Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Sa të ketë emër të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë nuk do të humbet kurrë

| E marte, 19.05.2020, 02:43 PM |


Sa të ketë emër të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë nuk do të humbet kurrë

Nga Gjon Keka

Askush nuk mund ta përvetësoj Gjergj Kastriotin e Madh të Arbërisë europiane. Ai është jo vetëm arbëror i pastër si nga ati Gjoni ashtu edhe nga nëna e tij Vojsava.që të dy prindërit e tij vinin nga familje fisnike dhe të pastërta iliro-arbërore,për këtë flasin me miliona dokumente historike,arkivore dhe kronika e dorëshkrime të ndryshme.Gjerë më sot mund të them nga dokumentet historike që kam në arkivin tim personal ,se kudo ku flitet për Shqipërinë emri i kryezotit dhe Mbretit të Arbërisë Gjergj Kastrioti është kryefjala aty. Nëse e gjithë bota do të bie,malet e fushat e kombet do të shuheshin sa të ketë emër të Gjergj Kastriotit, emri i Arbërisë europian nuk do të humbet kurrë,pa Gjergj Kastriotin Arbëria nuk mund të mendohet,prandaj ai është arbëror i pastër dhe europian i madh.

Gjergj Kastrioti ynë ka qenë dhe është edhe sot objekt studimesh jo vetëm në lëmin e historisë , dhe studiuesve të fushave të ndryshme ,por ai njëkohësisht ka frymëzuar edhe nga ato të letërsisë, muzikës,skulpturës, pikturës etj.

[Shih: dokumenti bashkëngjitur i vitit 1782 është cituar në një nga veprat e mia mbi Gjergj Kastriotin)