E premte, 19.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Bytha juj

E hene, 18.05.2020, 04:19 PM


Bytha juj

Nga Edison Ypi

Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha juj tani me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.

Bytha juj nuk e mbyllte derën e shtëpisë se brenda s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj derën e mbyll me gjithato shula dhe zinxhira dhe ka instalu kamera brenda dhe në oborr pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga çdo zgëq i botës ku bytha juj ka vajt për biznes ose për qef.

Bytha juj kishte vetëm 1 fotografi, atë të pasaportës që ja kishte bo policia. Tani bytha juj i bën vetes qindra dhe mijra selfie.

Bytha juj e shurdhonte bythën ton me librat e kurvit. Bytha juj tani bën promuovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra-këllira që s’lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.

Bythën e juj e digjte behari e kallkanoste dimri. Tani bytha juj ka instalu kondicionera edhe në banjë edhe në garazh.

Bytha juj mezi arrinte me tren për dhjetë orë në Pogradec. Sot bytha juj i bie kryq e tërthor botës ku t’i doj bytha bythës tuj.

Bytha juj ishte e thatë. Tani bytha juj shkon nëpër klinika të shtrenjta ku pagun qimet e kokës për me bo sauna dhe me heq dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte lëvizte me një FIAT polak që sa herë nisej për në Elbasan ngecte te Kafja e Xhafës. Tani bytha juj ka nga dy makina e tre fuoristrada.

Bytha juj strukej nëpër shtëpi të ngushta si furriqe që bythës juj i dukeshin të mëdhaja sepse s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj ka shtëpi e vila në bregdet me vaska të bardha dhe basene të kaltra me të ik menia.

Bytha juj mezi qepte një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqint frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë, i hedh.

Bytha juj kishte në shtëpi gjithsej dy llampa elektrike sa për mos me e ngatërru natën vjehrrën me gruan. Por bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte korenti është drita e bushtrës që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me kanaçe ndërkohë që po aty brenda banjës mbi furnellën me vajguri zjente grosha në tenxhere pa kapak. Tani bytha juj jo vetëm lahet por bën dhe seks nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë i do bytha bythës tuj.

Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj sot nuk pi kafe po s’qe përzjerje e kokrrave të 35 lloj kafeve nga 15 vende latino amerikane.

Bythës tuj s’i thoje dot gjys fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione demokracie.

Bytha juj bënte namin për ruajtjen e moralit. Tani bytha juj do me pa vetëm femra me pridh kilometrik në formë patkoi nga kërthiza te kurrizi.

Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku shitsja pisanjose pasi të hidhte në trastë ca qepë të kalbura priste me padurim të bëje ndonjë xhest pakënaqësie që të spiunonte. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen dhe blen edhe qimen e leshit të brimës së bythës së gjyshes së pellazgut prejga rraca ime rrjedh dhe bytha juj pjerdh.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora