E hene, 10.08.2020, 12:25 PM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Në Boletin

E merkure, 20.05.2020, 03:50 PM


Në Boletin

Nga Hilmi Saraçi

Një ditë Maliq Cakaj dëshirontë ta nderonte Mulla Asllanin, prandaj i kishte propozuar  që me makinën e tij dhe me shpenzime të tjera të vizitojnë disa vende kulturo- historike të Kosovës,  respektivisht Kompleksin Memorial të Isa Boletinit , në Boletin, Kompleksin Memorial të  Adem Jasharit , në Prekaz, Kompleksin Memorial në Morinë, Kullën dhe Lapidarin e Tahir Mehës në Prekaz, varrin e Haxhi Zekës në Pejë…Cakaj kishte konsideratë të madhe ndaj Mulla Asllanit i cili ka dhënë  një kontribut të madh për çështjen kombëtare, sidomos për gjetjen, sjelljen dhe ruajtjen e eshtrave të Isa Boletinit . Një mëngjesi të hershëm  bashk me Maliq Cakajn , Mulla Asllanin dhe Jusuf Pllanën u nisem për ta vizituar Kompleksin Memorial të Isa Boletinit në Boletin. Nërpërmes Urës së Ibrit nuk kishim mundësi , sepse ishte e barrikaduar , por nga rruga e “ Kërshit të Dudës”. Rrugës  u ndalem disa herë për të shikuar  disa pamje të natyrës së bukur të Shalës me fshatrat që shkelqenin si yjë në këtë hapësirë të mbuluar me drunj dhe lisa të gjatë.

Ishte vapë e madhe (1 korrik 2013), rrezet e diellit depërtonin kudo në trupin tonë , sikur gjallëronin shpirtin dhe zemrën. U ndalem  të pushojmë në këto hije malesh me ujë të ftoftë dhe erë të këndshme. Ishte kënaqësi dhe gjallëri në zemrat tona të pushoshë dhe të shikoshë këto bukuri natyrore me ujë të freskët dhe ajër të pastër.Tani këto fshatra kishin filluar të zvogëlohen, sepse pjesa dërmuese e banorëve ishin shpërndarë në Jug të Mitrovicës. Komuna e Zveçanit, në kuadër të së cilës janë tri fshatrat shqiptare, Kelmendi, Boletini dhe Zhazha, në të cilat jetojnë rreth 70 familje,askush nuk interesohet për banorët e këtyre fshatrave, kurse Komuna në jug të Mitrovicës, justifikohet se ata i takojnë një komune tjetër. Si rrjedhojë banorët e këtyre fshatrave kanë mbetur as me jug as me veri dhe gjenden si të munden…

Dera e Kompleksit Memorial të Isa Boletinit ishte e hapur për vizitorë. Hymë brenda dhe nisem të shikojmë gjurmë të jetës së Isa Boletinit dhe të familjes së tij, të flasim dhe të përkujtojmë ngjarjet e  hidhura dhe krenare të lidhura për heroin tonë kombëtar.Mulla Asllani e kishte fjalën kryesore, prandaj me vemendje e dëgjonim. Kulla ishte e renovuar dhe përgatitur mirë për vizitorë.Kishte shumë fotografi, faksimile letrash, trashëgimi kulturore dhe historike gjatë kohës dhe jetës së Isa Boletinit.Mirëpo Mulla Asllani gjatë shpjegimit për rëndësinë që kishtë kulla kritikoi organet komunale që oda e burrave (kulla) ishte e shkatërruar, nuk ishte ndërmarrë asgjë për renovimin (ndërtimin) e saj.

Në këtë odë janë marrë shum vendime me rëndësi, prandaj në rend të parë është dashur që ky lokal të ndërtohet (renovohet)  dhe të ruhet rëndësia që kishte në të kaluaren tonë historike. Pastaj u afruam pranë varreve të hapura të Isa Boletinit me shokë që presin rivarrimin e tyre, sepse për shkak të arsyeve të ndryshme, sidomos  pengesa nga pushteti paralel serb, eshtrat e  Isa Boletinit dhe të tjerëve akoma  nuk prehen në vendin e tyre  (1 korrik, 2013)…

Kompleksi Memorial ishte mjaft i kufizuar, sepse në anën tjetër mbi kodrinën me gurë shihej kisha ortodokse serbe e cila ka uzurpuar hapësirë të gjerë të Kompleksit Memorial dhe ka bërë një ndërtim me investime të mëdha duke rrethuar  tërë këtë hapësirë disa  hektarshe me mure prej guri. Manastiri është i vendosur në një mal të thyer vullkanik nga i cili shihet qyteti i Mitrovicës, indarë etnikish, ku marrëdhëniet midis të krishterëve serbë ortodoksë dhe shqiptarëve myslimanë janë të tensionuara – që vazhdojnë të jenë të tilla në tërë Kosovën që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë në vitin 2008. Mulla Asllani shpjegon historikun e kësaj kishe e cila dikur ishte ndërtuar dhe ruajtur nga shqiptarët si shenjë respekti dhe mirëkuptimi për punëtorët serb (ortodoks), që punonin në këtë  vend, kodrinë me gurë mjaft karakteristik. Mirëpo pushteti uzurpues serb ka përvetësuar pjesët më të rëndësishme  dhe ka injoruar të drejtat  e shqiptarëve për t’u përzier në  këtë çështje me rëndësi historike dhe kombëtare…

Nga kjo hapësirë dukeshin fshatrat me nga disa shtëpi : Boletini, Zhazha ,Rahova, Këlmendi. Në shkollen e Boletinit mësojnë pak nxënës, për shkak të shpërnguljeve të banorëve në Jug të Mitrovicës si pasojë e pushtetit paralel serb, nën komunën e Zveçanit. Nga këto fshatra memzi arrihet numri i nxënësve deri në 20.Kjo është mjaft brengose dhe shqetësuese-u shprehen disa banorë të Boletinit me të cilët biseduam për shumë brenga të tyre...

Mirëpo kushtet për mësim nuk mungojnë. Punohet dhe gjallërohet ashtu siq diktojnë kushtet në shkollën e re të ndërtuar. Me asfaltimin e rrugëve  dhe me sigurimin e mjeteve të transportit, shpërngulja shqiptarëve është zvogëluar dhe pritet që në të ardhmen me një përkujdesje gjendja të përmirësohet. Kështu deklarojnë banorët e Boletinit. Po ata kërkojnë që  në të ardhmen kujdesi të jetë më i madh, përndryshe shpërngulja e banorëve nga këto fshatra  do të vazhdojë (1korrik 2013)…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora