Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Stine

| E marte, 03.07.2007, 09:27 PM |


Ja çfarë mund të bëjë Stine për 11 minuta?!…

-Çfarë do të thotë të krijosh muzikë për ju?
-Të krijosh muzikë do të thotë gjithçka. Gjithçka që unë kam dashur të bëj gjatë jetës time ka qenë të bëj muzikë. Tashmë që ia kam arritur qëllimit në kuptimin që muzika që unë bëj, njerëzit e dëgjojnë, kjo më bën që të ndihem me të vërtetë mirë dhe aq më tepër kur muzika ime pëlqehet.

-Zakonisht nga e merr inspirimin për këngët tuaja?
-Zakonisht nga jeta ime e përditshme… jam real dhe më pëlqen të jem i tillë, sigurisht që edhe fantazia ka pjesën e saj.

-Çfarë do të na thoni për çmimin e Top-Fest-it?
-Në Top -Fest 4, u futa me qëllimet e mia,  të dal më ndryshe … më energjik, më dinamik dhe me një koreografi të veçantë. U ndieva i vlerësuar me çmimin “Best Mail”, nuk është primar çmimi, por mendoj se do më duhet në karrierën time. Më i rëndësishëm se marrja e çmimit mendoj se është pëlqimi i këngës nga spektatori.

-Kur do të kenë mundësi fansat tuaj që të kenë një album tuajin?
-Albumin e kam në përfundim e sipër. Brenda një muaji do të dal dhe do të ketë 15 këngë dhe do të realizoj dhe disa klipe dhe do jenë këngët më të bukura të albumit.

 -Çfarë mund të realizoni vetëm për 11 minuta…?
-Për 11 minuta mund të përmbyset dhe bota (qesh), kam kompozuar këngën e Ponit, frymëzimi ka qenë për 5 minuta, që ta shtroja profesionalisht normal që donte një javë. 

 -Çfarë mendimi keni për muzikën që bëhet në Shqipëri?
-Mendoj që ka këngëtarë shumë të mirë dhe të këqinj, matësi më i mirë është populli në këtë rast.

-Cila është kënga juaj që keni më për zemër dhe pse?
-Mendoj se kënga “Ishe ti” vazhdon të jetë shumë e dashur dhe e preferuar akoma. Dhe në shumë turne fansat e këndojnë bashkë me mua.

-Ju pëlqen fakti që shumë ju etiketojnë si melankolik?
-Kjo ka qenë një ndër arsyet që së fundmi nuk u paraqita me baladë. Nuk dua që të më vihet ai titulli: “këngëtar baladash”. Unë jam këngëtar melankolik, di ta trajtoj bukur, por jo gjithmonë. Por di të jap shumë gjëra, siç ishte dhe koreografia në Top-Fest.

-Cila është gjëja më e çuditshme që keni bërë deri tani?
-Kam rënë në gjumë  në orën 12 të natës dhe pas tre orësh jam zgjuar nga një ëndërr e keqe dhe nuk më zinte gjumi më nga makthi… ulem në studio dhe bëj një këngë të bukur. Ajo këngë është bërë hit sot, nuk kam dëshirë ta them titillin.

-Diçka për lukun: kush kujdeset për pamjen tuaj?
-Kujdesem vetë, ia kam marrë dorën e di se çfarë kërkon skena. Gjithë daljet e mia në skenë kanë qenë zgjedhje të mia. Kam frymëzim ende vetë, ndaj nuk marr mendimin e një stilisti… në momentin që do ta gjykoj të arsyeshme, do konsultohem me një specialist mode.

-Sa të zënë e ka zemrën Stine?
-No koment

-Personi më i rëndësishëm për ju, kush është?  
-Familja ime, është gjithçka për mua. 

Spekter