Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Osman Geci

| E hene, 25.05.2020, 05:32 PM |


Jusuf Zenunaj

OSMAN GECI

(Këngë)

Osman Geci burrë Llaushe

ia lëmon tytën asaj pushke,

që e pat ruajt për ditë të bardha,

per me i dalë shkaut përpara,

për me i dalë armikut në pritë

siç ka qenë zakon në Drenicë.

Kaloi fushë, arë e mal

pa ra terri mbrriu n' Prekaz.

N' emër thërret Shaban Jasharin

i madh e i vogël para i dalin.

U gëzuan fëmijët , gra e burra,

si t'ish dasëm u mbushë kulla.

I zoti i shpisë në ballë të oxhakut

mirë po ndjek rregullat e konakut.

Ia jep fjalën mikut të shpisë.

Osman Geci llafin nis,

kur po i dalim përballë Serbisë?

Ajo ditë s'është larg, more dajë,

buzagaz ia pret Hamzai.

I madh e vogël gati jemi,

dajës Os i thotë Ademi.

Koha rridhte si ujë lumi,

por askend s'e zinte gjumi.

Pa u nda nata me ditën

rreth e qark armët krisën.

Luftë tri ditë e net me radhë

me armikun ballë përballë.

Për liri ranë i madh e vogël

e çuditën mbarë Evropën

si n' Prekaz s'kish ndodhë n'krejt botën !

J.Z. , më 24 maj 2020