E merkure, 24.04.2024, 09:18 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur shqiptarët shembin trashëgiminë e kulturën kombëtare

E diele, 17.05.2020, 04:17 PM


Kur shqiptarët shembin trashëgiminë e kulturën kombëtare

Nga Gani Mehmetaj

Kur zyrtarët serbë të Prishtinës me 1957 urdhëruan shembjen e Kishës së Shna' Ndout në qendër të kryeqytetit, punëtorë shqiptar nuk pranuan ta bënin këtë shëmti. Dolën punëtorët serbë dhe të etnive të tjera që e shemben kishën e Stakajve.

Në Shqipëri ndodhi e kundërta, shqiptarët i shembën të gjitha kishat katolike, ose i shndërruan në depo e shtëpi kooperativistësh për argëtim të vulgut. Nuk pati rezistencë ndaj këtij vandalizmi komunistësh pro serb.

Kur një oligark në Prishtinë kërkoi të shembej Teatri Kombëtar i Kososovës dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një ndërtesë shumëkatëshe, brenda të cilit do të ishte edhe Teatri Kombëtar, shqiptarët e Kosovës e refuzuan propozimin e oligarkut.

Në Shqipëri ndodhi e kundërta: klika qeverisëse e pranoi diktatin e oligarkëve, sot në mëngjes u shemb Teatrin Kombëtar para artistëve që përloteshin, të pafuqishëm t'u kundërviheshin policeve. Opinioni nga transmetimet televizive, shihte tmerr dhe nuk u besonte syve.

Tirana po shpërfytyrohet në mënyrë të frikshme.

Ç' lloj shqiptarësh janë këta?

Shqiptarët e Prishtinës nuk pranuan ta shembin kishen e Shna'Ndout, nuk e shemben as Teatrin Kombetar.

Pamje nga kisha e rrënuar me 1957



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora