E premte, 19.04.2024, 02:59 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Prend Buzhala: ''Kulla e Oso Kukës''

E premte, 22.05.2020, 03:40 PM


PERFORMANCË ARTISTIKE-FIGURATIVE E GJON GJERGJAJT:

TENDA "KULLA E OSO KUKËS", MBISHKRIME ME TEMË KORONAVIRUSIN, MBISHKRIME NË FORMË REAGIMESH GJATË KËSAJ PANDEMIE... e deri te DHURIMI I FIDANEVE TË PJESHKËS

Një takim pas më shumë se dy muajsh mes miqsh... por Gjoni, ashtu si di ai, na pret përplot befasi që të habitin!

Nga Prend BUZHALA

1.

Takimi i parë vjen me performancën e artit; përpara na shfaqet një shteg që shhpie te një tendë me mbishkrimin në "kulm": "KULLA E OSO KUKËS"!

Mjaftonte që ishim katër veta për ta përuruar këtë performancë arti me imagjinatë tejet të këndshme e domethënëse... një si ngarendje E NGADALSHMEdhe hap pas hapi, për ditët që do të vijnë.

U mbyllëm më shumë se dy muaj e sot dolëm te Gjon Gjergjaj (Krushevë e Vogël afër Klinës): së bashku me Ismet Krasniqi Lala e Idriz Berishën.

2.

(U pajisëm me "uniformën aktuale", dorëze a maska. Fillimisht, nëpër rrugët e Klinës, ditë tregu. Klina ishte plot qytetarë, por të heshtur. Kjo kohë, si duket i ka frikësuar, qytetarët që duan “distancën sociale" me çdo kusht. Klina dallohet për disiplinë qytetare: e para u karantinizua dhe ndër të fundit çkarantinizohet. Gjithçka duket që bëhet me hapa të matur.

Kishin dalë (ditë tregu) edhe pleq, i dalloje tejet të disiplinuar, me dorëza e maska, duke kryer punët e tyre “në distancë”. Koha kishte imponuar një tjetër sjellje. Jonormalja që na u kthye në normalitet.

3.

Mësyjmë në Krushevë të Vogël (larg Klinës rreth dy kilometra) te Gjoni. Kryesisht, nëpër dekada, aty kanë mësyrë mijëra qytetarë, nxënës, kulturërdashës, për ta vizituar Muzeun e tij, më saktësisht Kullën-muze që mban emrin !Agimi i gjytetnisë” (emri i veprës së Gjeçovit që ka shkrime për arkeologjinë shqiptare).

Por te Gjon Gjergjaj përjetuam befasinë, të papriturën. Ismet Krasniqi përgatit “armën” e tij: fotoaparatin, për të zënë momente, skena atmoasferën...

Një performancë që shkakton humor të këndshëm, mposhtje të së keqes, reagime të lezetshme, por edhe domethënëse: mu aty ku ai ka kopshtin e tij, zë mbëltuar me fidane, perime, pemë, dulej një tendë e vogë me mbishkrimin "KULLA E OSO KUKËS". Një tavolinë me karrige. Dorëshkrime, ku Gjoni gjatë këtyre muajve ka shkruar (kryesisht krijime për fëmijë dhe drama). Aty ku ai ka krijuar PARAJSËN E TIJ, kullën individuale parajsore, me qenin rojtar, aq i sjellshëm me miqtë e ardhur.

Një shteg, që nga Kulla Muze e Gjon Gjergjajt, që shpie te një "kullë" tjetër" prej dërrasash, najloni, pëlhurash...pothuajse, një frymë servantesiane, një "betejë" e shpallur pa plumba, topa e armë, por me art, mbishkrime, portrete artistësh e shkrimtarësh, me emra krijuesish letrarë për fëmijë, shkrimtarësh, aktorësh,... emra personalitetesh ndërkombëtare që ndihmuan për lirinë e Kosovës (euroamerikanë), portrete të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Nënës Tereze, portrete artistësh, pano publike për teatër, art figurativ... mbishkrime me emra miqsh! Mbishkrime të shkruara në copa dërrasash, letër-hamer, kartonë, në balonë, topa futbolli, pëlhurë, nëpër pjesë gjësendesh të ndryshme... qofshin ato edhe në përdorëse për ushqim apo për ulje, pushim etj! Të duket sikur po lexon tabela orientuese, diku nëpër rrugët e trafikut rrugor, apo tabela që të orientojnë kah dyqanet, barnatoret, marketet, spitalet, zyrat shtetërore etj. Por jo! Tabelat “të orientonin” në një tjetër botë që ende po e jetojmë. Dhe që mendja njerëzore as menduar nuk e ka. Është tabela për të mos hequr dorë nga emrat tanë, nga ai realitet esencial që na rrethon me vlera, me ekzistencë, me art. Me jetën vetë.

4.

Të dukej sikundër gjendeshe në një ambient surreal e njëkohësisht aq konkret, të thjeshtë, të pranueshëm... pushues, që krijon atmosferë.. .

Nëpër Evropë janë të njohura performancat e tilla artistike përgjatë gjithë shekullit XX.

Mund ta quaje instalacion? Paj, meqë pçrënte rite të një kohe jonormale, përta shpojegua rme mejte arti e me koncepte nromale, gjithsesi. Meqë aty kishte dhe mbishkrime lutjesh (riti tardicional religjioz i krishterë që nga kohët ilirike), rite të poltikës sonë (rreth Amerikës dhe politikës së përditshme), rite rreth pandemisë (mbishkrime që ngërthejnë ligjërime të të folmeve popullore, forma e parë e reagimit mospajtues)...

Mikpritja vazhdon me pijet raki rrushi, verë, birrë, lëngje e ushqimet te tryeza para Muzeut (meqë dje ishte Dita e Muzeut, atë e shënuam simbolikisht sot). Aty është dhe miku Krishtë Dashi. Bisedat është krejt e natyrshme që zhvillohen për kohën që shkoi për më shumës e dy muaj. Gjithsesi, të përcjella me anekdota e humor...

Meqë Gjoni është edhe kopshtar i mirë, ai na dhuroi fidanë pjeshke për t’i mbjellë në kopshtet tona.

(Teksti: Prend Buzhala

Fotot: Ismet Krasniqi e Prend Buzhala)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora