E enjte, 28.03.2024, 08:25 PM (GMT)

Faleminderit

Vanila Sinani Kabili: Intelektuali, mësuesi, dhe njeriu i mirë Ibrahim Kabili

E merkure, 20.05.2020, 09:32 AM


Intelektuali, mësuesi, dhe njeriu i mirë Ibrahim Kabili

Nga Vanila Sinani Kabili

Mësuesi është si qiriu i Naimit. Ai shkrihet për të ndriçuar brezat. Drita e tij është një gjenezë në  ardhmërinë e brezave që vijnë.

Me këtë rast, marr shkas të falenderoj të gjithë mësuesit që sakrifikojnë për t'i bërë njerëzit të mendojnë, arsyetojnë, të ndryshojnë mendim, të ndryshojnë qëndrim, të polemizojnë, të kuptojnë, dhe mbi të gjitha të socializohen e të bëhen qytetarë të denjë të shoqërisë së globalizuar.

Mësues Ibrahimi, ka një jetë në arsim, plot 42 vjet punë në shkollat e zonës sonë. Në këtë fund maji, të vitit 2020 mbylli me krenari vitet e tij të punës në arsim, dhe del në pension. Ai do të shkëputet nga puna në arsim, për të vazhduar me  angazhime të tjera. Mësuesi i historisë, korigjon të kaluarën, analizon situatën aktuale, dhe bën projekte për të ardhmen duke u bazuar fakte, dokumenta dhe përvojën historike. Kështu duket se ka ndodhur dhe me mësuesin veteran, Bimin.

Ai lindi në Bastar të Mesëm të rrethit Tiranë më 21.05.1955.

Babai i tij Zijai dhe nëna Razija ishin punëtore, njerëz të thjeshte, shumë të vuajtur, por mjaft të nderuar dhe respektuar në zonë.

Ibrahimi është djali i madh i familjes prej 7 fëmijësh, 3 djem dhe 4 vajza.

Arsimin fillor dhe atë 8 vjeçar e kreu në Bastar. Që, në vitet e para të shkollës ai shquhet për arritje shumë të mira në mësime.

Me kujdesin e sakrificën e prindërve, dhe xhaxhait te tij, Shefqetit (i ndjerë), vazhdoi Shkollën e Mesme "Ylli i Kuq" Kamëz. Që në një klasë me një brez nxënësish të shkëlqyer. Duke kujtuar atë periudhë, ai, kujton me nostalgji stafin e mrekullueshëm pedagogjik që i dha mësim, dhe ndikoj në formimin e tij. Ai flet me shumë konsideratë për mësuesin kujdestar zotin Mustafa Serezi si mësues, por dhe si edukator, shumë i mirë. Po kështu dhe për drejtorin e shkollës Isuf Murthi dhe stafin pedagogjik si: Fiqirete Xhiku, Mustafa Fani, Ylber Shehu, Fehmi Shehri, Viron Cinxa, Lulzim Furtuzi etj. Ruan respekt të madh për shokët e shokët e klasës, me të cilët kanë kontakte edhe sot. Shkolla e Mesme Kamëz ishtë gjithçka në jetën e tij. Kjo shkollë është për të, qe jo vetëm kujtim e nostalgji, por shkollë model në rezultate, me mësues me nivel të lartë shkencor dhe aftësi të larta pedagogjke. Shkolla ishte e pajisur me laboratore, bazë prodhuese model që funksiononte mbi baza shkencore. Po kështu shkolla kishte një "laborator" të mekanikës bujqësore. Për të,  kujtimet dhe mbresat për atë shkollë, mbeten të pashlyeshme, vinte pas shkollës së Golemit për nga niveli dhe arritjet, thekson ai.

Në vitin 1976  Ibrahimi kreu me kohë të pjesshme dhe Shkollën e Mesme Pedagogjike "17 Nëntori" në Tiranë për mësuesi. Shkolla qe dy vjeçare, por ai e mbaroj provimet për një vit Në këtë kohë merr udhë dhe puna e tij në arsim. Arsimi thotë Ai: "qe ëndrra ime". Dhe këtë ëndër  ai e bëri realitet falë këmbënguljes, përkushtimit, dhe sakrifica të mëdha që ai bëri.

Shërbimin ushtarak e kreu në vitet 1977-79 në Rinas, ku u dallua në të gjithë treguesit e përgatitjes ushtarake. Aviacioni atje, pilotët dhe ushtria ishin në një nivel të lartë shprehet me krenari Ibrahimi. Ai kujton me dhimbje, për fatin e disa pilotëve të rënë si: Vasil Noni, Sabri Toçi, Armando Gjoka, Sefedin Tomçini, Shpëtim Sula Sula etj.

Filloi punë për herë të parë në Bastar-Murrize më 1976 dhe më pas kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Pas ushtrisë, në vitin 1979 fillon punë në  Bastar të Mesëm në lëndën histori-gjeografi. Në vitet 1980-84 regjistrohet pranë USHT-nës në Fakultetin e Histori-Filologjisë në degën histori-gjeografi. Falë përkushtimit dhe aftësive të tij e përfundon në kohë dhe me nota të mira. Ndërkohë vazhdonte punën në Bastar. Mësues Ibrahimi kujton me respekt ato vite të arta, në arsim, përkushtimin e sakrificat e kolegëve me nxënësit. Unë si mësues i ri vazhdon ai, përfitova shumë nga përvoja e mësuesve të apasionuar Bestar Ruli dhe Bashkim Balluku. Po kështu kujton me shumë konsideratë punën e drejtorëve të shkollës Jani Mano dhe veçanërisht Nezir Isaku(i ndjerë). Ky i fundit, qe drejtori  që nxori nga shkolla e tij, disa drejtorë. Bimi punoi atje pesë vjet, deri në vitin 1984. Punën në lagjen e tij, në shkollën ku kish qenë nxënës, në vendlindjen e tij, Bastar, i kujton si vitet më të bukura të jetës dhe punës në arsim.

Në vitin 1984 mësuesi Ibrahim Kabili, u emërua dhe u tansferua në  Shkollen e Mesme Zall-Bastar. Për këtë perudhë kujton: "Kolektiv për mua qe i ri, shkollë qe mesme, staf pedagogjik shumë i përgatitur, qe i përkushtuar, kishte shumë kolektivitet dhe rezultatet si shkollë në ato vite qenë mjaft të mira.Unë isha mësues i ri, erdha në një shkollë të re, tanimë të mesme bujqësore dhe duhej një përgatitje më e madhe shkencore e pedagogjike. Për të përballuar sfidat e kohës

në këtë shkollë që mbulonte gjithë krahinën duhej shumë punë dhe djersë dhe për këtë shpesh ballafaqohesha me librat e shkollës së lartë. Ato qenë"shpëtimtare për mua". Për tu kualifikuar sa më mirë mu desh dhe ndihma e mësuesve më me përvojë për këto lëndë. Kujtoj me shumë konsideratë mësuesit e komisionit lëndor të histori gjeografisë si: Kryetarin Konstandin Dhiamanti dhe mësuesit :Ramazan Mema, Xhemal Allmuça, Fatos Kadare, Nazmi Shima, Agron Banushi(i ndjerë),  të lëndor desh shumë punë që të isha në lartësinë e detyrës. Ne, nga shkëmbimi i përvojës si komision, përfituam shumë nga njëri tjetri, dhe, u aftësuam më shumë në profesionin tonë. Po kështu në ngritjen profesionale rol të madhe në atë periudhë luante dhe drejtoria e shkollës, dhe drejtori i saj Nazmi Shima, me kotrollin, ndihmën dhe kualifikimin e brendshëm në shkollë. Shkolla kishte dhe komisione të tjera që funksiononin ashtu si dhe ne. Vit pas viti në shkolla filloj të rritej numri i nxënësve, u hap dhe dega e zooveterinarisë, dhe shkolla e natës dega veterinari. Një kontribut për lëndët e specialitetit dhe Bilal Koçi. Pas viteve '90 u mbyllën degët e specialitetit dhe mbeti vetëm dega gjimnaz. Ra numri i nxënësve, mësimi u bë me klasa kolektive  në gjimnaz si pasojë e migrimit të brendshëm, e për këtë merita i takon ish drejtorit të DAR-Tiranë zotit Ramazan Gjuzi. Simotrat e saj u mbyllën nga rënja e numrit të nxënësve. Sot në vitin 2020 në gjimnaz te ne mësimi bëhet me klasa paralele".

Vitet kalonin pa u ndier dhe "mësuesi i ri" u bë i "vjetër" dhe puna e tij 36 vjeçare në këtë shkollë mund të vlerësohet e mirë dhe shumë e mirë.  E nga viti në vit arriti të krijoj dhe përvojën e tij në mësim. Nxënësit që kanë pasur fatin të mësohen dhe edukohen prej tij, e vlerësojnë shumë punën e tij. Vleresojne tek ai korrektësinë, përgatitjen shkencore, metodat e  mesimedhenies, përkushtimin dhe vendosmërinë për të arritur diçka në shkollë.Vlerësojnë  humanizmin dhe botën e pasur shpirtërore e artistike.Vlerësojnë përpjekjet për tu shkuar deri në fund problemeve. Besoj se me këto fjalë shpreh dhe mendimin e brezave në vite. Unë si një ndër nxënëset e tij kujtoj me nostalgji vitet e shkolles sonë të mesme dhe mësuesit e mijë. Bimin e kujtoj si një mësues e specialist i mirë për lëndën e historise-gjeografisë, kërkues, tolerant, autoritar, strikt, i dhënë pas veprimtarive kulturore dhe artistikembi e sportive. Mbi të gjitha njeri me zemër të mirë dhe me plot batuta në orën e mësimit. Kjo na motivonte, e bënte më  të këndëshme e më tërheqëse orën e mësimit dhe rezultati ishte më i mirë. Në këtë shkollë ka punuar disa vite dhe si zevendës drejtor në vitet 1988-1990 dhe si drejtor në vitet 1990-1993 dhe 1997-2006.

Në vlerësimin tim në të gjithë karrierën e tij të gjatë në arsim Ai është përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme për nxënësit, kolegët dhe komunitetin.

Duke folur për këtë problem Bimi thotë: "Në këndvështrimin tim, punën në shkollën e mesme e konsidetoj si përvojën më të bukur të jetës sime. Shkollës sime, u mundova ti jap gjithçka që munda, ndërsa ajo ma shumëfishoj kusurin. Me këtë konsideratë "po ndahem" nga shkolla, nxënësit, kolegët dhe komuniteti i zonës sime, të dashur, në këtë 21 maj të 2020.

Gjatë kësaj periudhe kohore në këtë shkollë, kanë dhënë mësim e kontribuar, ndër të tjerë shumë mësues si: Sefer Gracari, Vasil Dede, Natasha Ahmeti, Hysen Hysa, Aida Kola, Marika Çela, Violeta Rakipi, Zamira Male, Bilal Koçi. Më pas Ibrahim Kabili, Islam Selmani, Ibrahim Vogli, Selim Koçi, Astrit Qefalia, Ilir Belegu, Xhemal Allmuça, Saimir Xhafo, Arben Selmani, Qazim Hysa, Sadik Kalaja, Haxhi Vogli, Agron Kormaku dhe më pas Shpresa Koçi, Zeqir Selmani, Haxhi Shehu, Fatime Sita, Anife Huta, Fatmir Kabili, Saimir Ruçi, Lulzime Hysa, Drita Loka, Elmaz Lila, Shyqurie Totri, Klodiana Rushiti, Mira Mansaku, Entela Hithi, Rukije Haxhiu, Matilda Ruçi, Olsida Uku, Drita Pëllumbi etj.etj.

Si mësues historie, intelektual e bir i kësaj krahine ka qenë dhe është i interesuar shumë për Të. Mori për siper, bashke me nje intelektual tjeter te zonës, mësuesin e pasionuar Hysen Hysa, të shkruajnë librin "Benda në rrjedhën e historise". Ky libër është një dëshmi e gjallë e një pune të palodhur holumtuese dhe shkencore  shtatë vjecare. Këtu bie në sy përkushtimi  dhe vendosmëria e tyre për të vënë në pah vlerat e mrekullueshme të Bendës e banorëve të saj. Njerëzit e kësaj krahine janë të thjeshtë, bujar, punëtor, dashamires, mikprites, trima patriotë dhe atdhetar. Benda ka shumë intelektuale të tjerë që kanë lartesuar vlerat e saj. Pra dhe ky libër përbën një vlerë të shtuar për krahinën tonë. Shprehja :"Ambicia të çon në maje, por vlerat njerëzore të mbajne atje" mendoj se shkon shumë mirë për Bimin e Cenin në lidhje me librin...

Duke e parë largimin nga shkolla si pjesë e cikël jetës Bimi shprehet: "Shkolla jonë e mesme është institucioni më i rëndësishëm arsimor në krahinë. Në mendimin tim shkolla ka ardhur duke u konsoliduar nga viti në vit. Kjo ka ardhur si rezultat i punës së përkushtuar të mësuesve dhe drejtuesve të shkollës në vite. Natyrisht ky fillon nga mësuesi i parë të kèsaj shkolle, vazhdon me mësuesit më të vjetër këtu, pasohet nga mësuesit e rij që vijnë me energji të reja, dhe ky cikël është i pa ndërprerë. Suksese të gjithë kolegëve! Falenderoj dhe të gjithë ish drejtorët e kësaj shkolle ku secili në mënyrën e tij solli diçka të re në shkollë. Suksese dhe punë të mbarë dhe drejtorit aktual, Saimirit. Në qoftëse unë, arrita diçka, këto ja kushtoj ish kolegëve më të vjetër, stafeve pedagogjike në vite, mësuesve të tanishëm, nxënësve që vite më motivuan dhe më dhanë forcë të jem në shërbim të tyre dhe komunitetit të prindërve".

Ky qe një rast i veçantë për mua në lidhje me daljen në pension të profesor Bimit. Kjo më motivoj të bëj këtë shkrim modest. Njerzit e mirë përbëjnë një vlerë e vlerat transmetohen në breza...

VANILA SINANI KABILI

Mësuese gjuhë-letërsie Shkolla e Mesme  "Gramoz Palushi" Tiranë.

Tiranë më 19.05.2020



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora