Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Dibrani - Transport: Urojmë festen e Fiter Bajramit

| E diele, 24.05.2020, 10:09 AM |


Urojmë festen  e Fiter Bajramit të gjithë shqiptarëve kudo qe jenë në botë

Dibrani - Transport  me seli në Shtutgadt të Gjermanisë ju uron të gjithë besimtarëve  shqiptar mysliman  Fiter  Bajramin dhe klientëve tanë që  ishit  në bashkëpunim me ne për të mirat e familjeve të tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia she shtetet tjera qe jemi te shtrirë me veprimtarinë tonë!

Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor.

Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar shqiptar edhe ne këto kohë të sakrificës botërore”. Të shtunën në të gjithë botën u regjistruan më shumë se 5.2 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe më shumë se 338 mijë të vdekur. Corona-virusi dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,qe do te gjendet shpjet ilaçi dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla. . Përmes këtij mesazhi iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim,frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj , pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lusim  zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja,lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj , në mbarë popullin tonë shqiptar dhe dhashë zoti qe mos te dëgjohet ma për asnjë të infektuar as të vdekur nga Corona–virusi në gjithë botën. Prandaj të nderuar besimtar shqiptarë dhe ju emigracioni  shqiptar i këtij besimi na lejoni qe  tu urojmë Festen e Fiter Bajramit  si me poshtë:

Të nderuar qytetar,vëllezer e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni, Firma e jonë www.dibrani-transport.de  ju uron   festën e Fiter Bajramit  të gjithë besimtarëve shqiptarë mysliman. Urojmë që kjo ditë madhështore e pastrimit shpirtëror e muajt Ramazan, e muaji të agjërimit , e muajt të dashurisë ndaj perëndisë,  e muajt të solidaritetit  për të varfëritë ,për skamnorët ,për të sëmurit,për invalidët e luftë se popullit tonë qe sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës  që sot e gëzojmë lirinë për t'i  festuar  festat tona të lirë  në atdheun  tonë të shtrenjtë.

Kjo festë le të shërbej si një mesazh i mirë për të gjithë ata që i përkasin Fesë Islame, duke shpresuar në ndjenjat e tolerancës, mirëkuptimit mirëbesimit dhe paqja të mbretëroj në familjet e juaja , në rrethin tuaj, në lagjen tuaj, në fshatin tuaj, në qytetin tuaj ,këto të mira dhurojani popullit dhe kombit  tuaj ,popullit shqiptar ,  ky mesazh le të jetë   si  mesazh i  bashkimit  tek flamuri i kombit  shqiptar,si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit të feve të njeri-tjetrit. Zoti e shpërbleftë popullin shqiptar, një popull paqedashës dhe të gjithë besimtarët e fesë islame qe ne nje periudhe pati nga ta qe i kontribuon Rilindjes sonë kombëtare përkundër sakrificave dhe rrezikut të pa ndalur nga ish pushtuesit e Perandorisë Osmane. Festat tjera le te na gjejnë edhe ma te bashkuar rreth kombit dhe “Shqipërisë se Bashkur”