Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Në pritje kthimi

| E premte, 22.05.2020, 10:48 AM |


Remzi Limani

NË PRITJE KTHIMI

Para se të merrte zogun prej metali

Ajo puthi ballin e nënës së lumtur

nënës së gëzuar pamje e mërzitur

qindra herë ia puthi sytë e përlotur

mallshëm mori ngrukas vëllezërit e saj

të voglin Flamurin e mori me buzëvajë

motras ia zuri faqet prej vëllai.

Pastaj mori fluturimin ngjiti qiellin

iku pët t'u kthyer tek rrënja e gjakut

matanë oqeanit të papërthekuar sysh

zbtiti në Ohio Nothern University

për t'u kthyer e çeritifikuar mirëfilli

zbatuese e ligjeve mbi ligësitë e kohës.

Dhe në kthimin e saj ylleshë hareje

do të shpërthejnë daullet e këngës

së bashku me pamjet e veshura gëzimi

do vërshojnë lotët faqeve të shtëpisë

lotët e shpirtit të nënës në pritje shpirti.