Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe": Notë Proteste

| E hene, 18.05.2020, 04:02 PM |


Note Proteste

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe"

hope.peace.org@gmail.com

SHBA

17 Maj 2020

Nisur nga thirrjet e një Nëne për të birin e saj 4 vjeçar, të cilin ja rrëmbejnë nga duart dy ish-hetuesit që përmend në rrëfimin e kobshëm shkrimtari Agron Tufa;

Bëhet fjalë për Vjollca Meçen dhe Zamir Shtyllën, dy ish hetues të diktaturës që ia kanë dalë të bëjnë karrierë edhe në ditët e sotme.

Na çudit fakti që akoma edhe sot Vjollca Meçe, ish-prokurore në kohën e monizmit, është Presidente e Ansamblesë në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesorë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut.

Më herët, Ish prokurorja e diktaturës është akuzuar nga nënë Barije Karabollaj ish e persekutuar politike, nëna e vogëlushit 4-vjeçar e cila ka ndarë historinë e saj publikisht.

Ne si Organizatë e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, që merremi me të drejrat e gruas dhe fëmijëve nisur nga ky fakt si dhe nga vetë funksionet që ish prokurorja Vjollca Meçe ka mbajtur gjatë rregjimit komunist, kërkojmë largimin e saj nga ky Institucion i rëndësishëm aq më tepër që misioni i KSHH është të kontribuojë në respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë.