E marte, 04.08.2020, 09:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Magjistari: Nuk ka më vend, qyteti im

E diele, 24.05.2020, 12:51 PM


ILIR MAGJISTARI

NUK KA MË VEND, QYTETI IM…

Po mbarojnё vendet në qytet

Nxito!

Ti mik,

Vёlla,

Shok!

Një vend pёr vete rezervo.

Për njё bibliotekë,

Librari,

Arenё,

Sport…!

Po mbarojnë hapësirat nё qytetin tim.

Nxito!

Njё vend rezervo.

Ta kemi për neser ,

Ku tё lozim domino.

Të vemё njё stol,

Ku skeletet tanё përqafuar

Të kujtojnё të sotmen.

Tё sotmen, që nxiton tё iki,

Të vidhet kalldrëmeve

Qё kurrë s'u bënё.

Dhe puthje qё kurre s'u dhanë

Se s'kishin ku...

Po mbarojnё vendet e lira në qytetin tim.

Kudo betonime,

Parkime...

Kazanet e plehrave kanë shkuar larg,

Kinema nuk ka mё,

As teatёr,

As skenë humori.

Ka trotuare

Me pllaka levizёse,

Me të dhjera qensh ,

Me tё shara të njereёzve që i shkelin,

Dhe ikin mёrmërimave

Qё treten ,

Në ajrin e lagёsht me urinë.

"Kursé bir ,kursé !!!"

Më thosh,

Me lot nё sy gjyshezeza

"...I bej ca lekё te blesh

Dy metёr katror në varreza"

Në qytetin tim ,

S'ka mё vend për ne,

Por vetëm pёr politikanë,

Megallomanё,

Qё thyejnë rekorde

Ëndrash të gënjeshtёrta,

Dhe duartrokitёs

Tё kthyer në mumje ,

Tё vdekur,

Të heshtura...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora