E merkure, 21.10.2020, 12:06 AM (GMT+1)

Intervista

Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër

E marte, 04.11.2008, 11:07 AM


Halil Ahmeti
Ekskluzive

 

Intervistë me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër

 

Intervistë për Korridorin “ADRIATIK - ALPE”

 

Nga Albert Shala

 

Kur është themeluar Shoqata “DRINI Gjakovë-Shkodër”?

 

Shoqata DRINI Gjakovë-Shkodër është krijuar në vitin 2005 pas një vizite që i bënë Gjakovës një grup specialistësh nga Shkodra dhe Tirana,përkrahës të Projekt idesë për Korridorin Adriatik Alpe në krye me z Filip Guraziu, ing. Xhevahir Ngjeqari, Karl Kamsi, Hasan Ponari etj. Takimi u mbajt në praninë e mediave Shkodrane në Hotel Pashtriku.Takimi vazhdoi me një drekë pune tek Ura e Shejtë.Pas aktiviteteve të hershme të përbashkëta që nga viti 2000,mbajtja e Simpoziumit Kombëtar në dhjetor 2002 në Shkodër, për një moment u shkëputën lidhjet dhe ndikimi i faktorit politik Shqipëri-Kosovë rreth një përkrahje më të fuqishme Projektit Korridori “A.A.”. Pas bisedave dhe mendimeve të ndryshme  unë paraqita idenë për themelimin e  një OJQ duke pëfshirë Malësinë e Gjakovës nga zotni Guraziu doli mendimi tjetër që në përfshirje gjeografike të zgjerohemi me qëllim të ndikimit dhe senzibilizimit më të fuqishëm rreth projektit në fjalë.

Me që Shkodra historikisht ka patur lidhje tradicionale miqësore,tregtare-ekonomike,kulturore qindra vjeqare me Gjakovën vendosë që fillimisht të fomojmë  dy grupe punuese një në Gjakovë dhe një në Shkodër.Unë bisedova me intelektual dhe specialistë të fushave të ndryshme prej të cilëve mora përkrahje,pas bërjës së listës prej 10 anëtarësh ia pëcjella z. Guraziu me e-mail dhe të njejtën mënyrë vepruan Shkodranët.

Pas komunikimeve të vazhdueshme,përgatitjes të statutit erdhi akti final i harmonizimit tani të dy qendrave ku edhe mbajtëm Kuvendin e përbashkët themelues në Gjakovë.

 

Ju para themelimit të Shoqatës jeni angazhuar rreth projekteve  të ndryshme e në veçanti për Korridorin A.A.

 

Që nga viti 2000-2005 në nivele të ndryshme institucionale, locale e deri në nivelin Parlamentar si Deputet i Kuvendit të Kosovës bashkë me Deputetin e Parlamentit Shqiptar z.Azgan Haklaj kemi patur takime të rëndësishme duke theksuar  takimin me Presidentin Moisiu Presidentin tani të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova me Kryeparlamentar,deputet,Diplomatë të akredituar në Shqipëri dhe zyret ndërlidhëse në Kosovë,Ministra ,Kryetarë të Bashkive Komunave etj.

 

Cilat janë veprimet tjera konkrete...

 

Janë mbajtur Simpoziume Kopmbëtare në Shkodër ,Gjakovë dhe Lezhë.Më 13.06 2002 Qeverisë së Kosovës pas paraqitjes së Programit të Kryeministrit Bajram Rexhepi me shkrim ju është dorëzuar propozimi për plotësim të programit edhe një variant i lidhjes së Kosovës me Shqipërinë me infrastructure rrugore pra kërkesa dhe arsyeshmëria  e ndërtimit të Arteries rrugore Ponashec-Qafë Morinë(Tropojë)-Shëngjin.Kërkesa paraqitje e variantit tjetër komplementar të lidhes së Kosovës me Shqipërinë dhe Evropën me rrugë automobilistike si hap i rëndësishëm për bashkëpunim dhe integrime në rajon me vlera të shumëfishta pë qarkullimin e lire të njerëzve dhe mallërave dhe vlerave kulturore.

Kërkesa ju ka dorëzuar Presidentit Dr.Ibrahim Rugova,Kryeministrit z. Bajram Rexhepi,

Ministrit z. Zef Morina dhe Komisionit Parlamentar.

 

Ju keni patur edhe përkrahjen e Deputetëve në Parlamentin e Kosovës.

 

Pas Simpoziumit të dytë Kombëtar në Gjakovë mora nismën pë nënshkrimet e Deputetëve në Kuvendin e Kosovës ku 78 Deputetë kanë firmosur në përkrahje të Projektit “Korridori Adriatik Alpe”në mesin e tyre edhe Kryetari iParlamentit  të Kosovës z. Nexhat Daci ku pas marrjes së nënshkrimevemë24 09.2004  kam dhënë Deklaratë në séance Parlamentare. Të njejtë procedure e vazhduar edhe Deputeti në parlamentin Shqiptar z.Azgan Haklaj.

 

Cili është qëllimi kryesor i themelimit të Shoqatës DRINI Gjakovë-Shkodër dhe Shkodër- Gjakovë?

 

Qëllimi kryesor është integrimi mbarëshqiptar dhe ndërkombëtar në kulturë dhe ekonomi me prioritet Arterien rrugore e cila është jetike pë kombin dhe rajonin në tërësi Korridori

Adriatik Alpe e cila Arterie lidhë drejtë për drejtë rreth 1.5 milion banorë,Kosovën, Shqipërinë,Malin e Zi me Evropën Qendrore në tri drejtime:

      1.Përmes Portit të Shëngjinit,

      2.Përmes Shkodres me Ulqinin dhe Magjistralen e Adriatikut,

      3.Përmes Bajram Currit drejtimi Qafë Vranicë Plavë dhe Guci.

 

Shoqata DRINI ka botuar librin nga katër bashkëautor Shkodran z. Filip Guraziu,Anton Leka, Karl Kamsi dhe Eqrem Aga me titull Koridori ADRIATIK ALPE.

 

Pas Simpoziumeve në Shkodër Gjakovë dhe Lezhë të mbledhjes së materialeve është krijuar një libër I cili pasqyron punë 6vjeqare rreth projektit duke përfshirë edhe aktivitetet e Shoqatës DRINI.Ky libër është shpërndarë pas promovimit në tetor 2006 në Gjakovë 250 kopje falas intelektualëvedhe personaliteteve me ndikim në Kosovë,Evropë,SHBA dhe Australi,zyreve diplomatike në Kosovë institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve të Republikës Kosovës. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Shoqata DRINI Shkodër-Gjakovë në teritorin e Shqipërisë me qëllim të senzibilizimit dhe përkrahjes financiare.Në libër pasqyrohen përpjekjet dhe përkushtimi për të realizuar këtë projekt kapital duke dhenë arsyeshmërinë e ndërtimit ku do të përfitonte i gjithë rajoni.qoftë në aspektin integrues kombëtar dhe ndërkombëtar.por edhe të ndikimit të fuqishëm në ngritjen e mirëqenies ekonomike si rajon më i varfër në Evropë,por me pasuri kombëtare të pa shfrytëzuara mbitokësore dhe nëntokësore.

 

Sa jeni përkrahur nga Shteti Shqiptar dhe i Kosovës?

 

MTPT e Republikës Kosovës më tepër është përqendruar në Arterien tjetër Merdare-

Prishtinë-Kukës-Durrës,por aspak më e pa rëndësishme dhe e domosdoshme është kjo

Lidhje komplementare e cila përfshinë teritorin,numrin e banorëve dhe jep mundësi të zhvillimit ekonomik dhe të turizmit në Rajon.Investimi i MTPT të R.Kosovës është

Asfaltimi i segmentit rrugor Ponashec-Qafë Morinë,rrugë e klasit parë ndërsa Shteti Shqiptarka bërë mjaftë në këtë drejtim,segmenti rrugor Q.Morinë-Sopot rrugë e re 22 km.dhe nga Shëngjini deri në Mjedë poashtu rrugë e re 37 km.Pritet së shpejti rikonstruktimi i segmentit

Mjedë-Koman dhe fillimi i punimeve     në vitin 2009 të pjesës më të vështirë dhe të kushtueshme të Projektit Koman – Fierzë në gjatësi 44 km. sipas një parallogarie të projektit ideor kap një kosto 130 milion euro.Me këtë duhet të potencoi edhe investimet tjera të Qeverisë Shqiptare përkatësisht Ministrisë së Transporteve në punimet të cilat po bëhën në segmentin rrugor të rrugës kombëtare dhe ndërkombëtare B.CurrQerem- Qafë Vranicë dhe B.Curr-Valbonë rreth 34 km.Punimet po zhvillohen me intenzitet të shtuar dhe pritet që në vitin 2009 të jetë e përfunduar.Në këtë drejtim kontribut të veçantë po jep edhe Ushtria Shqiptare.

 

Cilat aktivitete mbarëkombëtare planifikoni ti zhvilloni më tutje!

 

Në këtë vitë kemi patur një varg aktiviteteve bazuar në strategjinë afatshkurtër të shoqatës duke filluar nga takimi I kuvendit të antarësisë me 24 maj ku më këtë rastë është shpallur anëtarë nderi shefi I misionit diplomatik I zyrës së republikës së Shqipërisë Z.Arben Çejku .Më këtë rast ishin prezent rreth 450 anëtar të shoqatës dhe simpatizant ,intelektual dhe ekspert te fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova si dhe të institucioneve ndërkombëtare .Në këtë takim morren pjesë nga Tirana ,Shkodra,Kruma ,Bajram Curri nder ta edhe Kryetari I bashkësi Bajram Currit ,Kryetari I bashkisë Krumes Kryetar komunash nga Tropoja Bujan Margegaj etj .si dhe kryetari I komunes së Gjakovës Z.Palë Lekaj .

Më këtë rast është hapur edhe ekspozita e fotografisë me 200 fotografi me titull 8 vjet punë dhe përkushtim korridorit Adriatik –Alpe .Për 5 ditë rrjesht e njejta ekspozit është hapur ne Bajram Curr me 16 qershor në kuader të aktivitetit kulturor mbarë kombëtar “Sofra Dardane “ . Ku me këtë rast përveq kryetarit të bashkësisë Z.Nuredin Ahmetaj morren pjesë edhe depoteti Aleksander Biberaj ,ish depoteti Azgan Haklaj dhe personalitete të kultures intelektuale të kësaj ane .Janë mbajtur gjatë verës një varg takimesh në Komunen Markgegaj Tropoj Bashkinë e Bajram Currit të Krumes ku janë trajtuar tema për infrastukturen lidhjet dhe bashkpunimi rajonal në edhe në fushat tjera si arsimi,shendetsia ,ekonomia emergjenc çështjet dhe përmirësimet e sherbimeve doganore .Në bashkinë e Krumes ka marrë pjesë edhe shefi I zyres diplomatike të Shqipërisë me stafin e tijë  Z.Arben Çejku ,nënpërfekti I Çarkut të Kukes ,kryetari I bashkisë Krumë veprimtarë nga diaspora në Shba dhe evropë .

Në të ardhmen e afert kemi paraparë 2 ekspozita të fotografisë një në Shkoder dhe një në Tiran , duke përmbyllur aktivitetet për korridorin Adriatik Alpe me shpresë se ministria e transporteve të Shqipërisë në vitin 2009 do të filloj punimet në sigmentin rrugor Koman- Fierzë dhe për realizimin e ëndres shekullore njëkohësisht hapjen e prespektives së jaronit për zhvillim dhe integrim kombëtar dhe ndërkombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix) Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me aktoren dhe këngëtaren e mirënjohur Maya Aliçkaj Ajete Zogaj: Intervistë Ekskluzive me Prof. as. dr. Begzad Baliun Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Bleona Qereti Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me fotografin Shkëlzen Rexha - Xeni Lorena Stroka: Interviste Ekskluzive me shkrimtarin dhe publicistin Albert Zholi Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin e luftës zotin Hajriz Demaku Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me zonjen Keze (Kozeta) Zylo, gruan e vitit 2008 Alma Papamihali: Interviste Ekskluzive me kengetarin e mirenjohur REMI Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e talentuar Greta Koçi Alma Papamihali: Ekskluzive, Zëri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kësaj rradhe kumboi në Berlin Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me legjendën e valles popullore Besim Zekthi Intervistë Ekskluzive me Azaleja Gashin, ëngjëllin e talentuar të lindur në mërgim Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora