E merkure, 02.12.2020, 06:01 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: I vetmuar në mall

E diele, 24.05.2020, 11:57 AM


Nexhat Halimi

I vetmuar në mall

Ec e ec ashpërsisht hapësirës së vështirë 

Bie e rrëzohesh e s` arrin nga bredh mendimi

Fushës së fëmijërisë të lidhin tingujt me fyell

E buzë lumit përfytyrohet një vajzë e mirë

Tjetër vajzë e bukur me flokë derdh` në natë

Buzëqeshjes së mjegullës mitike krihet gjatë

E lart mbi të qëndronte i ndritur ai yll zgjimi

Në të dy krahët e dhiares çelin lule narcisë

Arrin shtangur te zemër e floçkës në Dumnicë

Ndërsa nuk të kujtohet nga vjen e nga shkon

E i bie vetes ashtit tënd të thyer në mollëz

Kanë ndodhur vrasje ndërmjet ka hyrë vetmi

Ujit të përgjakur për valë kalon gjallë një lirë

E një degëz e mollës ende e gjelbër e shtrirë

Kujtimit të vetes ik përmbi pusin e thartë

Veç ec e ec e ec ndërmjet etjes poshtë e lart

E zgjohesh tërë i djegur e i vetmuar në mall

Me figurën besimit të lashtë shqiptar në strall

Do të rrjedh gjak me të çelur pranvera prapë

Shpirt i fjetur

Bredhë kaq  kot vetes në një planet tjetër

Asgjë të njohur s` prek nga dhembja e vjetër

Asgjë s` më zgjon nga etja kurrë e fjetur

Ja prapë ik e ik udhës së njohur të arrij

Vetëm plepat vetmuar qëndrojnë të tretur

Gatitur për një mbi hijen e shtangur në hi 

E një degëz e mollës së kuqe  në gjithësi

E ti në kujtimin tim ndërmjet kohës së ikur

E kërkon pikën e fundit të gjakut gjysmë fikur

E një krua i zgjuar në zemrën e etur

Bredhë kaq vjet vetes në një planet tjetër

Kund s` të gjej shpirt memec tashmë i fjetur

Arrij deri te mali në kujtim e ec për vijë ujit

I takoj hijet mitike e zgjohet siluetë e mujit

Kund s`  të gjej shpirt memec tashmë i fjetur

Vetja e vrarë

Largësitë afërsitë rrugët sheshet etja e malli

E gjithçka tjetër kaq e rrafshët vetmisë prej zalli

Me zjarrin e vdekjen deri në pakuptim kujtimit

Ecjes buzë lumi në brigjet e së cilës ndrit figura

E floçkës së përfytyruar për thellësi të besimit

Një vajzë e bukur me flokë të gjatë perit mistik

S`duhej të bëhej asgjë  që nuk e fliste artin mitik

Asgjë  të shprehte përmbajtje me tone e ngjyra

Të ftohta të ngrohta çaste  fryme të zgjonte lira

Insertet të mos rikrijonin asnjë pamje të fjetur

S` duhej të shfaqej asgjë çfarë ndodhte brenda

As të digjej nga jashtë vetëtimë qelqit të vjetër

Asnjë lëvizje sidomos intervalet e reflekset e etur

Asgjë nuk ngjante të mos ndodhte diçka tjetër

S` dihej kujt i bënte gjëmën kujt i duhej zot Imi

E vetmja gjë duhej të merrte shpirt ishte besimi

E gjithçka tjetër e vdekur ditën  e diele të daljes

Ky krim i papritur lëvizjes së çmendur hijes së dytë

Alter egoja apo zërat e mbytur të cilët i dëgjon

E i kalon copëzat e derdhur të çastit të shurdhër

Të arrish prapë te vetvetja që të është vrarë

Apo kthimi

S` dihej nga shfaqej kujt i përgjakej koka zot Im

E dija ja është veç e vërteta dhe asgjë tjetër

“Sa më shumë të përdoret arrijmë të vetvetja”

Do të shpërfaqet Ismeti në udhët me vetëtimë

Me lulet e narcisit në duar e gjithnjë kaq i etur

Me mjekër të bardhë e natyrisht urtak i vjetër

E ndjek udhën tre mijë vjet rreth detit e ullirit

Prek breshkën bashkë udhëtare në rrugë zgjimi

Ja takohemi prapë me pjesën e vetes të tharë

Me lulen e gjakut të mbirë në plasjen e çarë

Me mollën e kuqe të zgjuar nga rrënja e hirit

E silueta e njëjtë vjen e shkon gjithnjë me gomar

S` duhej nga klithte nga vinte e kujt i duhej zot

Të arrij te vetja në plagën e gjallë në Dumnicë

Me hijen e mollës së kuqe ende të gjelbër në cicë

Ndërmjet dy stacionesh të etura në Toplicë

“S’ dihej ku ikte nga vinte e kujt i duhej zot Imi”

Në ëndrrën e shkëputur të më përgjak njëjtë

Apo të më ndjek dhembja e zgjimit apo kthimi

Vetmi e zgjur

Nata është e thellë e pashpjegueshme aspak

Vetmia pikturë surrealiste  flakë me brirë dashi

Çdo gjë shfaqet vetëtimthi pik e pik në gjak

E njënjëshme rrëshqet me pamje maceje pak

Vaj Fedorë ja sesi këputet etja prej së trashi

Hëna rrashtë përbiron dritës së vet për frëngji

Pamja është kaq e tmerrshme e mermertë

Ajo dritë derdhet ëndrrës së fikur me vjet e vjet

Spirales së territ zbret e prapë ngjitet pjerrtë

E unë kot të pres  kot të kujtoj nga vjen në hi

Ndërmjet dy stacionesh me tufë lulesh në duar

Shikon për dritare e në largësi shfaqet dimër

Shfaqet krahnezë në shtëpitë e rralla në vetmi

Unë në fytyrën time rënë  pa ngjirë në dritare

E zgjoj fundin në figurën e varur lart në ajër fare

E i mbyll sytë natës së thellë vetmisë së zgjuar



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora