E enjte, 28.03.2024, 03:40 PM (GMT)

Mendime

Beni Baldushkut - Prishe teatrin, se unë kom telvizor

E enjte, 21.05.2020, 11:14 AM


Unë kom ble telvizor nga ata të hollët 50’ polsh, me t’dal syt venit. E kom ble kur u hap qondra tregtare, fiks atë dit. Kom qa, sdi ça të them, as në dasëm time skom qa aq shumë. Qef i modh, vrap me e vonë në punë. I futa antenën ke veni, nuk punojshe mirë, ca kanale i kapte me miza. Të nesërmen mi ta mor, Bencit, ke qondra tregtare. Nuk puno! Ça të boj?! Duhet mrrokëll dixhitale më thanë. E bleva! Do bosha ca analiza me ato lekët, po...po mirë jam unë skom gjo. Po pse re ça kanë katunarët e mi, mo tepër se unë? Mi ta montu, punojshe. Ça telvizori...Ça ngjyrash! Ne qekena qorru me atë të voglin. Po volumi?! Deri në kup të qiellit, ia kalo majtofonit. Aq teknologji të lartë ka, se kur jam me brek e kanatjere, ene mor telekomondën në dor e dal në oborr, i ndrroj kanalet që atje. Është telvizor i fuqishëm. Telvizor gjermon. Tashi jam i kompletum, i kom të gjitha.

Ia bleva vetes se du me pa botë me sy. Ia bleva ene çunit që të mësoj gjermonishten, e të bohet futbollist, të shkojë në Gjermoni të boj lek, të shpëtoj gjith katunin. Ia bleva ene grusë se i pëlqe teatri, i pëlqejnë aktorët ene aktoret. I duket gjo e rrallë, gjo e bukur, se janë njerz me shkoll të veçantë. Hypin aty në skelë ene e bojnë lojën si në jetë, origjinal fare. Fiksimi i grus time me teatrin fillo para se me e njoft unë. Vetë gruja ime kur ka qenë gocë, ka lujt teatër me shkollën. U lidha unë me të, u martova, ajo prap menjen ke teatri. Katuni jon oshtë 25 km rrugë deri në qendër të Tironës. Bencin, e parkova në bulevard. Mi të mor biletat, mrena në sallë. I hekuros, i parfumos, si qytetar. Ke holli më pëlqente mu se kërcisnin këpucët e takat, e nigjoshe noj muhabeti qyteti. Ishim isoj tashi, Tiron këta, Tiron ne.

Në sallë kom pa burra tu qa, se prekeshin nga loja aktorëve. Gra me lëkurë të bardhë, ndryshe nga gratë e katunit që i është përcëllu lëkura nga dielli. Gra që e shifnin aktorin në sy, se ne në katun të shofim tinëz. Kom pa fëmijë që rrinin urtë gjithë shfaqjen. Në sallë ishe në hall të bëje zhurmë, do dilje përjashtë kur të vite me kollit, e maje frymën mirë se mos i shqetësoje aktorët. Ça sedre kanë qytetarët, ne në katun ulërasim se jena rrit me kafshët. Në skelë (si quhet ai veni ku hypin aktorët kur bojnë lojën) se merrshe vesh sesi por ta manin menjen vetëm aty ke loja e aktorëve.

Ajo puna e lojës është e sikletshme se unë isha aty ene kisha siklet se si do e zgjidhin hallin. Ai aktori me i kostum të vesh, e ndryshonte zonin, i kthente përgjigje aktorit tjetër, ai tjetri binte nga karrigia ia kthente përgjigjen. Sa mirë që su vriste! Po kur kërceshin si nuk u ngatërroshin... Po që kishte aktore që gërthisnin edhe asnji nga spektatorët aty nuk u ankonte, se e kontrollonte volumin ajo para se ta nxirrte zonin. Grus time i pëlqente kur fikeshin dritat, e fillonte shfaqja. I pëlqente se bohej gati publiku, se kishim shku të gjithë për të njëjtën gjë, me pa teatër. I pëlqente se aktori afrohej me spektarorin aq afër sa secili e shifte me sytë e vet nga pozicioni ku ishte. Po të kishe fat mund ta kishe përball, ene ndonjë spërkël pështyme nga goja aktorit mund të binte në rrobë ose afër teje. Po në fund të shfaqjes që çoheshin të gjithë në këmbë edhe duartrokisnin. Aktorët i përuleshin publikut...

Teatri nuk është për ne katunarët, se nuk i përulena njeriut ne. Për 1000 vjet jo. Kena ron rehat me kët telvzorin. I incizojnë ata atje, e shof unë këtu. Sdal nga shpia hiç. Mëgjithëse me reklamat që japin, e unë rri e i shof aty në divan, mo përpara më dilte koha me shku në Tiron, boja xhiro, maroja punë, e vija prap në katun. Po tashi karburantet kanë çmim shumë të lartë, ene parkingu është shumë i shtrenjtë për ne. Se s’jena njerëz me lek. Po duhet me ec me kohën. Teatrot, Kinematë, Sallat e koncerteve, Pallatet e sporteve duhet me i prish, me bo qendra tregtare, të blejnë njerëzit telvizor e kompjutera, t’funit. T’iu dalin sytë kallup!

L.S.

Tiranë, 21.05.20



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora