha doktori kur e pyeta se mos do kisha pasoja. Kisha frikë për syrin.

Sa isha rehatuar pak, doktori kirurg erdhi në dhomë me një buzëqeshje që  më la pak të habitur. Më pyeti për një emër të njohur, i cili kohët e fundit ishte emëruar në qytetin tonë në një detyrë të rendësishme, se çfar e kisha. Kur dëgjova emrin e tij, u habita, sepse nuk e prisja. I thashë se e njoh mire. “Është bashkëqytetari im dhe kam një respekt të vaçant për të. Ka lexuar disa nga librat e mia”,  - i thashë. “Ishte njoftuar për ngjarjen dhe i shqetësuar më telefonoi. Jemi shokë të vjetër. Kemi mbaruar për mjekësi bashkë dhe kemi punuar së bashku në spitale. Është doktor i kualifikuar. Nesër do të operoj. Mos u shqetëso. E falnderova dhe ndjeva kënaqësi që ai , me detyrën e zv. Prefektit, ishte interesuar për një bashkqytetarin e tij. Nga interesimi i të dy mjekëve ndjeva sikur më ikën pak dhimbjet, uria, lodhja. Interesimi më kënaqi, por kirurgu do ta bënte punën e tij, si dhe e bëri edhe pa interesimin e shokut të tij.

Ditën e Martë do të operohesha. Pikërisht në atë orë, ku po atë ditë do jepja intervistën. Çfarë  koiçidence. E pa pritshme dhe e pa përsëritshme. Në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë. Më bënë narkozën dhe doktori do të bënte punën e tij. Ndërsa unë, për të mos shkuar e pa efektshme kjo kohë dhe me që ishte plotësisht ora, do t’ua them se si do ti përgjigjesha gazetares me pak fjalë.

Ky roman nuk është thjesht i ndërlikuar, por ngjarjet janë absolutisht kritike. Aty kam thirrur artin narrative ndryshe nga peneli. U mundova të shkruaja ngjarje të pa harrushme. Në mënyrë të organizuar kam shprehur dhe emocionet në navatirritet të shikimit, perceptimit, leximit dhe përcjelljes së mesazheve. Kam dhënë tablo të një realiteti të hidhur, duke gërmuar në kohë të shkuara dhe të kohës ku jetojmë. Kryesisht në brendi u mundova të jap bukuri artistike, për realitetin jetsor dhe historik. Të jap shtratin tradicional me ndjeshmëri në tekstin tipologjik dhe poetik, me pasurim tej ndjeshmërie narrative dhe evolimin dialektik të formave dhe të mjeteve shprehëse. Këtu del karakteri dhe personaliteti im si autor. Jam munduar të përshkruaj karaktere njerëzore si në çdo roman, novelë apo tregim timin. Por më shumë kam dashur të jap mesazhe. Jam munduar të strukturoj dhe motivoj.

Romani është trupi dhe shpirti. Ngjashmëria dhe mosngjashmëria. Mënyra e të shkruarit është e reja. Një gjetje e re e imja në letërsinë tonë. Flet vet shpirti i të dënuarit. Psqyroj një këndvështrim shpirtrash, duke u dhënë atyre mundësinë të flasin. Shpirti jeton , kam shkruar unë, në bazë të trajtimit të romanit. Një fantazi jashtë natyrës time. Por është diçka e re stili i të shkruarit. Jam munduar të jap lidhjen e karakterit dhe mesazhit. Ndërmjet karakterit dhe veprimit. Dhimbjes së karakterit të autorit me vuajtsit. Këtu flet vet i vdekuri. Por jo trupi, i cili ngelet për t’u zhdukur, por shpirti i tij. Ndjenjat e tyre të fshehura i bëjnë ato tradicionale dhe interesante. Jo të parashikushme. Arti i këtij është shprehur nga faktor të bukurisë, emocioneve, perceptimit. Të kap gërshetimin e këtij realiteti, por edhe muzikaliteti dhe mozaikën e ngjarjeve e fenomeneve në filozofinë jo vetëm të imagjinatës krijuese, por edhe të filtrimit psikoanalitik. Kapa një këndvështrim shumë interesant të shtjellimit të karaktereve dhe personazheve, si një domosdoshmëri e krijimit të prototipave për të bërë art. Jam munduar të jap shkakun e vuajtjeve dhe shkaktarët, me një narracion romantesk ndërmjet një vështrimi kritik krejt të ri.

Po ta tregoja ngjarjen në vetën e tretë, do të dilte i thatë tregimi. i zakonshëm, sado bukur t’i ndërthurja unë ngjarjet. Duke folur vet shpirti i tij ose i saj, doli më origjinale, më e besueshme, sepse flet ndërgjegja e personazhit të vdekur. Flasin realitetin shpirtërat e tyre, pa hakmarrje, pa ndjenja të urryera për sa kanë kaluar. Ata flasin thjeshtë, me keqardhje për jetën e tyre, por asnjë me urrejtje, as për shkaktarët e v dekjes të asaj ose atij. Shpirtrat këtu flasin me ndjenjën e faljes. Këtu lexuesi do të gjej shumë mesazhe.

Ndofta kaq do thoshja para kameras dhe gazetares, përveç ndonjë pyetje që nuk e kam parashikuar.

Besoj se sa zgjati operimi, do ketë zgjatur edhe intervista ime. Ndofta unë e mbarova më shpejt, sepse nuk mbajta më mend gjë deri sa u zgjova. Operimi kishte vazhduar mirë për qepjet e shumta, mbylljen e ballit me lekurë të marë nga një pjesë tjetër e trupit,  por copa që më mungonte në ball dhe që më shoqëroi deri tek “Nënë Tereza”, nuk u vendos më në vëndin e vet. Më erdhi shumë keq që një pjesë, sado e vockël por e rendësishme, u hodh në plehrat e Tiranës. Kirurgu më ngushëlloi për shënjën, që do të më ngelej.

Ngushëllimet ishin të shumta, por të gjithë me një urim. Pate fat, që je i gjallë!