E shtune, 20.04.2024, 06:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Sot u bë krimi

E marte, 19.05.2020, 01:35 PM


Neki Lulaj

Sot u bë krimi

Teatri i emocioneve u rrënua.

Teatri i duartrokitjeve heshti.

Ku është teatri i  gëzimit të pambaruar?

Shkoi teatri i zbulimit të talentit.

U prish teatri i shfaqjeve madhështore

U mbyll teatri i ndjenjave, i përjetimeve

Mbeti i plazmuar  në palcën shpirtërore

Ku kultura  e çdo shqiptari është sublime.

U shemb identiteti si pluhur mbi Tiranë

Tempulli i kulturës  qau si fëmijë

Dhembja ime sot po më dhemb deri në asht

Djersa e plakut dhe   e të riut mori arratinë.

Mbi mure e dërrasa u fshi djersa e ballit

U thye fjala e artistit si shkarpa e zjarreve

U fye e përdhos dashuria shekullore e shqiptarit

Me moshën e madhe tetëdhjetë e dy vjeçare.

Ku të gjej gjurmët e Naimit, Sandër Prosit

Violeta Manushin e Ndrekë Lucën ku t’i shoh

Ku asht zëri i Reshat Arbanës e  Kadri Roshit?

Ku janë artistët kombëtar që dhe gurin e lotojnë?

Ata  mbetën fëmijë të përjetshëm në bedenë

Kurrë nuk u kënaqën me kërkesat e sakrificën

Bënë për tokën më shumë se të tjerë

Ëndërr e mbrapshtë para realitetit të hidhur.

Oshëtimë zërash e dhimbjesh brezash ndiej

Prek mjegull eskavatorësh e forca policore

Pranë mureve të rrënuara të krimit hesht.

E marr një gur nga themelet që flenë në troje.

Tiranë-Speyer 2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora