E merkure, 23.09.2020, 01:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Bylbylat e mëngjesit

E premte, 22.05.2020, 02:06 PM


Bylbylat e mëngjesit

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë nëpër  kumbulla ;

Bëjnë pyetje Tugjecit –

Ku të ka mbet Kulla ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë nëpër degë mani ;

Bëjnë pyetje Tugjecit –

Ku të ka mbet Hani ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë nëpër  qershia ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku t’ ka mbet xhamia ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë n’ lisa  te  shpati ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku t’ ka mbet xhemati ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  n’ maje plepi ;

Bëjnë pyetje Tugjecit –

Ku t’ ka mbet mejtepi ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përtej hamami ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku t’ ka mbet imami ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi  faunën ;

Bëjnë pyetje Tugjecit –

Ku  e ke  Komunën ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi  blirin ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku e ke kuririn  ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë mbi  shëtitoret ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku i ke shitoret ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë në degë të mollës ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku i ke nxënësit e shkollës ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë mbi qershi t’ pusit ;

Bëjnë pyetje Tugjecit –

Ku i ke mësuesit ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë përmbi  sirtarët ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku i ke arsimtarët ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi oborret ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku i ke shërbëtorët ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë mbi lisa t’ gjollës ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ka e ke n’ banesa t’ shkollës ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  sipas rendit ;

Bëjnë pyetje Tugjecit –

Ku e ke Zyrën e Vendit ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi qarrin ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku e ke ofiqarin ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  mbi  qilerin ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku e ke postierin ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi kanatën ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku e ke ambulanten ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi fenerin ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku e ke infermierin ?!

Bylbylat e mëngjesit ,

Këndojnë  përmbi hambarët ;

Bëjnë pyetje  Tugjecit –

Ku i ke farkëtarët ?!

Gjilan, më 08.05.2020 v. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora