E shtune, 26.09.2020, 12:54 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Edi Rama rrënon zemërkulturën kombëtare

E diele, 17.05.2020, 10:07 PM


EDI RAMA RRËNON ZEMËRKULTURËN KOMBËTARE

Nga Dedë Preqi

Edi Rama urdhëroi rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtarë në kryeqytetin shqipëtar, që do të thotë se, me këtë kuptojmë edhe rrënimin e kulturës kombëtare të këtij vendi. Qytetarët shqiptarë akoma me demokracinë në gojë, që luftojnë akoma dhe kërkojnë nga organet e pushtetit të vet për tu barazuar me popujt tjerë, sikur edhe më parë në kohën moniste të Enver Hoxhës.

Pushteti i Edi Ramës, me defekte të shumta dhe me një orintim të llojit të vet të rrejshëme, që e ushtron në formën e shkatërrimeve dhe përceptimëve të vetëshijes, sikur në këtë rast shembjen e një Teatri kulturor dhe historik të vendit, si pjesë e trashëgëmisë së kulturës kombëtare, duke e rrënuar domethënjën e vlerave kombëtare dhe duke e zhveshur nga dinjiteti, kultura dhe origjinaliteti.

Logjika apo idea e Edi Ramës dhe bashkëargatëve të tij, për të marrë një vendim të tillë, që të shembët shtëpia e kulturës së popullit të vet, bëhët fjalë për një paraqitje shumë pak normale dhe të vetëdijshme me veprimet e kësaj natyre primitive dhe djallëzore, të cilat zgjohen vetëm në botën e njeriut jo normal, e cila e ka dukjen e varur nga ndonjë substancë nxitëse, që i nxitë fijet nervore, që më pas kamuflohen si koncepte ndërvepruese, apo shkatërruese.

Prandaj, në kuptimin e vërtetë të fjalës, një kryeministër që e dhunon vullnetin e popullit të vet për të bërë vetëm pushtet, duke menduar se në këtë mënyrë dhe pa rrezulltate të duhura jepët domethënja e demokracisë funksionale e ligjore e një shteti, njëherazi duke prekur dhe cënuar të drejtat themelore të artit dhe kulturës së këtij populli, janë sinjalizime të qarta, se një pushtet normal nuk vepron në këtë mënyrë barbare, pa patur ndonjë ç’rregullim dhe defekt në epiqendër…

Protestave iu bashkuan plot artistë të vendit, prej të cilëve kishte, që ishin rritur dhe ngjitur me shpirtin dhe skenën e këtij teatri, kishte plot nxenës, studentë, të rinjë e të vjetër dhe nga gjitha kategoritë njerëzore, të cilët në kundërshtim ndaj këtij shëmtimi të Edi Ramës, me lot në sy dualën në mbrojtje të këtij nstitucioni kombëtar, duke u përballur me rrethojat dhe kordonet policore, që kishte organizuar Edi Rama, Veliaj dhe Sandër Leshi, duke i keqpërdorë edhe policinë e shtetit, të cilët bienin në konfrontim me protestuesit e pa fajshëm, duke mos kursyer edhe zonjën e parë të presidentit të Shqipërisë.

Mëkatët e Edi Ramës, janë të pandalshme dhe të pa falshme,  nganjëherë edhe me nga ndonjë befasi shqetësuese, kur veprimet e tij skandaloze kalojnë  edhe përtej kufirit shqiptaro-shqiptarë, duke i dhënë përkrahje edhe pasardhësit millosheviqian Aleksandër Vuçiq, dhe platformës së Hashim Thaçit, për korigjimin e kufijve, që ka parakusht, copëzimin e trojeve dhe tokave të Kosovës.

Në shenjë proteste kundër shembjes së Ndërtesës Historike të Kulturës Kombëtare, soldarizohet edhe populli i Kosovës, poashtu reagon edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, reagojnë edhe shumë zëra ndërkombëtare dhe rajonale, të cilët mbështetën reagimin dhe vullnetin e popullit të këtij vendi, kundër një urdhëri djallëzor, që e jep pushteti i diktaturës së Edi Ramës, në mëngjesin e hershëm të dielës historike, që nuk do harrohet kurrë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora