E enjte, 25.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Për 20 vjet shqiptarët ndërtuan 1000 xhami dhe 0 teatër!

E hene, 18.05.2020, 11:08 PM


Për njëzetë vjet shqiptarët ndërtuan 800 - 1000 xhami dhe, asnjë teatër!

Nga Gani Mehmetaj

Në Dardani dhe në Shqipëri janë ndërtuar 800-1000  xhami vehabiste, salafiste, dianetiste, të dreqit e të birit, por nuk e ndërtuan asnjë teatër apo sallë koncertesh.

Vetëm në xhaminë e Edi Ramës, në qendër të Tiranës, ndërtuar nga Erdogani e Dianeti, janë shpenzuar, ose janë shpërdoruar 40 milion euro. Është xhamia më e madhe në Gadishull. Po aq euro pritet të shpërdorohen e të shpenzohen për xhaminë në Prishtinë, "dhuratë" e Dianetit turk dhe Erdoganit.

Lejet për ndërtimin e xhamive jepen me aq lehtësi dhe me aq papërgjegjësi sa të skandalizojnë, sepse jepet ryshfet i madh,  por nuk jepen leje për salla koncertesh dhe për teatro, edhe kur ka gatishmëri nga sponsorë evropianë.

Shumica e lagjeve dhe katundeve të Dardanisë nuk kanë ambulanca, kopshte e kënde lojërash për fëmijë, nuk kanë shkolla fillore, ndërsa ngre kokën lartë në qiell një ose dy xhami, ku janë shpenzuar disa milion euro. Shumica e qyteteve dhe kryeqyteti kanë mungesë spitalesh, spitalet janë të vjetruara, por qyteteve nuk u mungojnë xhamitë me dy-tri minare me çmime dhjetëra milion euro. E njëjta gjendje është edhe në Shqipëri, nëse jo më keq.

Supozohet se në njëzetë vjeteshin e fundit janë shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë në ndërtimin e xhamive, hamendësohet se mbi dy miliardë dollarë janë dhënë për rekrutimin (blerjen) e besimtarëve myslimanë e të qeveritarëve, kështu që edhe qeveritarët ateistë të thekur nisën të agjërojnë, dikush shkonte haxhi, ose gënjenin se po agjërojnë, nisën të bëhen servilë të shteteve islamike dhe shoqatave të dyshimta.

E dini se rinovimi i teatrove dhe i sallave të kinemave (me ndonjë përjashtim) është bërë me paratë e taksapaguesve euro-amerikanë? E dini se pajimet për spitalet tona janë blerë me paratë e taksapaguesve euro-amerikanë?

Më të ndërgjegjshëm dhe më të kulturuar ishin komunistët e Dardanisë, që mos u kthefshin kurrë, (niveli intelektualë i kastës së sotme politike është shumë më i ulët), sepse ndonjëherë e dëgjonin fjalën e atyre që dinin dhe që kishin kulturë. Sallat e teatrove, kinemave dhe salla koncertesh janë ndërtuar para t50- 60 vjetësh, pra në kohën e tyre, salla të reja nuk ka.

Por kemi numrin më të madh të xhamive se sa në Turqi dhe Egjipt, sipas përqindjes së popullatës. Kemi më shumë xhami se sa i tërë Gadishulli ynë së bashku. Dardania dhe Shqipëria janë shtetet më të varfra në Evropë, por i kanë xhamitë më të kushtueshme. Me numrin e teatrove jemi të fundit në Evropë dhe në Gadishull, mund të krahasohemi me shtetet e varfra të Afrikës.

Nuk e kemi asnjë teatër që i plotëson kushtet për shfaqje të rregullt, ashtu sikurse nuk e kemi asnjë sallë koncerti.

Në mungesë sallash koncertet dhe festivalet ndërkombëtare të muzikës mbahen në kishën e Shna'Ndout dhe në katedralen "Shenjtorja Terezë". Me salla teatri e salla koncerti, me spitale e ambulanca na e kalojnë disa herë Serbia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Vojvodina, por nuk na e kalojnë të gjitha së bashku me numrin e xhamive.

Ku po vete shoqëria jonë e xhamive, mesjetës shkretinore dhe e klikës sunduese të korrupsionit të skajshëm.

Pamje nga Prishtina, kryeqytet i Dardanisë



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora