Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Në mes Ramës, Bashës dhe Metës

| E premte, 22.05.2020, 02:00 PM |


Në mes Ramës, Bashës dhe Metës

Nga Zenel Çeliku

Politika shqiptare shpesh del nga shinat e një politike konstruktive dhe europiane. Në skenën politik egzistojnë rreth 130 parti, por politikën kryesisht e bëjnë PS, PD, LSI dhe disa partner të vegjël të tyre. Për cdo lëvizje politike ndërmjet këtyre partive anatemohen liderët e tyre si Basha, Rama dhe Meta si president dhe si lider në hije i LSI. Shpesh krerët e këtyre partive politike konfliktuohen me pak shkak ose edhe pa shkak, dhe kjo ndodh vetëm e vetëm për interesa partiake për pushtet. Ata shajnë, ofendojnë, shpifin dhe akuzojnë njëri-tjetrin vetëm e vetëm për pushtet. Por hera herës I shikon edhe në dashuri” të heshtur”. Këto skena të shpifura bëhen e ribëhen shpesh me qëllimin për të fituar sa më shumë kredo politike duke prodhuar deklerata kërcënuese, kulisa dhe shfaqe destruktive??? Këto shfaqe bëhen sepse politika të jep pushtet, ndërsa pushteti të bën të pasur, sepse pushteti është biznesi më I mirë në këtë vënd të varfër. Por ndodh një fenomen shumë negative, kur ka komente që Rama & Basha & Meta kanë patur mirkuptime midis tyre, menjeherë dhe ashpër fillojnë reagime shumë të forta veçanërisht ndaj Bashës, për fat të keq kjo ndodh nga krahu politik I tij. Përse???

Ndërkombëtarët në kohë pas kohe kanë investuar shumë dhe kanë kërkuar dhe kërkojnë që politika (PD & PS & LSI) në Shqipëri të bëjnë veprime dhe politike konstruktive, transparente, në mbështetje të reformave në tërësi, veçanërisht të mbështesin Reformën në Drejtësi dhe Reformën zgjedhore. Sëfyndmi, Ambasadori I BE në Tiranë-Luigi Soreca, konkretisht tha :

Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE. Në të njëjtën linjë është edhe Ambasadorja Amerikane në Tirane-Yuri Kim, e cila theksoi se :

SHBA-të duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i yni dhe pjesë të familjes europiane. Ne nuk duam marrëveshje të fshehta për Reformën në Drejtësi për të cilën ne kemi investuar. Shqipëria nuk mund ta arrij këtë, pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra për të cilat mund të bëhet pazar, por këto janë domosdoshmëri për shqiptarët. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra-përfundon Kim. Ndërkombëtarët kërkojnë politikë pa prapaskena dhe larg rradikalizmave të frikshme të cilat shpesh hedhin deklarata për mos bindje civile, që do të thotë të kthehemi në një 1997 & 1998 & 2011 të dyta.

Ditët e fundit po shikojmë një acarim, konflikt të madh midis mazhorancës dhe opozitës së bashkuar dhe kjo ka ndodhur për shëmbjen e Teatrit Kombëtarë (TK). Skenat që kanë ndodhur para pak ditësh ku opozita dhe artistët protestuan fuqishëm kundra shëmbjes së TK, të kujtojnë ngjarjet tragjike që kanë ndodhur më 1997, më 1998 dhe 2011. Ideja për shëmbjen e TK ka më shumë se dy vite që diskutohet e kundërshtohet fort nga opozita. Me këtë rast opozita është e revoltuar shumë, por natyrshëm lindj pyetje :

Vërtetë për opozitën TK është kauza e saj ? A thua çështja e TK po e shqetëson mbarë popullin të cilët janë ndarë në dy grupe? Kush janë problemet madhore sot për shqiptaret të cilët tashmë pas Covid 19 kanë problem edhe bukën e gojës??? A ka mundësi që opozita e bashkuar si kauze te saj të ngrejë mbarë opinionin duke organozuar protësta të fuqishme për korrupsionin më të madh në Europe që është në çdo qelizë të kësaj qeverie? A ka shqetësim më të madh për shqiptarët kur droga dhe krimi I organizuar është bërë shqetësim dhe pasiguri për familjet tona??? Opozita e bashkuar këto shqetësime duhet të ngrejë si kauza të saj, sepse janë probleme jetike që do të thotë, të jetosh apo të mos jetosh”. Pikerisht duke u nisur nga këto problem, shqiptarët mundet të ngrihen në protesta masive për t’I shkulur dhëmbët kësaj mazhorance, e me siguri mbështetja e publikut do të jetë shumë e madhe.

Ne optikën time si gazetar me përvojë çerk shekullor, duhet të ndryshojnë shumë gjera kryeisht brenda PD, sepse LSI është një parti e cila lojën e pingpongut e njeh mirë. Opozita duhet ti bëj apel vehtes që të ngrejë kauza sensitive për shoqërinë, dhe jo artificial. Vetëm kështu opozita e bashkuar mundet të realizojë mbështetje popullore, por gjithnje larg rrebelimit, që do të thotë se kështu mundet të realizohen planet e saja.

Zenel Çeliku

TIR-FAX Neës Agency