E merkure, 24.04.2024, 09:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Adnan Abrashi: Fati ynë krijohet nga vetë ne (II)

E hene, 27.10.2008, 05:21 PM


Adnan Abrashi
FATI YNË KRIJOHET NGA VETË NE (II)

Nga Adnan Abrashi

Si funksionon procesi mental

Sikurse konstatuam në numrin e kaluar, çdo gjë ekziston rreth nesh, që është në ne dhe që del prej nesh, është energji. Andaj edhe mendimet tona, pa marrë parasysh çfarë përmbajtje kanë ato, janë vetëm energji dhe asgjë tjetër. Truri si një instrument tejet i përsosur fizik, energjinë që është kudo prezente rreth nesh ka për detyrë që ta interpretoj atë. Konkretisht, ajo përmes transformimit të saj, energjinë prezentë e shndërron në njohje, ose ndryshe, vetëdijesim apo koshiencë e të kuptuarit racional. Fuqia e mendimeve tona dhe mbresa e kualitetit të përjetimit, shumë do të varet nga sasia e energjisë së shpenzuar në momentin e krijimit të saj. Kjo energji që e ndërton dhe ia përcakton nivelin e frekuencës së cilësisë dhe sasisë së një mendimi si përjetim, quhet EMOCION. Sikur mund ta kuptojmë nga konstatimi i mësipërm, mendja jonë është një aparat me ndihmën e së cilës mundemi të bëjmë dy gjëra: e para, ta komentojmë energjinë që na rrethon, dhe e dyta, ta shfrytëzojmë atë si një kompjuter të përsosur që do të na i zgjidhi të gjitha problemet tona me të cilat ballafaqohemi në jetë.
Që në start të këtij shtjellimi, patjetër duhet ta dimë se ne nuk jeni mendja e jonë. Ne nuk jemi mendimet tona dhe nuk duhet të identifikohemi me to. Ne jemi qenie hyjnore dhe shkëndija e Zotit në ne. Prandaj, problemi kyç i të gjitha brengave tona me të cilat ballafaqohemi në realitetin objektiv, qëndron pikërisht në veprimin e gabuar të identifikimit tonë me mendimet tona.
Ne, kohën më të madhe zakonisht e kalojmë në fantazime dhe ëndërrime e jo në përjetimin real të unit tonë të vërtetë. Dallimi në mes të fantazisë dhe përjetimit të UN”-it të vërtetë në ne, është në cilësi dhe mënyrën e qasjes . Nëse ne në mendimet tona gjithnjë mendojmë për gjërat e së kaluarës, si dhe për ato gjëra që presim të na ndodhur në të ardhmen, atëherë kemi të bëjmë me FANTAZINË.
Pse kjo mënyrë e të menduarit quhet fantazi apo ëndërrim (me sy çelë) ? Sepse, duke e bërë atë ne vetëm mendojmë në të kaluarën dhe për të ardhmen, ashtu që, në këtë lëvizje mendimesh, e formojmë ndjenjën e ekzistimit të KOHËS. E koha, nuk është asgjë tjetër, veçse lëvizja e mendimeve në mes të së kaluarës së shkuar dhe të ardhmes që presim të vije.
UNË-i jonë i pastë e njeh vetëm të tashmen dhe pikërisht fokusimi dhe përqendrimi i mendimeve tona në përjetimin e së tashmes, gjegjësish momentit, na bënë të jemi në nivelet e kapshmërisë mentale të frekuencave të larta hyjnore. Andaj, me mendimet tona ne duhet të jemi përherë në të tashmen. Tash, tani, dhe vetëm tani. Vetëm në këtë gjendje mentale neve na vihet në dispozicioni inteligjenca e paskajshme e cila e dinë zgjidhjen për të gjitha problemet tona; e cila plotëson të gjitha dëshirat dhe synimet tona; e cila na bënë të mbajmë mend çdo gjë dhe të jemi të sigurt në vete...
Sikur edhe konstatuam nga shkrimi i kaluar, mendja e jonë (jo truri) si tërësi funksionale vepron si qift i dy të kundërtave: mendja e vetëdijshme dhe mendja e pavetëdijshme.
Mendja e vetëdijshme ka katër role esenciale të funksionimit:
1. ROLIN REGJISTRUES - Me këtë funksion, përmes pesë shqisave tona fizike, ajo e regjistron realitetin e jashtëm objektiv;
2. ROLIN ASOCIATIV- Çdo gjë që ne e regjistrojmë me pesë shqisat tona , përmes procesit të asociacionit e bëjmë krahasimin e saj me eksperiencat tona të kaluara;
3. ROLIN VLERËSUES – Pas procesit të asociacionit si vazhdimësi dhe duke u mbështetur tek eksperiencat e kaluara, ne më tej fillojmë ta vlerësojmë atë ngacmim;
4. ROLIN VENDIMMARRËS – Kurë ngacmimi i caktuar është vlerësuar, pason vendimmarrja, gjegjësisht aksioni si veprim.

Mendja e juaj e ka për detyrë ta ruaj versionin ekzistues të realitet të përjetuar si eksperiencë

Nëse kishim bërë një krahasim, do të vërenim se versioni i juaj i realiteti, sigurisht do të ndryshon nga versioni im ekzistues. Dhe jo vetë me timin, por edhe të gjithë të tjerëve. Mendja e pavetëdijshme incizon çdo gjë çfarë ne përcjellim me vëmendje përmes shqisave. Po ashtu, ajo i ka të ruajtura të gjitha eksperiencat tona nga e kaluara si dhe çfarë mendojmë dhe kemi gjykuar ne për to. Në fakt, aty është ruajtur çdo gjë çfarë i kemi thënë vetes së bashku me reagimet tona emocionale..
Të gjitha këto procese mentale janë kryekëput subjektive. Konsiderohen si subjektive, sepse ato janë vetëm versioni i vizionit tonë mbi realitetin dhe assesi çfarë është në të vërtetë realiteti. Andaj, për shkak të natyrës subjektive të përjetimit të eksperiencave tona të ndryshme, ato duhet konsideruar se janë vetëm tona dhe na përkasin neve dhe vetëm neve.
Përveç mendimeve të ndryshme, mendja e nënvetëdijshme, po ashtu i përbën në vete të gjitha shprehitë tona të krijuara. Shprehia është veprimi të cilën e kemi mësuar njëherë dhe duke e përsëritur shpesh, ajo na është shndërruar si reagim automatik mental. Kur ne atë e kemi instaluar në vete si diçka për t’i shërbyer nevojave dhe kërkesave tona të mirëfillta, atëherë atë duhet konsideruar si një efekt tejet produktiv, por, më së shpeshti, shprehitë tona krijohen si negative duke na u bërë barrë e madhe dhe pengesë serioze në jetë.

Lidhja e UNI-të pastër hyjnor me proceset tona mentale.

Mendja jonë e nënvetëdijshme, përveç funksioneve të saja që i theksuam më lartë, ajo si vazhdimësi është e lidhur edhe me UNË-in tonë të pastër i cili në të vërtetë është, shpirt, inteligjencë e paskajshme, mendje kreative, Univers, energjia hyjnore, apo, thjesht, vetë Zoti në ne. Si ekzistence në ne, UNI mbështet funksionimin e katër proceseve tjera të natyrshme mentale:
1. Mbajtja e vetëdijesimit tuaj në nivelin ekzistues.- Kjo do të thotë se çfarëdo imazhi e kemi krijuar me parafytyrimin tonë të qartë dhe kjo është absorbuar në nënvetëdijen tonë, ajo me çdo kusht do të realizohet në planin fizikë-material;
2. Zgjidhja e probleme të parashtruara. Ajo bënë kontrollin e bankës së eksperiencave të deponuara në të dhe na alarmon për marrjen e vendimeve dhe veprimeve të caktuara. Nga praktika e jonë e të gjykuarit ekziston një paragjykim se, ne, edhe kur ta zgjidhim një problem në kokë, mendojmë se këtë punë e ka bërë mendja e jonë, e në të vërtet, mendja vetëm e ka regjistruar sinjalin si energji dhe e ka transferuar atë si vetëdijesim;
3. Meqë UNI ynë si vazhdimësi më tej është i lidhur me nivelet tjera më të larta të ekzistencës, në ne është burim i pashtershëm i energjisë jetësore apo vitale që na mbanë të gjallë dhe funksional në jetë;
4. Parashtrimi para vetes tonë i synimeve jetësore dhe forca cytëse e orientimit të përqendrimit tonë kah realizimi i tyre. Ne patjetër duhet t’i kemi synime tona në jetë, edhe pse në momente të caktuara, ndonjëherëë mendojmë se nuk i kemi. Në realitet, mosekzistimi i synimeve vetjake do të thotë kontributi ynë në realizimin dhe përmbushjen e synimeve të të tjerëve.

Sistemi i besimit dhe i filtrimi mental

Pas marrjes përmes shqisave të një ngacmimi të caktuar nga jashtë, sikur thamë më parë, menjëherë angazhohet sistemi asociativ i krahasimit me eksperiencat e mëparshme të njohura për ne, pas së cilës marrim vendimin e duhur për vlerësim adekuat duke e shprehur në formë të veprimit si reagim.
Pikërisht, gjersa vepron sistemi i procedurës asociative tek ne, ajo për vlerësimin e ngacmimit të arritur, si kriter vlerësues shfrytëzon eksperiencën e kaluar në formë të sistemit të besimit të krijuar. Meqë, përmes shqisave në mendjen tonë gjatë ditës arrijnë shumë informata, në tërësinë e procedurës tejet të përsosur mentale, ekziston edhe një sistem i veçantë seleksionues i cili quhet “SISTEMI I FILTRIMIT” dhe ajo vepron në bazë të kritereve të krijuara më parë nga ne.
Edhe pse gjatë një dite shqisat tona pranojnë shumë informata, sistemi i adaptuar i filtrimit, i ndërtuar në bazë të kritereve të sistemit tonë të krijuar me kohë të besimit, përzgjedh vetëm ato më të nevojshme . Si shembull, nëse pini një lloj të duhanit, ju do të regjistroni shumë njerëz që pini atë lloj; nëse nuk e doni sportin, do të hasni në shumë individë dhe situata që janë në përputhshmëri me qëndrimet tuaja... Këtë pra e bënë sistemi ynë automatik i filtrimit.
E vëreni tani! Mu sistemi i gabuar i besimeve tona , i cili me kohë në ne ka krijuar filtra të ndryshëm të përzgjedhjes për mendjen tonë, përcakton edhe çfarë fati do të kemi në të ardhmen.
Mendimet e gabuara në ne krijojnë emocione të caktuara dhe ato si figura të forta asociative, nga inteligjenca e jonë e paskajshme, tentojnë patjetër të realizohen në planin fizik.
Këtu pra qëndron edhe çelësi i mënyrës ton të të menduarit dhe fatit që e kimi sot si realitet!

VAZHDON

(Në vazhdimin tjetë: "UNI i pastër dhe EGO-ja jonë në ne”)

Adnan Abrashi - NANDA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora