Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Eshref Ymeri: Letër zonjës Vjosa Osmani

| E diele, 17.05.2020, 07:35 AM |


Letër Zonjës së Nderuar Vjosa Osmani,

Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës

(Pse e vranë Ilir Konushevcin? Një krim i rëndë në traditën e tradhtisë kombëtare)

E Nderuara Zonja Kryetare,

Në faqen e internetithttp://kuvendikosoves.org/lexova dy shënime Tuaja, kushtuar 22-vjetorit të vrasjes së Ilir Konushevcit (05 maj 1999) dhe 21-vjetorit të zhdukjes së dhunshme të Ukshin Hotit (16 maj 1999). Në të dyja këto shënime, më bëri pështypje të veçantë ideja kryesore që Ju shtroni aty: “Liria pa drejtësi nuk ka kuptim”.

Këtë ide, Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, intelektual i shquar i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historian erudit me formim të shkëlqyer nacionalist, e ka shtjelluar në analizën me titull “Vjosa Osmani: liria pa drejtësi nuk ka kuptim”, të botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 16 maj.

Ju, si një intelektuale dhe politikane me emër të nderuar në Republikën e Kosovës dhe si një juriste e talentuar, keni shtruar një problem mjaft të rëndësishëm që përbën një shqetësim të përhershëm qoftë në Kosovë, qoftë në atdheun amë: kur mungon drejtësia, atëherë liria është fasadë.

Ju meritoni respektin më të madh nga ana e popullit të thjeshtë të të dyja shteteve tona, sepse ngrini zërin për vendosjen e pushtetit të drejtësisë, e cila duhet të zbulojë kriminelët që vranë heronjtë e vërtetë të Kosovës.

Kontributi i Ilir Konushevcit dhe i rrjetit të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, për sigurimin e furnizimit me armatime nga Republika e Shqipërisë, ka qenë i jashtëzakonshëm. Këtë kontribut të shquar për armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me armë të të gjitha llojeve, e dëshmojnë më së miri më shumë se tridhjet hyrjet e Ilirit në Kosovë, duke shoqëruar makina të ngarkuara në Shqipëri me municionet e nevojshme.

Po atëherë pse e vranë Ilir Konushevcin?

Nënkuptohet që edhe strukturat sekrete të shovinizmit serb, punonin me ngarkesë të plotë për sabotimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj Beogradi, që pa dalë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë luftës dhe pas mbarimit të saj, në qëndrimin ndaj Kosovës, ndoqi të njëjtën taktikë që pati ndjekur edhe ndaj Shqipërisë gjatë viteve 1941-1948. Siç e ka theksuar historiani i talentuar Kastriot Dervishi, Boegradi, përmes emisarëve të tij Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, themeloi partinë komuniste në Tiranë më 08 nëntor 1941, me tre objektiva kryesorë: shndërrimin e partisë komuniste shqiptare në agjenturë të shovinizmit serbokriminal, futjen e Shqipërisë në luftë civile dhe shfarosjen e përfaqësuesve të shquar të nacionalizmit shqiptar. Këto tre objektiva titizmi jugosllav i realizoi plotësisht, në saje të krerëve komunistë, argatë të bindur të Beogradit, me në krye kriminelin Enver Hoxha.    I njëjti skenar u zbatua edhe në Kosovë. Atje u krijua Partia Demokratike e Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, i cili, siç e ka theksuar nëinternet  përfaqësuesi i njohur i diasporës kosovare në Gjermani, zotëria Xhafer Leci, qe vënë kokë e këmbë në shërbim të Beogradit. Me këtë rast, ai ka deklaruar:

“Hashimi me shokë janë zënë peng nga Beogradi dhe këtë ata e dinë vetë pse?Pse Hashim Thaçi u tregua aq lojal ndaj kërkesave të Beogradit, gjithëherë duke pranuar, plotësuar e nënshkruar kërkesat serbe, me dokumente-garanci përmes Brukselit, në dëm të Prishtinës e në dobi të Beogradit?!”(Citohet sipas: Xhafer Leci. “Thaçi nën hijen e Millosheviçit”. Faqja e internetit“Zemra Shqiptare”. 22 prill 2014).

Në këtë mënyrë, tërë veprimtaria atdhetare e Ilir Konushevcit ka qenë nën vëzhgimin e pandërprerë të agjentëve të Beogradit, të rekrutuar me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb. Ky rrjet agjenturor brenda Kosovës domosdo që kishte mbështetjen e fuqishme të rrjetit agjenturor të Republikës së Shqipërisë, po në shërbim të Beogradit. Prandaj edhe lëvizjet e Ilir Konushevcit për transportimin e armatimit nga Shqipëria drejt Kosovës, janë ndjekur me shumë kujdes nga ana e të ashtuquajturit “Shtabi i Rognerit” në Tiranë. Pra, objektivi i parë i Beogradit ishte sabotimi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vënia e drejtuesve të saj kryesorë në shërbim të shovinizmitt serb, përmesnjë mbikëqyrjeje të rreptë. Kjo strategji e Beogradit kishte si pikësynim që krejt përfaqësuesit me formim nacionalist në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,të zhdukeshin fizikisht që gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj. Prandaj edhe Ilir Konushevci u vra në një pritë, të organizuar në një mënyrë të pabesë, kur gjatë natës, duke u gdhirë 09 maji i vitit 1998, në veri të Shqipërisë, ashtu si shumë herë të tjera, ishte duke transportuar armë me një kamion për në drejtim të Kosovës.

Pra,zhvillimi tragjik i ngjarjeve në Kosovë gjatë dhe pas luftës, ishte një kopje e zhvillimit po aq tragjik të ngjarjeve në Shqipërinë Londineze të viteve 1941-1948. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Prandaj nacionalisti i nderuar i diasporës kosovare në Gjermani, zotëria Idriz Zeqiraj, deklaron:

“Serbia i kishte argatët e vetë të gatshëm. Ajo kishte planifikuar, që, sido që të rrjedhin ngjarjet në Kosovë, donte që njerëzit e saj të vihen në pozicione favorizuese për atë, Serbinë. Por, asaj nuk i mjaftonte vetëm ndihma e social-komunistëve të Tiranës. Bëri si bëri, koordinoi me miken tradicionale të Serbisë, Francën, e cila do t’ia ofronte Hashim Thaçit “mikun” e gatshëm, Arnaud Danjean, agjent i Sigurimit francez, DGES. Kurse, ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një kanal televiziv, ka thënë: “Hashim Thaçi është agjent i Francës”… Lista emërore e ekzekutimeve vijoi me vrasjet serike… për të arritur kuotën shifrore të 1820 viktimave politike, të ekzekutuara nga komandantët dhe bandat e tyre, të cilët sot vazhdojnë pushtetin e tyre të përgjakur në Kosovën, kinse, të “lirë” e “demokratike!”. Vrasjet politike në Kosovë janë masive, madje shifra e tyre tejkalon numrin e dëshmorëve faktikë, të rënë në luftën e Kosovës (Citohet sipas: Idriz Zeqiraj.“Hashim Thaçi u arrestua për vrasjen e Ali Ukajt, u lirua pas telefonatës së Xhavit Halitit”.Faqja e internetit “MekuliPress.Kritikë për media dhe për retorikë”.14 gusht 2017).

Kjo është arsyeja kryesore që Ilir Konushevci, si një përfaqësues i shquar i nacionalistëve shqiptarë në Kosovë, duhej të vritej nga dora tradhtare e shërbëtorëve të UDB-së jugosllave, të cilët, me rrjetin e tyre agjenturor, i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë shovinizmit serbokriminalme një zell të jashtëzakonshëm. Prandaj “Shtabi i Rognerit” dhe krerët e politikës mecenariste në Tiranë e kishin të koordinuar veprimtarinë e tyre të përbashkët kriminale për shfarosjen e nacionalistëve kosovarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jashtë radhëve saj, në mënyrë që të shtrohej rruga për ardhjen në pushtet të Hashim Thaçit dhe të bandës së tij. Nënkuptohet vetvetiu që deklarata që lëshoi asokohe nga Lisbona kryetari i partisë socialiste Fatos Nano se “kryeqyteti i Kosovës është Beogradi”, nuk ishte absolutisht e rastësishme.Ajo deklaratë ishte sinjal i hapur për organizimin e veprimeve të koordinuara të Tiranës zyrtare, të rrjetit të saj agjenturor dhe të rrjetit agjenturor kosovar në shërbim të Serbisë, me të vetmin objektiv përjetësimin e sundimit kolonial të Beogradit në Kosovë. Pikërisht në saje të punës intensive të këtyre dy rrjeteve agjenturore, nën regjisurën e kryepolitikanëve të sotëm tradhtarë të Tiranës dhe të Prishtinës, Kosova e ditëve tona përfaqëson thjesht një “koloni të pavarur” të Serbisë.

Vrasja e Ilir Konushevcit është një krim i rëndë në vazhën e traditës së tradhtisë kombëtare nga ana e krerëve të politikës shqiptare.Por situata bëhet edhe më e rëndë për heshtjen tërësore të sistemit të drejtësisë shqiptare për vrasjen e Ilir Konushevcit. Ekzekutimi mafioz i Ilir Konushevcit duhet ta kishte shqetësuar drejtësinë shqiptare për arsye se ai u vra brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Por drejtësia shqiptare nuk ndërmori asnjë hap për zbulimin e vrasësve në veri të Republikës së Shqipërisë.Madje ajo nuk e vuri ujin fare në zjarr as për vrasjen disa muaj më vonë të ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua në mes të Tiranës më 21 shtator të vitit 1998. Moszbulimi i vrasësve të Ilir Konushevcit dhe të Ahmet Krasniqit, është një damkë turpi në ballin e organeve ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë, të cilat e kanë vënë veten kryekëput në shërbim të politikës tradhtare dhe tërhiqen zvarrë pas saj, duke braktisur misionin e shenjtëruar për vënien në vend të drejtësisë.

Unë, e Nderuara Zonja Kryetare, ushqej ndaj Jush respektin më të madh, sepse si Juriste, Ju kërkoni që drejtësia të vihet në vend përmes nxjerrjes në dritën e diellit të krimeve të pazbardhura, sepse vetëm në këtë mënyrë do të respektohet liria.Gjatë njëzet vjetëve që kanë kaluar, qytetarit të thjeshtë në Kosovë i është mohuar liria, si pasojë e mungesës së drejtësisë.Por liria e mohuar pjell varfërinë.

Kjo gjendje e qytetarit shqiptar, të katandisur në prehrin e varfërisë për fajin e politikanëve të babëzitur neokomunistë mercenarë, armiq të drejtësisë, qoftë në Kosovë, qoftë në atdheun amë, më sjell në kujtesë një thënie të artë të Alber Kamysë (Albert Camus - 1913-1960):

“Njeriu i sotëm, në të vërtetë, është ai që vuan jo pak mbi sipërfaqen e ngushtë të kësaj toke, njeriu i lënë pa zjarr e pa ngrënë, për të cilin liria s’është veçse një luks që mund të presë; dhe s’mbetet tjetër për këtë njeri veç të vuajë edhe ca më shumë, sikundër s’mbetet tjetër për lirinë dhe dëshmitarët e saj të fundit veç të shuhet edhe ca më shumë”.

Në këndvështrimin tim, është fat i madh që në Republikën e Kosovës kanë dalë në krye të politikës dy intelektualë të shquar, si Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ju, si Kryetare e Kuvendit, dy intelektualë të pandotur absolutisht nga myku i korrupsionit, në të cilin e ka zhytur veten garda e vjetër e politikanëve mercenarë në shërbim të Serbisë. Ju, me shumë të drejtë, kërkoni të vendoset “sistemi i mbretërimit të drejtësisë”, të cilit gardat e politikës së vjetër oligarkike dhe mercenariste në të dyja shtetet tona i tremben si djalli vetëtimës, sepse e kuptojnëfare mirë se sa e madhe është forca e grushtit të saj.

Le të shpresojmë që karriera Juaj politike dhe e zotërisë Albin Kurti të ndikojë sadopak që edhe në atdheun amë të dalin në skenë politikanë të formatit tuaj, për ta shpëtuar vendin nga bërlloku i korrupsionit të neokomunistëve enveristë që popullin e kanë braktisur në mëshirën e varfërisë.

Dëshiroj dhe kam shpresë që Ju, me simpatinë dhe përkrahjen e admirueshme që gëzoni në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si intelektualja më me dinjitet dhe më e votuara për moralin e lartë politik që Ju karakterizon, të ushtroni ndikimin tuaj të fuqishëm për rikthimin e autoritetit të dikurshëm të kësaj partie, që Isa Mustafa e ka shndërruar në një celulë të partisë së Hashim Thaçit, i cili varet kokë e këmbë nga Beogradi, siç e ka deklaruar publikisht Aleksandër Vuçiçi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj Jush.

Eshref Ymeri

Sinsinati, Ohajo

17 maj 2020