E enjte, 13.08.2020, 12:27 PM (GMT+1)

Aktualitet

Skandal: ISHSH kërkon të mbyllë sinjalin e RTV ORA

E premte, 15.05.2020, 05:57 PM


SKANDAL DHE E PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe AMA në mënyrë të paprecedentë urdhërojnë mbylljen e aktivitetit të Radio Televizionit  Ora. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e aktivitetit dhe mbyllja e sinjalit të televizionit, pa bërë asnjë inspektim apo verifikim në terren.

Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë.  Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi u vendosën në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.

"Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg.

Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë" thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

Vendimi i ISHSH është shkruar me gafa e gabime të shumta dhe RTV Ora nuk ndal këtu betejën do të ankimojë vendimin.

www.oranews.tv

Për më shumë vizitoni lidhjen e mëposhtme:

Të gjithë solidarizohen me RTV Ora: https://www.oranews.tv/article/skandal-ishsh-kerkon-mbylljen-e-sinjalit-te-rtv-ora



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora