E merkure, 24.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Mendime

Lek Previzi: Nanat e kampit te Tepelenes i shkrujne Ledit «Makbeth» alias «shoqes» Nexhmije!

E hene, 27.10.2008, 04:07 PM


Sigurisht ! Njera dore lane tjetren dhe te dyja lajne fytyren. Keshtu vepruan hetuesit dhe gjykatesit nostalgjike e te tjere shpirtmedhenje me “Nexhmijen e (pa) fajeshme !

Kishte pi ca kafe me teper. Kishte veshur ca fustane me teper. Kishte pasur disa televizore me teper. Por per çudi, as nje krim me teper!


S’do mend ! Krimet ishin kryer mbrenda planit e sipas ligjit (ligjishmerise socialiste), keshtu, pse me dhane llogari deri sa nuk ishin bere shkelje e shperdorime ligjore!


Gjithe ata femije qe vdiqen duke u perpelitur nder duart e nanave ne kampin famekeq te Tepelenes e te tjere, nuk ishin teper !


As pleqte e plakat shekullore qe lane kockat e shejta neper ” lageret ” e komunizmit stalinian, nuk ishin teper !


As burrat e patriotet e Shqiperise qe pushkatoheshin brigjeve te lumejve te Atdheut, nuk ishin teper !


As ata qe jepnin shpirt neper qelite e erreta te burgjeve prej tortu¬rave mizore, nuk ishin teper.


As t’burgosurit e Burrelit qe te ngjeshur si sardele, vdisnin e pris¬nin ndonje dite pa u varrosur per t’u dhuruar shokeve racionin e bukes, as keta nuk ishin teper !


Dhe teper nuk ishin ata qe linin kockat neper kanalet e Maliqit, Bede¬nit, Vloçishtit. Apo ne thellesite e minierave te Spaçit, Bulqizes etj. ! Teper paskeshin qene vetem kafet e fustanet !!!


Ne fund te fundit qe nje eksperiment! Ç’ka te keqe ne kete mes ? Asnje shkelje, as nje shperdorim ! Keto nuk i lëjonte shoku Makbeth ! Sepse shoku ne fjale s’kishte asgje me teper se sa kishte ne te vertete! Kriminel, sadist, genjeshtar, i pabese, i poshter, vagabond, hajdut, hipokrit, fodull e paranoiak. I shitur e tradhetar. Xhelat i popullit dhe i Atdheut. Vrau vëllaznit, vrau shokët e miqtë, vrau gjumin ! Ku je Shekspir, ngjallu bre burre e shkruej për Makbethin e Ledin, për këtë qift vrasësh, shkruej tragjedi të reja te një tradite të vjetër krimesh e poshtërësisë.


Lady Makbeth te na i tregoje ku i çoj luget e floririt qe i premtuan popullit e te cilit nuk i dhane as luge druri. Te na i tregoje Lady Makbeth se si ia ngulen thiken me pabesi pas shpine Kosoves martire, duke shfarosun me mijra kosovare e shqiptare e duke ia dhuruar Kosovën “motres Jugosllavi” e “vëllaut te shtrejte Tito”, si pas valles “Druzhe Tito – Enver prekor !… Të na tregoje Makbethi i saj me shoke ( te cileve ua hoqi te gjithve kokat ) se si pranoi e nenshkroi aneksimin ne Federaten Jugosllave si republike e shtate. Keto si duket nuk u quajtkan krime por vepra renqethese tradhëtie.


Nuk lahen duart e njollosura me gjakun e foshnjeve te pafajshme. As lahet gjaku e lotet e nanave e baballareve qe vdiqen rrugave. As lahet gjaku i mijra viktimave martire qe u flijuan mbi altarin e komunizmit ateist dhe te idhullit te tij perbindesh dhe monstër gjakatar, siç ishte i ndjeri burri yt moj shoqja Nexhi. Ai gjak rrin aty i mpiksur në duart e tua, moj grue e pa ndergjegje nane, moj grua e pa ndjenja njerëzore.


Nexhmije! Nexhmije! Per keto te pergjigjesh dhe jo per kafe, fustane, televizore e pushime verore. Te pergjigjesh per akuzat e popullit dhe te historise, deshmitare te mirefillte te terrorit e krimeve mizore qe keni kryer per te qen¬druar ne ato kulltuqe te qendisura me eshtrat dhe gjakun e viktimave të bijve dhe bijave me te denja te Shqiperise ! Nuk i shpeton dot drejtesise se atyre qe u shfarosen dhe u persekutuan egersisht pa as me te voglin faj !


Pergjigju, Ledi Makbeth, pergjigju ! Nuk te leme pa te nxierre dhe një here para gjyqit, por kesaj radhe akuzueset do te jene nanat qe veshe ne zi , e qe mbeten te veja e pa femije ! Do te jete Shqiperia qe mbeti pa Kosove dhe vete kombi shqiptar te cilit iu perdhunua flamuri per nje gjysme shekulli shume te gjate dhe iu vrane bijte me te lavdishëm!


Komunizmi dhe komunistat do te japin patjeter llogari per krimet e permasave te gjenocidit me te shemtuar, per te cilin je bashkfajtore dhe ti vete moj shoqja Nexhmije - Lady Makbeth ! e shekullit njezet. Mjere Shqiperia qe te pati për krah atij dikatori të pashpirt te cilin e frymezove veç per keq e për krime të shemtuara, ju bane ortake në të gjithe prapeshtirat e mynxyrat me të cilat u pllakos Shqiperia e u pllakosën gjithe ato femije e ato pleq e plaka që humben jeten kampeve dhe nuk u gjendet varr asgjekundi.


Qofsh e mallkuar e te zante nama e nanave fatzeza te kampit mizor te Tepelenes, ku foshnjet e tyne i perlau kosa e shtriges partì, e te ciles ti ishe bija ma shpirtzeze dhe xhelate, siç ishte ai burri yt xhelat!


Publikue me 26.10.2008 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3486



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora