E enjte, 28.03.2024, 10:22 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Nexhmedin Saqipi: Marrëveshja e arritur në Tiranë u konkretizua në Beograd

E hene, 25.05.2020, 09:40 AM


Bujanoc: Marrëveshja e arritur në Tiranë u konkretizua në Beograd

Nga Nexhmedin Saqipi

Lista shqiptare për zgjedhjet parlamentare, të 21 qershorit në Serbi, me titull "Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar", e cila kohë më parë ishte arritur në Tiranë me ndihmën e ministrit Cakaj, u konkretizua në Ambasadën e Shqipërisë të akredituar në Beograd.

Kjo nuk është hera e parë që bëjnë përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginë të Preshevë, të cilët për punë të mëdha siç janë zgjedhjet parlamentare serbe, duhet të akordohen në Prishtinë, Tiranë pa përjashtuar Beogradin, nga i cili i marrin privilegjet dhe instruksionet se si të punohet, kuptohet në frymën e ligjit dhe kushtetutës.

Jo vetëm kaq, Beogradi, i do përfaqësuesit shqiptarë të Luginës, të jenë bashkë në zgjedhjet parlamentare, ngase e di se ata nuk mund të marrin më shumë se dy deputetë, për të bërë mrekullira në një Kuvend me 260 deputetë, kurse i do të përçarë në zgjedhjet lokale, duke i hasmëruar deri në ekstremitet, për t'i sunduar dhe nënshtruar më lehtë.

Askund në botë përveç në Luginë të Preshevës, ndodh kjo, në nivel lokal shqiptarët janë pikë e pesë, kurse në iniciativa rajonale bëhen bashkë, kjo i bie se këtë e bëjnë për reklamë, për t'i fshehur marrëzirat që i bëjnë në betejat e turpshme për pushtet shqiptare të administruara nga Serbia.

Por, në këto zgjedhjet e fundit, prapë të gjitha subjektet nuk janë bashkë, nga pesë partitë e firmosura të marrëveshjes, mungojnë edhe disa tjera, madje duke e anashkaluar Medvegjën, të cilët bota shqiptare e ka harruar prej kohësh.

Lidhur me këto dukuri u shpreh, koordinatori i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, i cili para disa ditësh mori një iniciativë qytetare për t'i bërë bashkë subjektet politike në nivel lokal, për të vazhduar pastaj në nivele më të larta, mirëpo siç tha, ai, një nismë e tillë hasi në veshë të shurdhër.

"Lugina e Preshevës, ka kaluar nëpër disa palë zgjedhjesh lokale dhe parlamentare në Serbi. Nuk mbaj mend se këto zgjedhje, veçmas ato parlamentare, të kenë kaluar pa probleme të natyrës politike. Kush e di sa herë përfaqësuesit politikë kanë shëtitur nëpër qendrat shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, për tu bërë unik e në fund janë kthyer në Beograd për ta marrë dorën e pajtimit. Ky unitet sa për sy e faqe shpesh ka krijuar koalicione falso për qeverisje lokale, të cilat asnjëherë nuk kanë shkuar deri në fund të mandat, duke i prishur kuvendet komunale për interesa partiake, klanore e lokaliste. Nismën tonë për t'i bërë bashkë subjektet politike në Bujanoc e heshtën dhe e injoruan përfaqësuesit e atyre që shkuan në Beograd. Mirëpo, në mesin e shumë partive shqiptare në Luginë, gjenden edhe parti që mendojnë si shoqëria civile, se pa u bë bashkë në nivel lokal, nuk mund të jesh unik në nivel rajonal", theksoi, koordinatori Nexhmedin Saqipi.

Vlen të ceket se Lista "Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar", do të ketë 12 kandidatë të mundshëm për deputetë edhe atë nga radhët e subjekteve: PVD, APN, PD, LPD dhe GQ-LRPDSH, të cilat do të marrin pjesë aktive në grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, njofton Jetapress.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora