E marte, 16.04.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Kënga e zogjëve të majit

E diele, 24.05.2020, 03:54 PM


Kënga e zogjëve të majit …

Tregim nga Xhevahir Cirongu

Në lagjen time ka shumë fole zogjësh. Në dimër ato boshatisen, sepse banorët e tyre lergohen prej andej nga kanë ardhur.Heshtja e foleve të ndërtuara poshtë çative apo ballkoneve të shtëpive, duken sikur të thonë ‘’ejani e na vizitoni’’ o njerëz të mrekullueshëm ! Të gjitha foletë e ndërtuara me aq mund e me një mjeshtëri të rrallë nga shpendë të ndryshëm, formalizojnë një dekor ndërtime po aq të bukur, si vetë shtëpitë që dallohen për nga arkitektura e ndërtimeve të tyre. Në dimër s’dëgjojmë këngën e zogjëve, por foletë e ndërtuara me baltë e fije bari, apo edhe me materiale të tjera rrethanore, në heshtje ato zgjohen e flenë për të pritur miqtë e tyre shtegtarë sapo të vijë pranvera.

Edhe lulet në saksi të vendosura nëpër shkallë e ballkone, presin pranverën bashkë me këngën e zogjëve shtegtarë, sepse gonxhet e tyre bëhen më të bukura kur dëgjojnë korin e këngëve të zogjëve. Është maj i komshëm i vitit 2020! Njerëzit e qytetit tim bashkë me valët e dallgëve të detit kanë rënë në heshtje të plotë. Sirenat e anijeve s’bjenë më si në ditët e majeve të viteve të kaluar. Nëpër bulevardin e qytetit e të rrugicave, s’ka lëvizje njerëzish. Sa e frikshme kjo pandemi !? As qentë endacakë që dikur i shikoje nëpër kazanët e plehrave rrugicave të qytetit në orët e vona të natës; s’dihen se ku janë strukur nga frika e koronavirusit ! Kudo heshtje, ankth e pritje për të dalë nga izolimi….(!) Edhe dritat e ndriçimit të qytetit tim s’janë si më parë. Ato janë zverdhur si kungulli vjeshtak. Në qiell hëna natën dukej e zbehur, e si qeshte fytyra, ku yjet qanin e loti i vesës së mëngjsit pranveror të këtij maji ishte i hidhur. Kudo në botë dënjohej në këtë maj pranvere veç drithërima. Por edhe këtu në qytetin tim në brigjet e adriatikut. Gjethet e pemëve anës trotuarëve ‘’flisnin’’ me zë të mekur më këto ditë maji; ku koronavirusi ‘’fluturon’’ në çdo hapësirë të jetës sonë. Është maj e lulet s’kanë atë aromë të këndshme si më parë. Sa çudi !? Po rrugica e lagjes sime pse nuk gumëzhin si dikur? Aty – këtu dëgjoj vetëm ndonjë të qarë fëmije ku me zërin e ëmbël thërret : ‘’Nënë, baba !’’.  Vështroj nga ballkoni i shtëpisë sime foletë e zogjëve…Edhe aty s’dëgjoj këngën e tyre si më parë. Kanë kohë që janë kthyerë në folezat e tyre pranverore të ngritura në çatitë e ballkonet të shtëpive të lagjes sime. Edhe aty dëgjoj të qara cicërimash zogjësh të të vegjëlve, sepse heshtja dhe të mbyllur në foleza nga covid-19, ua ka prishur ritmin e jetës dhe të këngës bashkë me lulet e majit. Dielli i ngrohtë pranveror i  majit ‘’puth’’  çatitë e shtëpive e përkëdhel zogjtë nëpër fole. Kënga e tyre bashkohet me aromën e luleve të saksive në ballkonet e shtëpive, të pallateve, të lëndinave,…por edhe me zërat e fëmijëve që s’bashku ia marrin këngës së jetës si vetë lulet e bukura të majit. Rrezet e diellit na buzëqeshin të gjithëve duke pirë lotin e gëzimeve të yjeve atje në qiellin e kaltër.

Durrës, 24 Maj 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora