E merkure, 24.04.2024, 04:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Daulle tellallësh

E hene, 18.05.2020, 03:00 PM


DAULLE TELLALLËSH

MEVLUD BUCI

Ka valë tellallësh

Ka valë zalli

Daulle tellallesh

Pordhi-tikë shqiptari.

Poerdhi-tikë shqiptari

Pordhi-tikë dredhie

Me plot stile djalli

Me stile kurvnie.

Me stile kurvnie

Sa marrin karrige

Halldupë hajdutërie

Me poste pozite.

Me poste pozite

Të zestë e pavlerë

Pa prova merite

Të pa erz,,pa nder…

Të pa erz, pa vlerë

Gen hajdutërie

Të pafytyrë përherë

Kampionë marrëzie.

Kampionë marrëzie

Antinjerëz hallesh

Fanatikë partie:

Daulle tellallësh…

GEN SUPERDREDHIE

Ditë e bukur nesër

Me diell,hijeshi,

Pa zhurmë ,bubullima

Me dritë e bardhësi.

Ditë e bukur nesër

Pa maraz shejtani

Me njerëz shpirtpastër

Me plot bij hyjni.

Ditë e bukur nesër

Por sot pa mashtri

Mjerë kjo botë e verbër

Me horrat  në parti.

Me horrat në parti

Që vodhën,çnjeruan

Damkosën dredhi

Votat poshtëruan.

Votat poshtëruan

Me tri fytyrësi

Në llom përfunduan

Me turp e marrëzi.

Me turp e marrëzi

Partiakë-rrena

Me shtatë fytyrësi

Pa bosht e pa frena.

Pa bosht e pa frena

Pa hiç shpirt lirie

Të bindur për rrena

Gen superdredhie…

TË FLASË SPAKU

Flet polithi-kani  bën dokrra

Dje ish-ministër,sot prijës partie

Llafollog sipemë pa kokrra

Mjeshtër hipokrizie.

Një dyzinë zotimesh bën në elektorat

Më pas nuk u pa tek të votëbesuarit

Dje socialpist,sot demoshkërdhat

Superdredhan i kamufluar.

I rreptë me burra i dashur me gra

Flet ai gen dredhie e laneti

O tokë e zotit të ligjtë si i mba

Hakut i vjen virus e tërmeti.

Peshqit e mëdhenj,ish të votëbesuar

Ishët penetrues –bosa në pasuri

Ku je o SPAK, qofsh i bekuar

Koha don prova në drejtësi.

Në këtë komb vital me drejtësi të fundosur

A ka vlerë jeta me çakej e dranga

Mashtruesit dredharakë të përsosur

Vallë o SPAK kur do jenë në pranga?

Populli prêt e prêt të vërteta

Të flasë drejtësia ndaj çdo dredharaku

politikanët që kanë rënë si peshku në rrjetë

Para drejtësisë kur të vijë  SPAKU.

Drejtësinë e duam si ajri si diellin

Drejtësia të flasë me prova ligjore

Mashtruesit lanetë ortak me kërmillin

Qelitë t`i puthin sit ë  përdalat dashnore…

Ata që popullin përherë e tradhtuan

E sot nuk po u vihet laku

Me dredhi sikur lumin e kaluan

Të flaës drejtësia,të flasë SPAKU…

KËTA KËLYSHTË E KONKUBINËS

Keni parë a s`keni parë

Ç`bëhet për postin shtetëror

Hiqen shenjt,hiqen manarë

Kryemashtrues,bash hamshorë.

Paçka se u doli boja

Paçka se bëjnë veç ptremtime

Shtiren si mjalti në hoje

Të lindurit përmashtrime

Të lindurit për mashtrime

Llafollogë e sherrbreshkë

Për mitingje e takime

Për pozitë digjen si eshkë.

Për pozitë digjen si eshkë

Betohen në Bibël e Musaf

Bëmat i kanë sa një plesht

Nobël për laka e taraf.

Nobel per lajka e taraf

Jetënjapin për partinë

S`njohin Bibël as Musaf

Shtatë pash i kanë ligësitë.

Shtat pash i kanë ligësitë

Në ball u shkruhen dredhitë

Flijohen sheshit për partinë

Për karrierën,pasurinë.

Marrin pozat prej hyjnori

Zotimet bëjnë lum e det

Me plot stile prej hamshori

Herë çakej e herë lanet.

Herë çakej e herë lanet

Si ma e liga konkubinë

Përmashtrime kanë talent

Qysh na rrinë në karantinë.

Qysh na rrinë në karantinë

Mjeshtrat për mitingje e fjalime

Për deklarata kanë hobinë

Këta klysh konkubine.

Këta klysh konkubine

Pasionantë vetëm për rrena

Prijës në mitingje e tubime

Pa timon,pa fare frena.

Pa timon pa fare frena

Gen lubie, gen vrastar

Përpozitë u rreh zemra

Kryekopukë të klasit të parë.

Kryekopukë të klasit të parë

Asnjëherë se matin fjalën

Hiqen besnikë e besimtarë

Këta zuzarë ortak me ngjalën.

Këta zuzarë ortakme ngjalën

Këta Tartufë e këta Kaina

Tellallë të dredhojnë me fjalën

I ka lindur konkubina.

I ka lindur  gen –dredhia

Hipokritë veprojnë tinëz

Për vjedhje hyjnë te Partia

Këta këlysh të konkubinës….



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora