Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Mentaliteti i rrënimit

| E diele, 17.05.2020, 04:05 PM |


Ndue Ukaj:

Një teatër i ri dhe i bukur me siguri do të ndërtohet, dhe atë sipas koncepteve të bukurisë bashkëkohore, plot vizëllima e xixëllima, por nuk ka mendje racionale që mund të arsyetojë rrënimin e një teatri të vjetër dhe me histori, për të ndërtuar në themelet e tij një objekt tjetër të ri.

Ndaj, në këto momente të trishta, shqiptarët e kudondodhur, duhet t’i mërzit mentaliteti i rrënimit, që është ngulitë thellë në psikologjinë e politikës shqiptare; mentalitet ky që rrënjët i ka te trashëgimitë e këqija nëpër të cilat kemi kaluar si komb.

Një shoqëri që do të ndërtojë, ajo nuk rrënon, përkundrazi ajo e ruan dhe e fisnikëron trashëgiminë dhe gjithmonë gjen hapësira për të ndërtuar të renë.