E enjte, 28.05.2020, 12:50 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Politika në Kosovë konceptohet si lojë

E hene, 18.05.2020, 03:11 PM


POLITIKA NË KOSOVË KONCEPTOHET SI LOJË E THJESHTË INTRIGASH DHE PUSHTETËSH

Nga Dedë Preqi

Në Kosovë, ka një praktikë të pa ndalshme të ndërrimit të pushtetëve, sepse nuk ndjekën rrugët ligjore që burojnë nga Kushtetuta e vendit, dhe në një mënyrë, politka konceptohet si një lojë e thjeshtë e interesave klanore e partiake në shërbim të njerëzve të caktuar, që këtë vend do e  trazojnë dhe mbajnë peng me politikat e tilla, që u shkon përshtati vetëm atyre.

Po krijohet bindje se Kosova, për aq sa ka përballë sfidat të shumta dhe përpjekje në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit ekonomik, aq edhe probleme tjera të shthurura nga përplasjet e partive politike, me format dhe sjelljet e tyre të çoroditura, që qojnë drejtë një mosbesimi të lidershipit të vet, në një mënyrë, duke e zhgënjyer popullin e këtij vendi, me logjikën menagjuese dhe drejtuese.

Kjo tregon mundësinë e atyre, që pushtetin e konsiderojnë si mekanizëm autonom, që prodhon gjithçka në favor të tyre, dhe vota e qytetarëve shfrytëzohet sa herë që kanë nevojë për ta ngritë dhe fuqizue pushtetin e tillë, dhe të njëjtit janë të gatshëm për ta keqpërdore në mënyre të vazhdueshme sipas ëndjeve dhe dëshirave të këtyre klaneve dhe grupeve të caktuara.

Kjo nuk do të thotë se në këto rrethana populli i këtij vendi do i mbylli sytë dhe ka gjëra sekrete para vetës të pa zbuluara, kur vetë i përjeton dhe i vuan këto pasoja në përditshmëri, dukuri që janë duke u shdërruar në një «kulturë politike» , që bëhët gjithnjë e më e theksuar kohën e fundit në Kosovë, sikur nuk ekzistojnë forma tjera të sistemeve dhe koncepteve pushtetare, por vetëm format e tilla të hamndësisë, kulturës  dhe përfitimit.

Kosova nuk e kishte lehtë rregullimin dhe rindërtimin e shtetit të vet në kohën e pasasluftës, dhe të ndodh një ndryshim i rrënjësishëm i vendit të shkatërruar. Dhe për rritjen e mundësive të reja në mëkëmbjen dhe zhvillimin e shtetit të ri, kërkohej një lloj modeli cilësor dhe parimor, që krijon tiparin e një dukurie që quhet kulturë, që nënkupton kulturë pune, por edhe kulturë politike, përmes të cilave do shprehën dhe kyqën burimet e ekzistencës dhe qenjes njerëzore në vendin tonë.

Kosova kishte mundësi që të mbështetët dhe harmonizohet me vendet perëndimore për të ndërtuar shtetin e vet me një kulturë të mirëfilltë të punës dhe kulturës politike, për t’u shkëputur nga vartësia e kulturës së pushtuesit, nëpër të cilin rrjedhte gjithçka sipas ligjeve supreme, të cilat i diktonte qendra, apo sipas një koncepti jo demokratik dhe jo parimor, në kuptimin e barazisë nacionale.

Politika në Kosovë, sikur konceptohet si një lojë e thjeshtë e intrigave dhe pushtetëve, dhe akoma vazhdon me një konceptim të gabuar, duke rënë në konflikt me vetëvetën, edhe nëse i referohemi Kushtetutës për çdo ditë, që të drejtojmë ndonjë «cep» të akitekturës së saj.

Kushtetuta e Kosovës, nuk është pronë e një individi, apo pronë e presidentit të shtetit dhe të tjerëve, të cilën do ta konsideronim si një pasuri individësh të caktuar, ku sa herë na duhet dhe na tekët, do mbjellim dhe krasisim fidane në kopështin e saj. Këtu nuk bëhët fjalë për qortime dhe ofendime individësh, por për të ditur fundin e kohës së pushtetëve të dyshimta, apo reale, nga veprimet, intrigat, lojrat dhe menagjimet e atyre, që sjelli pushteti i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veselit, Behxhet Pacollit dhe e Albin Kurtit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora