E premte, 29.03.2024, 09:39 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Kohë pandemie

E premte, 22.05.2020, 01:22 PM


KOHË PANDEMIE

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. Si jam?

A kini parë një të sëmurë që vuan nga një lëngim i gjatë?

Në këtë gjendje jam në këtë kohë të gjatë izolimi

Më duket se rreth e përqark nuk ka ditë veç natë

Lirinë aq të shtrenjtë na i ka rrëmbyer Covidi!!!

Frika qendron mbi kokë si Shpata e Damokleut

Njerëzit, kur dalin, duhet të venë mëgojëza

Botën duan ta helmojnë ca"krimba të plehut"

Që njerëzit duan t'i mbrejnë si kuajtë  në karroca.

Këtë placdarmë mbi botë e shkaktuan të ligjtë

Por të ligjtë gjithkund në botë janë pakica

Vetëm duke i prangosur sipas fajit të ligjtë

Shumica e botë shpëton nga kriza.

Botën e prish vetëm heshtja e njerëzve të mirë

Në gjithë botën të mirët janë shumica.

Të mirët kurrë ndaj të ligës mos bëjnë sehir

Se vetëm kështu vjen liria dhe drita.

6 maj 2020

2. Ëndrra

Më erdhi një mik e më ftoi në takim

Covidi në ëndërr:- Se mos i jep dorën?

-Jo vetëm dorën,por dhe përqafim

Dhe nuk pyes fare për Coronën.

Ç'është ky"gogol" që më jep "receta"

(Sikur treni i jetës do ecë mbi të tjera shina?!!!)

Se këtej e tutje nga ky"gogol" do rrezikohet jeta

Se jeta e njerëzve sikur do ecin mbi mina!!!

As që besoj në mendje delirante

Kam lindur i lirë dhe do vdes i lirë

Kush mbi njerëzimin do të vendosë një"kohë alarmante"

Ka pështirosjen time dhe e quaj  flliqësirë.

8 maj 2020

3. Shoh...

Shoh pranverën rreth e qark: bar e lule gjelbërim

Unë si mi,i zënë në çarg(kam dy muaj në izolim)

Se nuk dal nga shtëpia,se unë jam pensionist

- Për mua mendon qeveria(thotë i madhi i qeverisë!!!).

Kund më dorën nuk e japim dhe mbi hundë do kemi"fre"

Nesër do harrojmë dhe çapin, se ka dalë një"modë e re"

Qejf, or qejf, bën pensionisti:mbyllur brenda në shtëpi!

Siç i sheh,"bathët prifti", është larg e shenjta liri.

14 maj 2020

4. Takova një mike dje

Takova një mike  dje dhe nuk ma dha dorën

E pyeta:- Përse? - Mund të kesh coronën?!

Ti, më tha, je pensionist dhe nuk je imun

Imun ti,si pensionist, je vetëm ditën e shtunë?!!!

Dhe ditën e shtunë, por deri në orën dymbëdhjetë

Pas kësaj ore, ke  Covid nëndëmbëdhjetë!!!

Nuk është për  të qeshur, por as  për të qarë

JU që e lexoni, ju dua dëshmitarë.

Më zuri, nuk më zuri (corona mbjell panik)

Domenin mbi ne vuri (s'ka shokë më as mik)

Siç, thonë"shkencëtarëastrologët" do jetë"modë e re"

Dhe arën fshatari do ta lërojë me tre qe!!!

16 maj 2020

5. Thonë gjërat do jenë ndryshe

Thonë që gjërat do jenë ndryshe

Dhe nuk si dhe nuk ka qyshe?

Më me dorë s'do ketë takime

Mos,o Zot! As përqafime!

Përshëndetje veç me kokë

Jemi"ftohur",se tani jemi AVROPË!

Dhe prej meje mbaj distancë

Se,për ndryshe, po bëjmë "massë".

Është virusi në  përgjim

Nuk të fal dhe ke ndëshkim.

Dhe me gruan (veç me kurriz)

Nuk  ka më"mish me oriz"!

O të rinj, ka ndryshuar "receta"

Vjen Covidi dhe nga"sperma!!!"

I mbështyj  gjithë këto rrena

Do buçasë e bukur jeta!

17 maj 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora