E marte, 14.07.2020, 09:32 AM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Doli nga shtypi romani ''Mona'' i shkrimtarit të mirënjohur Jusuf Buxhovi

E shtune, 16.05.2020, 03:46 PM


Proza mbetet në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe “Dushkaja”. Vepra fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime halucinative drejtuar bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit, kthehen në vrasje. Pra, bëhet fjalë për një realitet të kontaminuar me teori të konspiracionit deri në absurditet ku prodhohen "tradhtarët" dhe "armiqtë" që pastaj ose linçohen ose vriten, për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar. Me këtë rast, një gazetë e njohur amerikane, kritike ndaj partneritetit të faktorit ndërkombëtar në Kosovës me struktura të caktura kriminale,

që etablohen në politike dhe kapin institucionet, nis një hulumtim rreth mbylljes (izolimit të paligjshëm të Kolonelit të sëmurë) dhe vdekjes së tij, që dyshohet se ishte vrasje me paramendim. Nxjerrja e kësaj të vërtete trishtuese nga fragmente të copëtuara, kalon nëpër dy vija paralele: atë të hulumtimit të gazetarit amerikan për rastin, duke kaluar nëpër ngjarjet gjatë dhe pasluftës kur edhe do të ndodhin vrasej dhe krime të ndryshe të shumtën me motive poltike të pasqaruara. Dhe, të Monës, që shpallet e çmendur, me paraqitjen e situatave të ngjashme me atë të një trilleri politik ndër më të pabesueshmit, e ku Koloneli, në njërën anë kremtohet si idealist dhe, në tjetrën, si vrasës dhe tradhtarë. Rrëfimi ka pikënisje kohën prej gjashtë orësh të bartjes thuajse zvarrë të kufomës së Kolonelit nëpër Dushkajë, ku edhe në mënyrë tejet makabre poshtnohet nga militantët e organizuar, për t’u gjuajtur në një gropë ku mrizojnë bagëtia. Ndonëse këto dy linja mbesin të hapura, ato megjithatë i bashkon përfundimi se bëhet fjalë për një vrasjeje të paralajmëruar me motive politike. Madje, do të jetë nënçmimi publik që i bëhet jashtë çdo dinjiteti njerëzor kufomës së Kolonelit, prej nga gazetarit amerikan sikur i tumiret dyshimi i Monës së shpallur të çmendur, se Dushkaja paraqet një laborator për krijimin e një virusi të ri global nga ideologjia dhe religjioni, për nevojat e rendit të ri botëror ku njeriu, si numër i thjeshtë, kthehet në pjesë të konsumit politik dhe atij religjioz, prej nga ka burimin edhe klithma e saj ironike para atyre që ajo i merr për vrasës: Oh, Amerikë!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora