E premte, 29.03.2024, 01:42 PM (GMT)

Mendime

Dastid Pallaska: Kujdes nga qeverisja autokrate e Tiranës!

E diele, 17.05.2020, 03:45 PM


Dastid Pallaska:

Arroganca me të cilën u rrënua Teatri Kombëtar në Tiranë është një mostër tejet përfaqësuese e qeverisjes së autokratëve që - me popullizëm dhe propagandë të fuqishme - fitojnë shumicën absolute në zgjedhje demokratike.

Është mirë ta kujtojmë se Kryeministri aktual i Shqipërisë në zgjedhjet e fundit atje ia kërkoi qytetarëve 51% të votës, përkatësisht iu kërkoi “timonin” që vetë ta drejtonte vendin, siç shprehej ai.

Pasi i diskreditojë të gjitha institucionet e vendit - dobësimit të së cilave i kontribuan edhe ai dhe partia e tij - dhe e bleu lirë pjesën më të madhe të shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë, me popullizëm dhe propagandë të fuqishme qytetarëve të Shqipërisë iu imponua si zgjidhja e vetme për të gjitha problemet e tyre.

Qytetarët e zemëruar i besuan.

Zemërimi me keq-qeverisjen paraprake ju kishte errtësuar arsyen, duke i bërë të harrojnë se e keqja nuk ka fund.

Për më shumë, duke përfituar nga padrejtësia që mbizotëronte në Shqipëri me dekada, qytetarët i besuan që ai të dizajnonte dhe udhëhiqte edhe procesin e vetting-ut në drejtësi.

Pak qytetarë e dinin se procesi i vetting-ut jo vetëm që nuk kishte për qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar por nuk synonte as zëvendësimin e tyre me gjyqtarë dhe prokurorë lojalë ndaj regjimit të ri, siç bënë paraardhësit e tij.

Jo, Kryeministri i Shqipërisë kishte një plan edhe më brutal. Paralizimin e plotë të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të vepronte i vetëm dhe i papenguar nga gjyqtarët dhe prokurorët kur do të zbatonte programin e tij të vërtetë qeverisës për të shndërruar Shqipërinë në një shtet feudal në pronësi të dhjetra oborrtarëve të tij.

Edhe çështja e Teatrit Kombëtar ngjan dhe është e ndërlidhur me vetting-un në drejtësi.

Po rrënohet një ndërtesë e vjetër e Teatrit Kombëtar në emër të një “ndërtese të re dhe më të bukur” të Teatrit Kombëtar. Veçse, ndërtimi i ri do të jetë gjithçka përveç Teatër Kombëtar.

Në anën tjetër, ky rrënim u realizua edhe për shkak se aktualisht Shqipëria jo vetëm që nuk ka Gjykatë Kushtetuese të pavarur por i mungon ky institucion në tërësi për shkak se vetting-u “ka mbetur në gjysmë!”

Përderisa rrënimi i Teatrit Kombëtar është çështje e brendshme e Shqipërisë që duhet të adresohet dhe zgjidhet nga qytetarët që jetojnë atje - siç edhe po ndodhë - ne duhet ta ndjekim me kujdes pasi që një model i njëjtë i qeverisjes po na propozohet edhe në Kosovë, madje me një propagandë edhe më të sofistikuar.

Marrë nga facebook.com/dastid.pallaska



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora