E enjte, 25.04.2024, 09:51 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Historia e vërtetë dhe historia e falsifikuar

E diele, 02.11.2008, 12:26 AM


HISTORIA E VËRTETË DHE HISTORIA E FALSIFIKUAR

Përfush të vërtetën tonë të së Djathtës Kombëtare Shqiptare, në Akademinë përkujtimore për dy luftëtarët e lirisë Afrim Zhitia (1965-1989) e Fahri Fazliu (1963-1989) që po mbahet sonte më 31 tetor 2008, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, me fillim në orën 17[1]

 

 

Nga Mr. sc. Kadri Mani

 

 

Dy dëshmorët, Afrimin e Fahriun, nuk i kam njohur personalisht, ama shpirtërish po se po: rezistencën heroike po e zhvillonin në lagjen tonë Kodra e Dillit!!

 

“Si e njoha Mit’hat Frashërin, përse Ramiz Alia i grisi traktet në klasë? Si Hasan Dosti me Frashërin nuk lejuan atentatet e të rinjve të Ballit ndaj komunistëve. Spekulimet ndaj organizatës së Ballit Kombëtar. Terrori komunist në çlirimin e Tiranës dhe akuza ndaj meje në gjyq, që kisha luftuar kundra vëllezërve jugosllavë.

Rrëfimet e Xhemal Alimehmetit, njeriut të Mukjes. Nuk është aspak e vërtetë se Ihsan Toptani është i vetmi dëshmitar i gjallë i Mukjes". Njeriu që flet është Xhemal Alimehmeti, tashmë në moshën 77- vjeçare, një nga ish- eksponentët e Rinisë të organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar. Me një kujtesë brilante, ai sjell në kohë ngjarje të një gjysmë shekulli më parë, ku ai ka pasur rastin të jetë dëshmitar dhe pjesëmarrës në disa të tilla, siç është Konferenca e famshme e Mukjes apo inkursioni i dy batalioneve të Rinisë së Ballit në territoret e Kosovës, në qershorin e largët të 1944-ës. Me një revistë në dorë, ku thuhet në një nga shkrimet e saj se Ihsan Toptani është i vetmi dëshmitar i gjallë i Mukjes, Xhemali sqaron se ajo gjë nuk qëndron, për faktin se përveç Toptanit sot jetojnë ende dhe disa persona të tjerë. Ata janë: Viktor Dosti (djali i Hasan Dostit), Arif Peza (i ardhur në Shqipëri kohët e fundit nga Kanadaja), Agim Leka (sot jeton në Nju Jork), Njazi Çarçani, të cilët së bashku me vetë Xhemalin kanë qenë në atë mbledhje si përfaqësues të Ballit Kombëtar, ndonëse jo në delegacionin prej 12 vetash që kishte dhe të drejtë vote. Përveç këtyre, në atë mbledhje kanë qenë dhe Ramiz Dani dhe Agim Çaçi, që ishin pjesëtarë të Legalitetit dhe sot janë ende gjallë.”

-----------------------

Të nderuara zonja dhe zotërinj, rini migjeniane, vogëlushë të dashur, në këtë Akademi Përkujtimore ku po paraqitemi me përvujtni dhe dhimbje krenare për këta dy dëshmorë dhe për dëshmorët tjerë të shumtë që me gjakun e tyre na e sollën lirinë, të cilën nuk po dimë mjaftueshëm ta çmojmë dhe t’i vlerësojmë situatat histrike në momentet e dhëna e në evoluim pas dekadash të zbulimeve shtesë të shkrimeve e të të dhënave statistikore.

Falënderoj natyrën që më dha jetë deri më sot, ngase jam i bindur që po në këtë sallë kunëdrshtarët e mi politikë do të më këndonin këngë lavdie, duke më paraqitur me ngushticat e atëhershsme informative e statistikore, si konservator “enverisht”!!

Jam anëtar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare me librezën nr. F-02-4432.- si dhe bashkëshortja ime, zonja Shukrije Bunjaku-Mani me librezën nr. F-02-4433, ndërkaq, numrin e librezës për vëëllain  Ramiz nuk po mund ta shënoj pasi ne jetojmë në Prishtinë dhe ai në Gjilan. Jemi duke u përpjekur që të bashkohmi edhe me Ballin Kombëtar dhe me NDSH-enë, për ta bërë një Parti të madhe të së Djathtës Kombëtare Shqiptare, e vetmja thjesht- shqiptare, e pa përzier dhe e pa infektuar me mikrobin sllav, tamam sikur kompjuterët me virusë!!

Këtu po sjell një pasus të falsifikatorëve të historisë:

 

“Kohë më parë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nënshkruar kurrë asnjë marrëveshje me forcat të cilat e kishin okupuar Turqinë. Për më tepër ai i vuri Turqisë themelet e një shteti të fortë laik, themele këto mbi të cilat Turqia moderne po rrugëton me shumë sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar këtë marrëveshje turpi të të adhuruarit të saj, Ahmet Zogu!
Dhe kjo është vetëm njëra prej faqeve të zeza të turpit, por jo e vetmja.”[2]

Kështu i shrembërojnë faktet historike amhet qiriqët e sheradin berishët me kompani, paçka se dihet botërisht se Pashiqi i mashtuar nga Mbreti ynë Ahmet Zogu, pati bërë vetëvrasje, përse e heshtin këtë të dhënë pashtrikët, shtrikët, shtrikët, shtrigat e shtriganët!?!

 

Antikombëtarët mllefin e kanë tek autostrada!

 

Socialistët e tërbuar anikombëtarë dhe aantiinstitucinalë me damkë pisë, e krikojnë zonjën Jozefina Topalli dhe Shtetin e sotëm Shqiptar, për shkak të lidhjes me autostradën!!! Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se vetë ata janë të paguar e të yshtur nga skllopi çetiniko-andart!! Ja, pra, këto janë faqet e zeza dhe turpet socialiste në relaconet Prishtinë-Tetovë-Tiranë-Mërgatë!!!!

Unë rrjedh nga një familje nacionaliste NDSH-iste. Pak histori të famijeve tona:

 

RAMIZ /MURAT/ OSMANI

 

Vëllai im, RAMIZ /MURAT/ OSMANI (17.2.1920), dhe kushërinjtë tanë e një katundar yni, pjesëtarë të NDSH-së të Mulla Indrizit e të Gjon Sereçit me shokë, qenë arrestuar nga organet e OZN-as më 1949, dhe qenë dënuar me burgim:

Shefki Osmani 20 vjet,

Ramiz Osmani 18 vjet,

Nuhi Osmani...15 vjet,

Zylfi Musliu.....15 vjet,

Mulla Musli Osmani-8 vjet,

Vëllai ynë më i riu, Begzad Osmani.......12 vjet.

Kadri Osmani-Mani................................17 vjet

Gjithësej..................................................105 vjet burg të rëndë.

Kurse unë Kadri Mani kam qenë i dënuar me 25 vjet dhe i kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtië-Mitrovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.

Vëllait tonë Ramizit i ka qëlluar ditëlindja në ditën e Pavarësisë, dhe e knë ftuar në Komunën e Gjilanit për t’ia uruar Ditën e Pavarësisë!!

Dhe kur sot nacionalistët po quhen kolaboracionistë të gjermanëve, ne po jua përkujtomë partizanëve të Enverit e të Fadilit se ishin kolaboracinistë të sllavëve!!

Dhe këtë e vërtetojnë shumë burime të të tjerëve dhe tonat:

-Konferenca e Bujanit  për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe pastaj Senaca e Prizrenit për bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe ekzekutimet e nacionalistëve;

-Prishja e Mbledhjes së Mukjes dhe vrasjet e nacionalistëve,

-Viktimat e Tivarit;

-Dëshmitarët e gjallë dhe të dhënat statistikore-shkencore: Aba Xhyska Lozana me bashkëshortin e vet dhe me të bijtë, Shaban e Ramadan Polluzha me Hajriz Demakun me shokë, Prof. Ymer Berisha, Marije Shllaku, Arshi Pipa, Sami Repishti, Zef Pllumi, Pjetër Arbnori, Osmani Kazazi, Drita kosturi, Prof. Dr. Astrit Leka,  Teodor Laço...

 

Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”:


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.

 

 (Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

 

Për krahasim me humbjen e aftësisë mendore në rorturat e Shqipërisë 408, në torturat e kosovarëve në Jugosslavi ky numër nuk arrinë në 10, unë njoh këta: Ismajl Haradinaj, Rafi Halili, Bajram Nazifi...

 

 PROFESORI AKTIV QË PUNON E HESHT- Prof. Dr. Astrit Leka

 

“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“

(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).

Ky profesor Leka, pas luftës ka shkuar te varrezar e nacionalistëve dhe jua ka dërguar nganjë lule, duke iu kërkuar alje: Mburresha që kam qenë parzizan... ju kemi akuzuar për kolaboracionistë të gjermanëve, ama edhe ne ishim kolaboracionistë të sllavëve!! Nga ana ime po ju krkoj falje, ama a na falë populli e Zoti, këtë nuk e di!!

Luftaa e Shaban Polluzhës

“Kjo luftë qe kryesue prej heroit, po, prej heroit ambicioz, SHABAN POLLUZHA. Mu aty ku u duk se të gjitha shpresat e qëndresës kundër brigadave hakmarrëse të kombinueme shqiptaro-jugosllave do të ishin të kota, mu aty, nga rrënojat e djegiet, e regjun në gjak e flake, shkrumnb, fytyra e dëlirtë e Profesor Ymer BERISHËS shkëlqeu me organizimin, strategjinë dhe largëpamësinë e tij. Ai, si parabole ylberore ngashëruese e mishnonte në vetëvete idealin e kombit. Për këtë ideal ai u ba si zjarrmi i pashuem i trungjeve të nëndheshme shqiptare që duel si të krishtenët nga katakombet e Romës, për ta shpërda edhe njihere dritën e SHPRESËS SË LIRISË... Kërkush nuk ua mohon se trevat shqiptare që u rimposhtën nga terrori komunist jugosllavo-shqiptar gjatë 1944 e 1945-ës, nuk dhanë dëshmorë të pavdekshëm si: HAKI TAHËN, Ibrahim LUTFIUN, Azem MORANËN, Gjon SERREÇIN, Ajet GËRGURIN, Mulla IDRIZ GJILANIN, Ndue PËRLLESHIN, Xhemë GOSTIVARIN, Ahmet SELACIN, Ukshin KOVAÇICËN, Bislim BAJGORËN, Haradin VIDISHIQIN, Halim ORANËN, Halim SPAHINË, Alush SMAJLIN- QERRATANË, Qazim BAJRAKTARIN e Astrazubit, Marije SHLLAKUN, Atë BERNARD LLUPIN, Prof. Kolë PARUBIN, Gjergj MARTININ, Vocajt e Shalës së Bajgorës, Mefailët e ZAJAZVE e shumë prisash tjerë të gjallë e të vdekur, te cilët çdo Kosovar e ka për detyrë me i vu në pah për hir te atdheut të përbashkët. Asnjanit prej tyne s’duhet t’i mohohet as guximi, as flijimi, as pastërtia e qëllimit të shëjtë, por në të gjithë këtë ARADHË MARTIRËSH prof. YMER BERISHA dallohet si ma stoiku e vetëmohuesi, si ma organizuesi e ma i urtui, si ma i dashuri e ma i matuni, si ma i vëndosuni e ma i padhanuni. Mu për këto veti, ai qe pranue prej shumicës së luftëtarëve nacionalista, pa këqyrë anime partiake, si udhëheqësi i PËRGJITHSHËM për çlirimin e krahinave shqiptare nga zgjedha e re komuniste sllave. Mjerisht, profilin e këtij idealisti e luftëtari të flaktë nuk e ka vu ende askush në pah si e sa duhet”... “Unë jam i bindun...-shkruante më 1966-ën atdhetari Zef NEKAJ-...”se Profesor Ymer Berisha përmblidhte në vetëvete cilësitë ma të spikatuna të dëshmorëve shqiptarë antikomunistë. Atij mund t’i mvishet pa drojë, filozofia patriotike e Anton HARAPIT, urtia e Lef NOSIT, dufi shpirtëror i Kolë TROMARËS , guximi, durimi e vetëmohimi i Alush LESHANAKUT, takti organizues e pajtues i Dr. Mark GJOMARKAJT. Ai që shembull, si student në atdhe e jashtë, shëmbull si profesor në Normalën e Prishtinës dhe shembull i shembujve në mal e në luftë, tue u ba kështu prototipi i patriotit kosovar. Gjithë ata që e njifshin e patën fatin të punojshin me të në fushën arsimore e kombëtare, vëjshin re se ai ndryshonte në vetë parimin e moralistit të flijuar, për një çështje drejtësie e humanitare”. Krahasimi i martirizimit të kosovarëve me martirizimin e Jezu KRISHTIT, Profesor Ymer Berisha vetë e theksonte haptazi se ishte frymëzue nga parimi i  SHPETIMTARIT të krishtërimit, JEZU KRISHTI, të cilin e quantë si moralistin ma të madh që ka pasë bota ndonjiherë. Ai e kishte bindë veten se duhej medoemos me i përngja këtij moralisti - ( Jezu KRISHTIT); prandaj pareshtun ua përmendte bashkëluftëtarëve myslimanë, se rruga dhe shembulli ma i qartë i flijimit për një ideal te lartë, qoftë humanitar, qoftë patriotik, është vetë KRISHTI - ( Hazreti Isaja- siç e interpretonin luftëtarët e tij, emrin e Krishtit (E.F. ). Ndër mundimet e vuajtjet tona, përseriste ai me ngulmim, na duhet në çdo rast me mendue Krishtin e pafaj, sepse vetëm kështu mund të vdesim të qetë si Ai, dhe vetëm kështu do të fitojë drejtësia mbi përsekutorët.”[3]

Disa familje të dëshmorëve po ju bëjnë padrejtësi të madhe dëshmorëve të vet, që në fakt tanimë ata janë edhe të popullit e të atdheut për të cilin luftuan dhe u flijuan; duke jua ngushtuar veprimtarinë e tyre kombëtare, nën “flamurin” e një lecke partike!!

DITA E DËSHMORËVE - DITË E RINGJALLJES KOMBËTARE SHQIPTARE

„Dita e Luftëtarëve të Rënë, është Dita e Dëshmorëve të Kombit, është njëra prej ditëve më të shënuara, është Dita e Ringjalljes së tyre, mbi sakrificat e gjakun e të cilëve qëndron Shqipëria, qëndron liria jonë.

Martirët, pra, janë fondi i pavdekshëm i memorjes kolektive shqiptare. Të Rënët e Kombit janë, pa dyshim, pjesa më e çmuar. Një komb dallohet se kë nderon, edhe unë mendoj, se më të mëdhenj se ata që vdesin për liri- nuk ka. Ata janë një faktor i fuqishëm i bashkimit, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, janë pa parti. Partia e tyre, do të thosha, është- liria. Martirët, pavarësisht nga mosha, janë të pavdekshëm, ata për moshë kanë pavdekësinë.

Në përgjithësi, ata kanë qenë njerëz të thjeshtë, por të gjithë kanë qenë të mëdhenj në vdekje, prandaj do të nderohen përgjithmonë“.[4]

Ju falemnderit për vëmendje.

 

 

 

 



[1] Kopjen e kësaj paraqitje e dorëzova paraprakisht, por as më thirri kush dhe as ma përmenden emrin!

[2] Ahmet Qeriqi: Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë (Po i shpallin heronj, derisa nuk i shpallëm tradhtarë); botuar te Agjencia (agjenturrore)- Pashtriku.
 

 

[3] Emin Fazlija: PROFESOR  YMER BERISHA UDHËHEQËSI DHE FARKATARI I DENJË I IDEALIT KOMBËTAR PËR RIBASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE NË NJË SHTET  ETNIK, DEMOKRATIK DHE PËRPARIMTAR.

 

[4] Nga Ekspozèa e presidentit Sali Berisha, në Ditën e Dëshmorëve, më 5 Maj 1993, te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, përpara Lapidarit impozant „Nëna Shqipëri“.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora