Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Bajrami në kohë pandemie!

| E shtune, 23.05.2020, 12:00 PM |


Satirike

Bajrami në kohë pandemie!

Vitet rrokullisen, një nga një me radhë,

E ky si i fundit mos pastë ditë të bardhë!

E solli "Koronën", këtë lavire vrastare,

Për ta shkapërderdhur botën shqiptare!

S'na ndau Beogradi, Shkupi, Podgorica,

Sa ky lloj virusi i mbështjell me spica....

Politika jonë, ç'u mbush plot haram,

Si po na ndanë për Pashkë e Bajram?!

Tridhjetë ditë agjërimi, s'jemi lodhur fare,

Se sa me këto ndarje, që vijnë ashiqare!

Na bëjnë të ndihemi, në festa pa gëzime,

Më shumë hidhërime, se sa në varrime!

Ne e dimë "Korona", do të shkoj një ditë,

Po si të lirohemi, nga gjithë çoroditë..?!

Për të mos e zgjatur, një varg i Uruar,

Për Festën e Bajramit, qofshi të gëzuar!

Sevdail Hyseni