E shtune, 20.04.2024, 01:54 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Veza e kuqe

E diele, 17.05.2020, 04:32 PM


Veza e kuqe

Nga Edison Ypi

Pushtetari, politikani, nëpunësi, juristi, analisti, artisti, shkrimtari, poeti, qytetari, fshatari, i papuni, i sëmuri, i shëndetshmi, i riu, i vjetri, macja, miu, dhelpra, ujku, gjarpëri, nëpërka, pula, gjeli, veçse vezë të kuqe bëjnë.

Në shtëpi, në rrugë, në kafene, në zyrë, në gazetë, në televizion, vezën e kuqe e lëshojnë mu aty ku ndodhen, mu aty ku j'u vjen.

Sikur bërja e vezës së kuqe të ishte sakrifica më e lavdërueshme, puna më e lavdishme, vetë përsosmëria; bën vezën e kuqe filani, thonë me tallje për ndonjërin që ka nisur ndonjë punë përmbi aftësitë e veta.

Bota mburr dhe shpërblen për punë të mëdha, politikanë që bëjnë reforma të rëndësishme, inxhinierë për projekte ose shpikje, artistë, shkrimtarë, poetë, muzikantë, që bëjnë Art. Ne lartësojmë vetëm ata që bëjnë vezën e kuqe, të cilën, këtu, për çudi, e bën edhe i përndjekuri, i shpronësuari, ballisti, monarkisti, madje dhe besimtari.

Duke blegëritur, pëllitur, lehur, hungurritur, gërrhitur, mjaullitur, me pak më tepër mundim dhe zgjerim, mund të nxirrnin nga bytha gjëra më të vlefshme dhe më të dobishme se veza e kuqe. Por bëjnë vetëm vezë, vetëm të kuqe, vetëm duke duke kakarisur.

Do ishte deridiku e kuptueshme të bënin, makar edhe vezë, po deshe edhe të kuqe, veçse jo vezën e pulës që është një shpend modest që ha gjithçka nga guri tek pëgërja, por vezën e një shpendi më të fisëm apo më të lavdishëm, për shembull vezën e shkabës që e kemi dhe në flamur, e me dy koka, çka ndoshta do të bënte që vezën ta kishte me dy të verdha apo të ndonjë ngjyre tjetër. Por në çdo rrethanë, në çdo kohë, me çdo kusht, me çdo çmim, bëjnë vetëm vezë pule, dhe vetëm të kuqe.

Përtej vlerave ushqimore të pulës dhe të vezës, si dhe efekteve çudibërëse të kakarisjes, mbi vezën e kuqe të shqiptarit nuk hedh dot dritë as "Veza e Kolombit", sa kohë në diskutim nuk është prakticiteti akut.

Zgjidhja e enigmës torturuesve të pjellorisë së pafundme shqiptareske me vezë të kuqe nuk është as zogu i vezës, ai çamarroku që del nga guacka, se ai nuk është shkak, por pasojë.

Tendenca gjithpërfshirëse e vezës së kuqe që shqiptarëve u del nga bytha e kuqe, ose revolucionarja siç quhet ndryshe, duket sikur nuk mund të spjegohet as nuk mund ndalet nga asgjë.

Nga fillon e mbaron, nga len e perëndon, vetëm vezë të kuqe prodhon pularia Shqipëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora